Home

Lajme

Kush mund ta spjegojë këtë?

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në zgjedhjet e pjeshme vendore te 6 Marsit 2022 fitoi Rama i “Open Ballkan” i pari, dhe “non grata” Berisha, i dyti.

Si ka mundësi që në zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri fiton Edi Rama, pavarësisht varfërisë e papunësisë së jashtëzakonshme;pavarësisht korrupsionit të paimagjinueshëm , pavarësisht eksodit; pavarësisht rritjes skandaloze të cmimeve dhe të varfërisë; dhe pavarësisht politikës proserbe të minishengenit antishqiptar.Dhe si ka mundësi që pas Edi Ramës fiton Berisha i shpallur nga SHBA “non grata” per korrupsion dhe për pengim te drejtësisë e të demokracisë, dhe nuk fiton Partia Demokratike?

Dhe kush i spjegon edhe këto: Rama akuzon Metën , Berishën e Bashën; Meta e Berisha akuzojnë Ramën e Bashën dhe Basha akuzon trekëndëshin e Bermudës Berisha-Meta -Rama.Te kater deklarohen si proamerikanë ,por që akuzojnë njëri-tjetrin si proserbo-rusë; te kater kryepolitikanët e Shqipërisë flasin për luftë kundër korrupsionit por që akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Kush i spjegon këta dhe këto cfarë këta veprojnë si politikanë deshtake e mashtrues?

Dhe tjetra ku është fshehur dhe ku ka humbur demokracia, dhe ku është vullneti i popullit përderisa shumica e tij nuk shkon në votim?

Prandaj vjen dhe pyetja se kush mund ta spjegojë këtë realitet, pasi: votuesit ose janë të kënaqur nga kjo politikë, ose e pranojnë realitetin me ketë elitë politike, ose korrupsioni është futur shumë thellë në shoqëri, ose shqiptarët e kanë humbur besimin se mund të vijë e të ndodhë ndryshimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *