Home

Lajme

Ylli Manjani – Nuk ka asnjë llogjikë të shpenzohet më kohë me matrapazin politik L.B!

No Comments Lajme Opinion

Deputetët e Partisë Demokratike, që deri të dielën e shkuar flisnin me ditirambe për Bashën, ti lënë tuhafllëqet dhe ti bashkohen menjëherë, qartazi dhe pa asnjë ekuivok anëtarisë së partisë së tyre.
Komisioni i Rithemelimit të PD, duhet të shpallë ndryshimin e përbërjes së tij ku deputetët të jenë automatikisht anëtarë.
Nuk ka asnjë llogjikë të shpenzohet më kohë me matrapazin politik L.B!
Nga çfarë duhet të japë dorëheqje Ai, nga një post që nuk e ka?!
Po ua kujtoj:

  1. E shkarkoi Kuvendi Kombëtar me 5000 anëtarë prezent. (1800 nuk është 5000)
  2. E shkarkoi anëtarësia e partisë me referendum. 44000 anëtarë e shkarkuan.
  3. E shkarkoi vota e votuesve të PD. Të paktën 80% e votës së PD nuk duan ta shohin me sy atë matrapaz. Ai 20% aktual nuk është i tij, po juaji. Nuk do ta keni më as atë herën që vjen…
    Ai rri aty vetëm për shkak se, ne mënyrën më absurde të mundshme, gjykata e Tiranës nuk rregjistron përfundimet e vendimeve të anëtarësisë.
    Ai është kryetar me vendim të skaduar dhe i një partie virtuale pa asnjë anëtar në të.
    Tani ç’kuptim ka të harxhohet kohë me të?!
    Bëhuni një me anëtarësinë dhe paralelisht me rindërtimin e partisë, FILLONI OPOZITËN! Tani! Menjëherë!
    Ftoni njerëzit të dalin në rrugë. Të lënë automjetet në rrugë deri sa qeveria grabitëse të marrë masat që ka në dorë për uljen e çmimit spekulativ të naftës!
    Bëjeni këtë gjë sepse për këtë jeni votuar dhe për kaq paguheni!
    Ky është momenti!
    Kjo është rruga e vetme!
    Lëreni matrapazin se te çmimi spekulativ i naftës ka pjesën e vet edhe ai!!!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *