Home

Lajme

Bujar Nishani – Protestat e nisura kanë ndezur shpresë, Për Shqipërinë !

No Comments Lajme Opinion

Në çdo rast që Shqipëria dhe shqiptarët janë gjendur përballë apo në mes të krizave dhe situatave emergjente, është evidentuar qartë paaftësia dhe dështimi total i qeverisjes duke e kaluar përgjegjësinë e saj tek kurrizi i qytetarit të thjeshtë, duke e kaluar paaftësinë e vet tek vuajtja e qytetarit të thjeshtë, duke e kompesuar babëzinë e korrupsionit të vet tek xhepi i qytetarit të thjeshtë.
Mund të rikujtojmë fare mirë se si emergjenca nga tërmeti i ra në kurriz veç qytetarëve të cilët vijojnë edhe sot e kësaj dite pa kurrfarë zgjidhje.
Pandemia ishte e përbotëshme por ne pamë se shqiptarët e vuajtën e vijojnë ta vuajnë 10 herë më rëndë, jo se sa qytetarët e vendeve të zhvilluara por se sa qytetarët e rajonit tonë.
Sot është kriza e naftës dhe energjisë.
Padyshim që ka një ndikim global kjo krizë.
Por edhe në këtë rast shqiptarët po e vuajnë shumë më shumë se të gjithë të tjerët.
Po për të tjerët nuk ka luftë, nuk ka krizë globale, nuk ka rritje në bursa ??????????
Patjetër ka, por përveç krizës neve kemi dhe të paaftët, të korruptuarit, të papërgjegjëshmit në qeverisje.
Pse e bëj këtë akuzë e denoncim ?
Nuk do të hyjë në analizën e politikave ekonomike, financiare, politikat e taksave dhe ngarkesave të tjera fiskale, që kjo qeveri ka hedhur në kurrizin e ekonomisë dhe qytetarit të thjeshtë, sepse këtë e kanë bërë këto ditë shumë mirë specialistë të fushës.
Ata kanë treguar shumë mirë se si cdo ditë e çdo vit, pak nga pak, kurrizi i qytetarit është ngarkuar me taksa, tarifa, ngarkesa fiskale, vetëm e vetëm për të fshehur e kompesuar paaftësinë dhe hajninë qeveritare.
Por unë po qëndroj tek detyra dhe përgjegjësia më minimale dhe më fillestare e qeverisë në situata krizash dhe emergjence.
Më poshte po prezantoj se çfar thotë ligji për tregëtimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre në kohë emergjencash.
Neni 9
Rezerva e sigurisë

  1. Për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në periudha krize dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit, rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie. Këshilli i Ministrave përcakton kategoritë e naftës dhe të nënprodukteve të saj, për të cilat duhet mbajtur rezerva e sigurisë.
  2. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit natyror dhe nënprodukteve të tyre janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie, të barabarta me 30 dite mesatare shitjeje, sasi që llogaritet duke u mbështetur në të dhënat dhe rezultatet faktike të veprimtarisë se vitit të mëparshëm.
    Duke filluar nga viti 2007 deri në vitin 2010 rezerva e sigurisë do të jetë e barabartë me 60 ditë mesatare shitjeje, ndërsa nga viti 2010 e në vazhdim rezerva e sigurisë do të jetë e barabartë me 90 ditë mesatare shitjeje”.
    Pra pikërisht prej këtij detyrimi ligjor, që ditën e parë të krizës, qeveria duhet të urdhëronte futjen në treg të “rezervës emergjente” dhe deri pas 3 muajsh kur duhet të funksiononte kjo rezervë, kishte boll kohë.
    Tani : qeveria nuk e bëri këtë, nuk ka publikuar dokumentet e kontrollit të saj për ekzistencën e kësaj rezerve, nuk zbatoi ligjin.
    Për këtë ka përgjegjësi të madhe politike. Kryeministri si kryepërgjegjës të largohet menjëherë !
    Qeveria nuk na thotë nëse, oligarkët e naftës i kanë apo jo këto rezerva, nëse nuk i kanë pse nuk janë prangosur ende ata për këtë shkelje të rëndë të ligjit me pasoja të rënda për jetën e qytetarit të thjeshtë që paguan çdo ditë për qeverinë.
    Kryeministri i vendit ju lutet oligarkëve që të tregohen “patriotë” e “heronj”, sot për të mos rritur çmimet.
    Qesharake deri në dhimbje.
    Pikërisht kjo, sepse ai është i paaftë dhe i korruptuar prej tyre.
    Ligji nuk ka nevojë për lutje.
    Ligji ka nevojë për zbatim !
    Në vend të lutjes e përgjërimit për “heroizëm” dhe “patriotizëm” prej oligarkëve, qeveria duhet të japë ultimatum veç të zbatohet ligji dhe të kontrollojë zbatimin e ligjit.
    Pikërisht ky është dallimi i kësaj qeverie që kemi ne me qeveritë e popujve të tjerë.
    Kjo e jona është e paaftë dhe e korruptuar.
    Pra është e kapur nga e keqja dhe nuk bën dot mirë.
    Në lidhje me krizën energjitike, po e njëjta praktikë na del në analizën tonë si qytetarë.
    Ne jemi vend me burime të shumta hidrike. Ndërtimi i hidrocentraleve, të mëdha, të mesme e të vogla është investimi strategjik jo vetëm për tregun e brendshëm por edhe për politikat eksportuese.
    Kryeministri aktual anuloj me qindra licenca e projekte investimi privat në burimet hidrike të energjisë, sapo erdhi në pushtet në vitin 2013.
    Nëse sot, këto investime do të ishin realizuar, shqiptarët nuk do ta kishin fare problem krizën globale të energjisë.
    Seicili mund të hamendësojë arsyet e kësaj sjellje të Kryeministrit, por sot ka një fakt të pakontestueshëm dhe jo të hamendësuar.
    Shqiptarët janë zhytur edhe më thellë në krizën energjitike për përgjegjësinë direkte të këtij kryeministri e ndërsa ky i kërcënon për krizë e vuajtje edhe më të mëdha ndërsa vetë si përgjegjës i shumfishimit të krizës nuk merr kurrfarë përgjegjësie politike.
    Ai duhet të ikë menjëherë !
    Menaxhimi i krizës mund të bëhet vetëm nga një qeverisje e aftë, e përgjegjëshme dhe e pakorruptuar.
    Nëse kjo qeveri aktuale vijon të qëndrojë, krizat do vijojnë veçse të thellohen e shtohen.
    Qytetari do paguaë e vuajë më shumë.
    Ndaj protestat e nisura kanë ndezur shpresë.
    Për Shqipërinë ! 🇦🇱

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: