Home

Lajme

Sazan Guri – TË NJOHIM PASURITË TONA NËN KËMBËT TONA

No Comments Lajme Opinion

  1. Studimet e mia personale si inxhinier projektues nafte, dhe ato të kolegëve shqiptar kur mbahesh gjallë Instituti i Naftës Fier, si dhe ato që vlerësohen sot nga Shoqata Shqiptare e Energjisë (AEA) vlerësohet se vendi ka rezerva relativisht të larta nafte deri në 400 milionë tonë, duke e bërë Shqipërinë të vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës, me rezerva hidrokarbure në tokë. Por, meqënëse shqiptari ka vesh për me dëgju të huajin, kjo është si konkluzion edhe sipas kryetarit të Shoqatës për Energji të Evropës Erlet Shaqe.
  2. Në Ballkanin Perëndimor, vendi ynë është prodhuesi më i madh i naftës bruto. Kjo edhe sipas Institutit të Energjisë për Evropën Juglindore, por që ka çmimin pothujase dy herë më të shtrenjtë se vendet e këtij rajoni si ajo në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi që nuk prodhojnë as edhe një pikë naftë. A nuk është tmerr dhe turp bashkë, që kukësiani, shtetas shqiptar ku prodhohet kjo naftë e merr karburantin në Prizren, shkodrani në Ulqin dhe pogradecari në Strugë?!
  3. Nga ana tjetër, shqipëria e ka çmimin për litër nafte në treg për blerësit të krahasueshëm me vendet me standarde nga më të shtrenjtat në Evropë, si me Angline, Francën, Italine, etj., ku rroga mesatare e saj është mbi 10 herë më e ulët se ato.
  4. Ekonomia e Shqipërisë përfiton më pak se 2% nga rezervat e veta të naftës që janë më të mëdha në rajon. Këtë e kemi thënë prej 15 vjetësh në komunikim të hapur me ju me anë të mediave, me shkrime, me libra, por meqënëse shqiptari ka vesh për me dëgju të huajin këtë e thotë me shkrimet e veta edhe analisti i energjisë evropiane Claudia Patricolo.
  5. 90 për qind e prodhimit të naftës bruto në vitin 2016 i përket kompanisë xhvatëse Bankers në kuptimin që rezervat e mësipërme që në kohë mund të zgjasin 400 vjet, ajo i grabit me anë të shfrytëzimit barbar për 30 vjet, me parimin pas meje kiameti.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *