Një incident ka ndodhur në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së ccmimeve, ndërsa protagoniste ka qenë një studente.
Kjo e fundit, ndërsa mori fjalën, falenderoi kryeministrin Edi Rama për punët e bëra në Shqipëri.
Vajza tha se sot shqiptarët duhet të dinë që të gjitha këto që shohim janë arritje e qeverisë Rama, ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të shohë situatën me syrin e një artisti.
“Unë kam ardhur t’i bëj një kërkesë kryeministrit tonë pasi e di që ai i dëgjon të gjitha. Ne nuk të kërkojmë të ikësh, të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë në këto vite dhe jam shumë e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot”, tha vajza.
Qytetarët e ndërpresin dhe nuk e lejojnë të flasë, por vajza vazhdoi: “Më dëgjo! Është diçka që e ka bërë me të vërtetë dhe askush nuk mund ta kishte bërë më mirë. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por ashtu siç jam dhe unë dhe shumë të tjerë. Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je…”.
Në këtë momente, një nga protestuesit i mori mikrofonin nga dora, duke i thënë që të mos bëjë propagandë politike, ndësa turma e largoi me fjalët: “Ik, ik spiune.”
Burimi/o.j/dita