Home

Lajme

Ekskluzive/ Aktivizohen mjekët shqiptarë nga Evropa për t’i dalë në ndihmë ukrainasve!

No Comments Shendetesi

Një numër jo i vogël i mjekëve shqiptarë nga diaspora kanë shprehur gatishmëri për t’iu dalë në ndihmë ukrainasve, qoftë me kontrolle mjekësore, por edhe psikologjike.

Në një intervistë ekskluzive për albora.ch, udhëheqësja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Dr. Aurora Dollenberg dha më shumë detaje rreth kësaj iniciative.

“Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë që unë e drejtoj, është e angazhuar intensivisht në këto momente që të ndihmojë viktimat e pafajshme të luftës në Ukrainë. Ne po mendojmë që t’i ndihmojmë vendit në krizë shëndetësore dhe ekonomike, duke kontribuuar me dy rrugë: Së pari duke ofruar mjekë të federatës numri i të cilëve shkon direkt në 10, në pikën kufitare të Ukrainës: siç është Polonia, Hungaria dhe Çekia, të cilët janë ofruar që vullnetarisht të japin vizita falas dhe të ndihmojnë të arratisurit e luftës. Rruga numër dy është duke mbledhur fonde monetare të cilat përmes kryqit të kuq ndërkombëtar do t’i dërgohen Ukrainës”, tha ajo.

Në vendet kufitare me Ukrainën, humaniteti i mjekëve shqiptarë për tu dalë në ndihmë të arratisurve nëpër kampe është për tu vlerësuar. Sipas Dollenberg kontributi përfshin shërbim një, ose dy javor.

“Edhe mjekë të tjerë të federatës që vijnë nga vendet e ndryshme të BE-së kanë shprehur dëshirën që të kontribuojnë me një shërbim maksimal një ose dy javor në vendet kufitare me Ukrainën. Jemi duke e bërë të ditur edhe strategjinë se si këta mjekë do të mund të punojnë në vendet e nevojës ku ka kampe të të arratisurve dhe ku nevoja për kontrolle qoftë mjekësore apo psikologjike është e lartë”, tha Dollenberg.

Po për këtë qëllim, dy ditë më parë në Kopenhagen të Danimarkës, u mbajt një konferencë e Federatës Mjekët Shqiptarë Evropë, ku morën pjesë një numër i madh i mjekëve nga shumë qytete të ndryshme evropiane dhe nga Danimarka.

Burimi/albora.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *