Home

Lajme

Greta Ljarja – Aleksandër Gera (1926-2001)

No Comments Argëtim Letersi

Autori i kanges Kaçurrelat e tue (shum prej nesh e njohin si krijimtarin e Gac Çunit,por e verteta asht qi rreshtat e kanges me kèrkes tè Gacit i ka shkrue Sandri , ndersa Gaci kompozoi,1950-1953 nè burgun e Burrelit )
Autori i “Po vin krushqit maleve”
‘Me lule tè bukra” etj etj
— pjesa ma posht asht shkput prej shkrimit tè Anton Çefës: “Disidencë fisnike dhe politizim çoroditës në letersinë tonë” botuar ne gazetën “Dielli” – Vatra, Nju Jork, 2005
Aleksandër Gera

  • Punoi si mësues dhe në sektorin e kulturës dhe si bibliotekar në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës. I njohur si poet dhe hartues këngësh. Aleksandri botoi dhe në të njëjtën kohë shkruante poezi disidente. Nga botimet po përmendim: “Lugina e qetë”, “Gjurmë të kohës”, “Kangë e zbritun nga malet”, “Nora e Hotit”, “Kangë agimesh”, etj.
    Më vjen mbarë këtu të botoj një fragment të një interviste që ia pata marrë në vitin 1992, kur, mbas përmbysjes së diktaturës, punova si redaktor në gazetën “Shkodra”, (e para gazetë demokratike lokale, që u botua mbas rënies së komunizmit) dhe që atëherë mbeti pa u botuar.
    “Shkodra” – Ju, Sandër, keni shkrue tekste kangësh së paku tash 47 vjet. Ato janë muzikue nga Prenkë Jakova, Tish Daija, Tonin Harapi, Kolë Gjinaj, Mark Kaftalli, etj. dhe dikur janë këndue nga bylbylat e Shkodrës Pjetër Gjergji, Gac Çuni (i vdekun mizorisht në burgun e Burrelit), etj. Po, a vetëm tekste kangësh?
    S. Gera – Po nuk e fillove me kangë jetën, me çfarë tjetër do ta fillosh? Ato kangë qenë limonadat e para në sofrën e madhnueshme të poezisë. Në Shkodër, po nuk e fillove me shtregullat klasike e baritoret e maleve, më thotë mendja se asht zor me këndue.
  • E pastaj filloi poezia ?
  • Atëherë kanë fillue “Sonatat e Kain Abelit”. Kam ulë kokën ndër “Epitafe te Zalli i Kirit”, jam freskue në “Pika shiu në tokën e rreshkun”, jam endë në soditje te “Bukuria e gjarpnit” (nji roman në vargje), dhe megjithatë kam qenë “Alastor flatërdjegun” e nuk po përmend libra të tjerë që kam botue nën duertrokitjet e realizmit socialist, të cilët i ka shfrye zemra me gojë të mbyllun. Mos u çudit, po legjenda e Sizifit më ka kapë edhe mue, si mallkim, qysh në vitin 1945 dhe qysh prej asaj kohe: kam qeshë, kam lotue, kam mallkue, kam shpresue, tue bartë gurët në shpinë. Kam nynykatë gojëmbyllun “Sonatat e Kain Abelit”, si të gjithë, i heshtun mbrenda Aeropagut të shemtuet, e tue i lidhë të gjitha shfrimet e mia poetike në fillin e Arianës, e cila, them të drejtën, më ka dashunue dhe po më nxjerr nga labirinti për të puthë pa frikë flijimin e Rozafës sonë.
  • Ma së fundi, i the të gjitha, po të uroj që Sonatat gati gjysmëshekullore të dalin në dritë e të këndohen pa ia pasë frikën asnjë Minotauri.”
    Një cikël poezish nga “Kangët e nëndheshme” të Gerës, kam botuar në “Dielli”, në nr. 2 të vitit 1994.
    Sandri vdiq në vitin 2001, mbasi botoi “Via Lucis”, që si duket e shkroi mbas përmbysjes së diktaturës. Ai nuk arriti të botojë asnjërin prej titujve që kemi përmendur më lart, në intervistën e tij, e që ai i quante me një titull të përgjithshëm “Kangët e nëndheshme”. Dy poezi që më dërgoi kohët e fundit, nga Italia, e bija, Paola Gera, janë nxjerrë nga përmbledhja e titullueme “Gufime kangësh të theruna”.
    Kritika letrare e ka vlerësuar poezinë e Gerës. “Tradicionalja me vazhdimësinë e saj ma përfaqësuese dhe modernia me praninë mbizotnuese si strukturim bazë poetik dhe në ndërsjellje figurative transmetojnë forcën domethanëse të poezisë së Sandër Gerës” shkruan në kopërtinën e brenshme të “Via Lucis”, kritiku Hasan Lekaj. “Poezia e Gerës shëmbëllen me një produkt të harmonisë mes traditës dhe modernitetit, në poezinë tonë. Me siguri që në rendin ekzistues të monumenteve të poezisë shqipe, ajo do të afirmojë vokacionin e saj autentik, tue i imponue këtij rendi ndryshime cilësore estetike, të tilla ndryshime që imponuen, me botimin e tyre, poezia e Camajt dhe e Zorbës”, shkruan po aty kritiku Arben Prendi.

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes/Greta Ljarja

Luke Luka – SHKODRA, URAT E KUFINI

No Comments Argëtim Histori

“Urat bashkojne si gjylpana, kufini ndane si gershana” H.W.Longfellov …….
(“Rrefenja te nji hani buze rruge”..Tales of a wayside inn)
Shkodra rrethu me lumejt Drin, Kir e Bune, ngjane me nji ishull te begate (Log i lumtunise e quente Mjeda)!.
Per me hi ne qytet, patjeter duhet te kalosh nji ure!…..
Nuk besoj se do te kete ne vendin tone, nji qytet tjeter, qe te kete kaq shume ura, disa ne perdorim e disa te mbetuna ne toponime, ku sejcila ka nji histori apo gojedhane!.


  • Identitet i Shkodres asht ura mbi Drin, e njoftun me emnin Ura e Bahçallekut,
    ndertu ne vitin 1914 me nji investim te Austrise dhe disa reshpereve shkodrane.
    Ne vitin 1970, u ndertu ure e re ne projektimin e drejtimin e ingjinierit Sander Poja. Ura e vjeter ka mbetun skelet metalik.
    Ura e Mesit.Ndertu ne vitin 1768 prej Mehmet Pashe Bushatit (Ruhet si monument kulture).Paralel me te asht ndertu ura e re.
    Ura e Bunes,ndertu prej Qeverise Osmane ne vitin 1889 (me nji mekanizem per hapjen e saj per te leju kalimin e anijeve prej liqenit ne Bune), nen kujdesin e kryetarit te Beledijes Bektash Kazazi (Sot perdoret si pedonale). Ne vitin 2011, u ndertu ura e re e Bunes, disa metra ma tej!…
    Ura e Kirit e vjeter ndertu ne kohen e turqise ,sot shkatrru krejt..Asht ndertu ure e re me dy segmente, njeni per kalimin e trenit Shkoder – Tirane.
    Pak mbasi kalon Uren e Bah çallekut, me marre rrugen poshte djathtas ne drejtim te Berdices, gjenden meturinat e nji ure shume te vjeter e stilit romak, harkore qe thirret Ura e Katilines. Gojedhana thote se aty prijsi romak Katilina, i ndjekun prej Çezarit, mos me ra ne doren e ndjekesit, vrau vehten!…
    Ura Dervishbeg (sot toponim). Asht nji artere lidhese me qendren e qytetit e Parrucen me sheshin e Perashit. Asht thirre edhe Sokaku i Nemces, sepse aty ka kene Konsullata Austro-Hungareze.
    Ne Pazarin e vjeter, dikur ne lulezim, gjeje nji vend qe thirresh Balli i Ures se ma tej vinte Ura e Qafes si dhe ajo qe ekziston edhe sot, Ura e Vezeve (poshte saj ishte pazari i vezve)!
    Ura e Thive ne hymje te qytetit ka lindja. Ishte ne forme harkore si kurrizi i nji breshke. Aty tregtoheshin thite per mos me hi ne qytet, per respekt te qytetareve musliman!..
    Ura Kerçile (lidhete Perashin, Draçinin e Xhabijen me Pazarin)
    *
    Ura tjera te njoftuna kane kene e jane,disa edhe sot ne perdorim: Ura e Shtrejte, Ura e Vrakes, Ura e Telit (Bardhej), Ura e Maxharit, Ura e Dedgjolulit(rruges per Velipoje me dy ura drejte plazhit), Ura e Vaut te Dejes (ketu kane ndodhe shume aksidente prej pasigurise e ndertimit me shtroje e parmake derrase).
    Mbeturina e nji ure shume e vjeter gjendesh edhe ne fushen e Bunes (sot e ka mbulu dheu)..
    Disa ura te vogla kane kene edhe gjate vijes se Perashit (kanal i madh uji), te cilat lidhnin shpite matane kanalit me rrugen!…

Per te plotesu proverbin, ku ndryshe prej urave,qe krijojne bashkim ,kufini krijon ndasi sikurse gershana, po shtoj diçka ma shume per te:
Kufini asht simboli i ngatrresave te vogla ne mes qytetareve per troje e te medha deri ne mes shteteve,ku nuk kane mungu as grindjet e luftat!
Tek ne,ne diktature, kufini ishte mister e frike, urrejtje e mallkim.
Sa e sa te rij ,e jo vetem, mbeten te vrame ne tentative per ta kalu ate….
Se fundi, ato u bane edhe pre e nji mashtrimit (ka vend per nji postim te veçante). Vetem ne nji hark kohor te shkurte, humben jeten mbi 100 te rij me andrren e tyne per nji jete ma te mire matane kufinit, tuej i besu mashtrimit?….

Burimi/Facebook

Ish-ambasadori Dedaj zhvillon bisedë me Byron e ALDE-së: BE-ja ta kthejë vëmendjen në Kosovë

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka zhvilluar një bisedë me Byron e Aleancës Liberal Demokratike të Europës në Keyshillin e Europës në Strasburg.

Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë ne dije se Byron e ALDE-së e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë, tensionet pas invazionit rus në Ukrainë.

“Kërkova që Bashkimi Europian ta kthejë vëmendjen në Kosovë dhe në Ballkanin Perendimor, duke rishqyrtuar heqjen e vizave për Kosovën, fillimin e procedurave urgjente për anëtarësimin e Kosovës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian dhe NATO!”, ka shkruar Dedaj.

Burimi/epokaere.com/

Bari Dervishllari – Haber i mirë!

No Comments Argëtim Letersi

U ktye plaku në shtëpi,
pot gëzim dhe dashuri.

Më një maj o plakë xhani ,
do ti hedhim te tavani.

E lxova sot në gazetë
vallahi është lajm i nxehtë.

Ç’po thua o plak murrash?
Paske pirë një dorë hashash.

Pusho moj plakë tru laraskë,
Tash e tutje s”ka më maskë

Seç iu hodh plaka në qaf,
tu bëfsha,sot pulë me pilaf.

B.Xh.D.Dushar.Korçë

Burimi/Facebook

Hyzri Salihu – Projeksione kombëtare

No Comments Lajme Opinion

Që nga koha e Lidhjes së Prizrenit ,zgjidhja e problemeve politike akute për sigurimin e pavarësisë dhe të ekzistencës,ka përpirë të gjitha energjitë tona mendore e fizike.

Luftërat e pareshtura ,pushtimet e huaja dhe sidomos varfëria ekonomike nuk na kanë lejuar ngrehim kokë për t’iu kushtuar së ardhmes.

Pas Luftës së Dytë Botërore,meqë pothuajse të gjitha trojet tona etnike u “pushtuanë” nga ideologjia komuniste dhe e sistemit përkatës politik ku të drejtat e njeriut janë shkelë vazhdimisht nga sistemi fatëkeq komunist ndaj Kombit Shqiptarë.

E tërë historia e njerëzimit tregon që të drejtat e njeriut nuk guxojnë të trajtohen si çështje retorike.

Vëtëdijsimi i shqiptarit dhe liria shpirtrore e morale e tij paraqesin mbrojte të madhe ndaj ndikimve të jashtme kundër Kombit Shqiptarë.

Mirëpo dihet mirëfilli se asnjë komb nuk mund të përparojë pa vënë në rendë të parë e të plotë pasurinë më të vyer,mendjet e ndritura të kombit,dijenitë e tyre ,projeksionet për të ardhmen .

Sot më shumë se kurrë ndonjëherë është pjekur mendimi për zgjidhjen e problemit më të rëndësishëm kombëtar, bashkimin e trojeve etnike,ndërtimin e një shteti shqiptar të fortë ekonomikisht dhe të përparuar shoqërisht,prandaj e vlen të krijohen projekisone të mendimeve dhe të gjinden opcionet më të mira.

Vetëm personalitetet e fuqishme ,me vetëdije të lartë për të drejtat e tyre të patjetërsueshme dhe të pakompromis në rrugën për të arritur lirinë personale dhe lirinë e të tjerve, çojnë kah liria e përgjithshme kombëtare .

Hyzri Salihu

24.04.2022

Slava Ukraini! Glory to Ukraine! Lavdi Ukrainës!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Bota, mos vononi, por zgjohu dhe guximshëm duhet të ndërhyni e të mbështesni me të gjitha fuqite, format dhe mjetet Ukrainën në emër të lirisë, sigurisë, moralitetit, qytetërimit e demokracisë për të cilat po lufton dhe po i mbron sot populli heroik i Ukrainës!

Sot Ukraina po paguan dhe po e pëson edhe prej gabimeve të perendimit, i cili nuk e antarësoi Ukrainën as në BE dhe as në NATO, dhe madje as nuk e armatosi atë edhe kur Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014.

Lavdi dhe fitore Ukrainës!Fitorja e Ukrainës është fitore e gjithë njerëzimit mbi të keqen, mbi barbarinë dhe anticivilizimin.

Sot e gjithë Bota dhe sidomos Europa i mban sytë në Ukrainë: te lufta, te qëndresa kundër pushtuesit, barbarit dhe te genocidit rus mbi popullin heroik të Ukrainës, dhe që përbën kërcënimin më të madh për Europën që pas Luftës së Dytë Botërore.

Por Europa nuk po e ndihmon si dhe sa duhet Ukrainën.Turqia si mik i mirë dhe i vërtetë është vëndi i cili po e ndihmon seriozisht politikisht, ushtarakisht dhe me ndihma humanitare Ukrainën.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko: “Ne i jemi shumë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e saj në fushat politike dhe ushtarake, kjo është shumë e rëndësishme. Në këto kohë të vështira ne mund të shohim se kush është miku i vërtetë i Ukrainës”.

Lavdi Ukrainës!

Askush më shumë se sa shqiptarët nuk janë sot pro dhe në mbështetje të Ukrainës. Kjo sepse shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë është barbaria dhe genocidi, pasi jo shumë kohë më parë dhe në prag të mijëvjecarit të tretë, shqiptarët e Kosovës u përballën me pastrimin etnik, me barbarinë shtazarake dhe me genocidin serb.

Sot Putini, atë se çfarë ai po bën në Ukrainë mbi ukrainasit, të kujton ato se çfarë ka bërë Millosheviçi dhe Presidenti i sotëm serb Vuçiç, ish mininistri i Millosheviçit në Kosovë mbi shqiptarët.

Ashtu sikurse Serbia genocidiste e cila u ndesh me shqiptarët e pamposhtur dhe të pathyeshëm prej mbi 150 vite, ashtu edhe Rusia sot po ndeshet me një qëndresë mbinjerzore e të pathyeshme të popullit heroik të Ukrainës. Qëndresën dhe rezistencën e jashtezakonshme të ukrainasve nuk e besonin në fillim as shtetet e NATO-s dhe as SHBA.

Shqiptarët sot janë më shumë se kushdo tjetër pro Ukrainës edhe për faktin se Serbia kundër shqiptarëve ka pasur gjithmonë mbështetjen e Rusisë, ashtu sikurse edhe sot Rusia kundër ukrainasve ka mbështetjen nga Serbia.Ashtu sikurse që Kosova që kishte dhe ka mbështetjen e Botës Demokratike Perendimore, po ashtu, edhe Ukraina ka po atë mbështetje.

Ukraina sot po lufton me fuqinë e dytë botërore të luftës, me Rusinë imperialiste, e cila ka qenë dhe mbetet armike e shqiptarëve, pasi prej saj dhe me mbështetjen e Europës iu falën troje shqiptare satelitëve sllavë të Rusisë në Ballkan, dhe po Rusia edhe sot është mbështetësja më e madhe e Serbisë në rang global kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të Kosovës.

Lavdi Ukrainës ,sepse ajo po lufton për lirinë, pavarësinë dhe për demokracinë, por njëkohësisht ajo po lufton dhe mbron vlerat e larta njerëzore, demokracinë dhe perendimin; ajo po mbron edhe shqiptarët përderisa po lufton kundër të njëjtit armik, kundër aleancës antishqiptare serbo-ruse.

Shqiptarët janë pro Ukrainës sepse askush në Europë nuk e di më mirë se sa shqiptarët se çfarë është padrejtësia, pushtimi, kolonizatori, genocidi dhe mohimi i lirive e të drejtave njerëzore e kombëtare.

Shqiptarët janë më shumë se kushdo tjetër pro Ukrainës sepse ata e dinë mirë se çfarë është dëbimi e pastrimi etnik, çfarë janë krimet vrastare e varret masive, djegiet, shkatërrimet e rrënimet e shtepive,pronave, fshatrave e qyteteve ashtu si po ndodh sot mbi popullin e Ukrainës nga ushtria e makineria vrastate e genocidiste ruse.

Askush nuk e di më mirë se sa shqiptarët se çfarë është dhimbja dhe ndjesia shpirtërore për humbjet e jetëve të pafajshme njerëzore.

Lavdi Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë lavdishëm dhe përjetësisht në Historinë Botërore si populli i cili mposhti dhe theu ushtrinë e dytë me të fortë të Botës në mbrojtje të lirisë e atdheut si dhe të vlerava të larta njerëzore e demokratike të Europës.

Ndërsa në Luftën e Dytë Botërore kundër nazi-fashizmit ishte ingranuar e gjithë Bota ushtarakisht në atë luftë, sot, deri tani kundër Rusisë po përballet i vetëm populli heroik i Ukrainës.

Lavdi Ukrainës, lavdi herojve të saj!

Nuk mundet që Rusia të hyjë në luftë në Ballkan për interesa të Serbi

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nëse Rusia fillon një luftë tjetër edhe në Ballkan përkrah Serbisë, atëhere kjo do të ishte provokim i madh dhe sfidë për Europën dhe për SHBA-të,të cilat fatkeqësisht e kanë toleruar Rusinë në Siri, Gjeorgji dhe në Ukrainë.

Sot Rusia nuk mund të hyjë në luftë për interesa të Serbisë, sepse kohët kanë ndryshuar, pavarësisht se mitet serbe e ruse nuk kanë ndryshuar. Rusia nuk ka më aleatë strategjikë si i kishte gjatë dy luftrave botërore SHBA, Britaninë e Francën.Kurrë në historinë e saj Rusia nuk e ka pasur përballë gjithë Perendimin, madje sot nuk i ka as Francën e as Greqinë besnikë si dikur.

Rusia nuk mund të hyjë në luftë përkrah Serbisë në Ballkan sepse Serbia nga të gjitha anët është e rrethuar nga shtete që janë antarë të NATO-s, nuk mund të sulmojë Serbia në Kosovë sepse aty janë ushtarët e NATO-s.

Pra nuk janë më ushtritë e Europës si në vitet kur Europa ishte përkrah Ruso-Serbisë kundër shqiptarëve.

Një aventurë luftarake serbe me mbeshtetjen ruse do të ishte fatale për Serbinë dhe për fundin tragjik të mitologjisë e gënjeshtrave serbe për Serbinë e Madhe ngritur mbi trojet iliro-shqiptare.

Ngjarjet e mëdha me rëndësi botërore janë të paparashikueshme. Lojtarët e mëdhenj janë po ata që e kanë dominuar historinë botërore. Të vegjlit, popujt e vegjël sic janë shqiptarët duhet të kenë kujdes që të mos jenë indiferentë, por të angazhohen në anën e duhur dhe përkrah atyre të cilët janë treguar miq dhe aleat të sinqertë të shqiptarëve.

Bota tani po shkon drejt shumë polarizimeve, pasi po dalin në skenë shtete të fuqishme si Rusia, Kina por edhe India ,Turqia si edhe Brazili. Aleancat e mëdha ndryshojnë sepse ato shkojnë kah interesat, kah ekonomia, energjitika dhe gjeopolitika.Lufta tani në Ukrainë , atje po bëhet kjo luftë vetëm për arsye ekonomike pasi Ukraina ka pasuri përrallore mineralesh strategjikë e jetikë. Kjo është arësyeja kryesore se përse Rusia e ka sulmuar Ukrainën dhe jo rreziku se asaj mund t’i vijë ndonjë kërcënim nga NATO, pasi NATO nuk është union agresor.

Mirëpo antarësimin e Ukrainës në NATO dhe në BE Rusia e shikon si humbje të imazhit të saj si perandori e madhe dhe të vecantise ruse si vend historikisht despotik, si humbje te interesave ekonomike e të resurseve e burimeve që ka Ukraina.

Konflikte ushtarake mes fuqive të mëdha bërthamore nuk mund të ketë, pasi përdorimi i armëve nukleare do të ishte katastofë botërore ku të gjithë do të ishin të humbur.

Nuk është e besueshmne se Rusia do të bënte një luftë për interesa të Serbisë.

Ajo e përdor Kosovën sot vetëm si retorikë dhe sa për ta përdorur dhe për të manipuluar si analogji për ta justifikuar pushtimin e Krimesë dhe për t’i marrë Ukrainës Donbasin e pasur.

Duke qenë Shqipëria antare në NATO, dhe po kështu duke qenë në Kosovë e pranishme NATO, dhe pra sidomos SHBA, nuk i intereson Rusisë që të angazhohet në një luftë përkrah Serbisë kundër Shqipërisë e Kosovës pasi drejtpërdrejt Rusia do të përballej ushtarakisht me NATO-n.

Por ajo cfarë urgjentisht duhet të bëjnë dy shtetet shqiptare është armatosja e tyre me armë moderne, gjë që është mëse e sigurtë se si SHBA, Britania e Madhe aleatja strategjike dhe historike e SHBA-ve, ashtu edhe Turqia, por edhe Kroacia do t’i armatosnin si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën.

Them se Turqia do të jetë e gatshme pasi ajo ka furnizuar me armë edhe Ukrainën që sot dronët turq po bëjnë kërdi mbi makinerinë ushtarake ruse, ashtu sikurse që po Turqia ka sulmuar caqet ruse në Libi, Siri dhe Etiopi.

Serbia nuk ka as takin dhe as shansin për të ndezur një konflikt në Ballkan sepse ajo është e rrethuar nga të gjitha anët me shtete që janë antarë të NATO-s dhe se sulmi ushtarakisht i Rusisë kundër Ukrainës e ka forcuar unitetin e perendimit dhe ka rritur gadishmërnë dhe vigjilencën kundër kërcënimit rus mbi perendimin.

“KU TA DINJA UNË SE AY “HAJDUTI” PASKISH QËNË IM ATË!”, tregon Skënder Luarasi

No Comments Argëtim Histori

Nga Dilaver Goxhaj

Si sot, më 22 prill të vitit 1865, (157 vite më parë), lindi në Luaras të Kolonjës, në një familje muratori, patrioti Rilindas Petro Nini Luarasi, i biri i Nini Petro Kostallarit. Petro Nini Luarasi ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, “Mësues i Popullit”. Ai ishte nxënës në shkollën e Qestoratit (Lunxhëri – Gjirokastër) drejtuar nga Koto Hoxhi. Babi i tij quhej Nini Petro Kostallari.

Petro Nini Luarasi punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”. Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.

Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Petro Nini Luarasi bashkëpunoi në organet “Bashkimi i kombit” (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në “Drita” (Sofje, 1907-1908), në “Kombi” (Boston, 1908), në “Liria” (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar”. Nga Presdienti i Shqipërisë i është akorduar “Urdhëri Nder i Kombit”. Kur ishte në mërgim në Amerikë, më 28 kallnor 1907, botoi poezinë “Morali i martirëve”:

MORALI I MARTIRËVE

Petro Nini Luarasi

Mos pandehni se fitojmë

Me krahë të huajvet,

Se dhe kur na përgëzojnë,

Kan’ interes të vet.

Grekër a të tjerë qofshin,

Ne duhet që t’i largojmë,

Ar – ergjënd ndë na pagofshin,

Me sy të mos e vështrojmë!

Se zën’ e na përkëdhelin

Me lajka e me të dhënë:

Të na marrin Mëmëdhethin,

Të na humbin gjuhën tënë!

Duan gjuhën të na ndajnë,

Të tyren të na dhurojnë.

Si një qen lidhur në shkardhë,

Të na heqin, na gëzojnë!

Na thon: “U kemi vëllezër!”

Më një’anë thellëjnë gropë,

Qentë! Me një qëllim tjetër

Duan të na bëjnë copë!

Me mënyrat që rrëfejnë,

Duan gjithë të na rrjepin!

Nën urdhër të na kenë,

Shpirt’ e zemër të na djegin!

Pa mos qenë një nga fara,

As nga gjaku, as nga gjuha.

Nga na del greku përpara

Dhe më thotë që “të dua”?

Na thotë : “Jemi vëllezër

Dhe të dashur gjithëmonë”,

Me lajka na kllet në sedër,

Që të harrojmë zakonë!

Oh! Se ç’thënka nom’ i grekë!

Shqipëtari sa të rronjë,

Për greknë ndë këtë jetë

Të vuanj’ e të punojë!

Të jetë skllav i mbërthyer,

Të përpiqet për Greqinë,

Ndë do që të jet’ i vlyer

Të quanj Zot Perëndinë!

O vëllezër shqipëtarë,

Mysliman’ e të krishterë,

Mblithni mëndjen sa më parë

Në doni të kini nderë!

Nga të huajtë u çkëputni,

Punoni për vet’hen vetë

Në doni që të mos humpni

Nga faqja e dhéut për jetë!

S’i ndihë kurrë Perëndia

Një njeriu, që ësht’ i marrë,

Kujt i pëlqen robëria

Shtëpisë së tij i vë zjarrë!

Një njeriu që nuk ka sedër

Dhe nder’ e tij e shet gjetkë

Dhe i pëlqen të rrojë i verbër,

Pa shpirt, pa zëmër, pa shpretkë.

Qysh i ndihka Perëndia

Dhe i bëkërka të mirë,

Kur e tërë njerëzia

E ka gatër e këllirë?!

Cili njeri i çnderuar

Paskërka, kurrë në botë

Miq e shokë të lëvduar,

Pra, edhe ndihmës për kokë?!

Të poshtër ne s’kemi qënë,

Ne s’jemi nga farë e ligë,

Shqipërinë pse ta lëmë

Si mëmë pa djem dhe shtrigë?

Kemi qënë e do të jemi

Burra trima shqipëtarë,

Dhe në dorë tën’ e kemi

Të bëhemi si më parë!

Hidhni syt’ – o shqipëtarë!

Vini re botën e tërë,

Mejtohuni ç’qe më parë

E tani si është bërë!

Ç’e madhe mëkatë

Që të rrojmë kaq çnderuar,

Turp për gjyshër e për atë,

Q’i kemi fort të lëvduar!

Po të mejtohemi hollë,

Ç’e duam vet’henë tënë?

Më mirë që të mos rrojmë

Kur s’jetojmë për të qënë!

I biri i tij, shkrimtari dhe vullnetari i Luftës së Spanjës, SKËNDER PETRO LUARASI (1900 – 1982), lindur po në Luaras të Kolonjës. Ndonëse banorët e fshatit Luaras ishin protestantë, babai i tij, Petro Nini Luarasi, i dha emrin Skënder për t’iu referuar Heroit Kombëtar Shqiptar Skënderbe. Kumbari i tij ishte poeti Naim Frashëri. Skënderi jetoi me babanë shumë pak, por le t’ia lëmë fjalën atij:

“Më 10 maj 1903, një yzbash me shumë asqerë, që në mëngjes, na kishin rrethuar shtëpinë, të cilën e bastisën; ngarkuan dy barë me libra shqipe, dhe urdhëruan tim atë të nisej për në Ersekë. Më parë se t’ia lidhnin duart me hekura, babai më ngriti lart e më puthi. Sa kisha mbushur 3 vjeç e s’e mbaj mënd këtë ngjarje, por nëna më tregoi se i paskësha thënë të më sillte sheqer të kuq kur të kthehej prej Erseke.

Prapë nëna më tregon se të mërkurave dilnja tek Udha e madhe e pyesnja pazarakët mos ma kishin parë babanë. Por dalëngadalë e harrova; dhe më në fund zura të besonj, sidomos kur burrat e tjerë, ditët e shënuara, ktheheshin nga kurbeti dhe u sillnin kalamajve këpucë e roba të bukura, se

unë s’do të kisha pasur kurrë baba. Kështu për 5 vjetë me radhë, derisa babai u kthye në shtëpi, pasi babai u arratis e vajti në Amerikë.

Më 1908, tokën e bukës që e kishim ndonjë orë larg fshatit, e patëm mbjellë grurë. Arat qenë korrur, dhe duajt prisnin t’i shinim në lëmë. Atë ditë, që me natë u bë dyfek në pyllin e Shënkollit të Vodicës midis ushtarëve turq e (siç u muar vesh më vonë) çetës së Çerçis Topullit.

Bujqit e tjerë i fshehën kafshët e samarit, po mua bujku Bido m’i ngarkoi të mijat dhe më tha t’i vinja pas. Te Kroi i Janit po shlodheshin disa burra me mjekër, të armatosur. I dirsur, mora zëmër dhe zbrita të pi ujë. Njëri nga ata më pyeti: “I kujt je, mor djalë?” – “I Petr . . .Illi Dikës”, iu përgjigja. (Aso kohe trimat e Maliq Beut, si Dake Mali, mirrnin dhe skllevër, prandaj nëna na kish porositur, ne vëllezërve, që kur të na pyesnin xhandarët dhe të panjohur se të kujt ishim, të thoshnim se qemë djemt e mjeshtrit më të varfër të mëhallës).

Buri me mjekër qeshi, më puthi në ballë dhe më dha një grosh. “Na – më tha – ta blesh sheqer të kuq”. Nxitova pas kafshëve të ngarkuara ( që shyqyr nuk m’i muarrnë!) dhe pa kaptuar Shën-Thanasin ktheva kryet dhe thashë: “Mor po, paska dhe hajdutë të mirë!”

Nëna e dinte se babai ishte kthyer fshehurazi në Shqipëri që në maj. Kur ja tregova ngjarjen, ajo më porositi: “Se mos ia thua njeriu këtë gjë!”. . . .

Më 10 korrik 1908 u shpall Hyrjeti. . . . . Prej mëhallëve të ndryshme dëgjoheshin pushkë. Te kroi i Madh hasëm burra të mëhallës Matorusë, që ngjiteshin për në Kostallarë: “Shyqyr që të erdhi Petroja shëndoshë, o teze Janje!”, i thoshnin nënës dhe zbraznin dyfeqe edhe ata.

Kur arrita vetë në shtëpi pashë dyshemenë e qoshkut të mbushur plot me njëqind palë këpucë. . Motra e madhe më përqafoi, duke thirrur: “Erdhi babai! Shih ç’të ka sjellë! Vishi! Mbathi! Shiko, thuaji mirë se erdhe!” – dhe m’i veshi robat e ra prej kadifeje e bojë hiri, më mbathi këpucët me xhufka, dhe më vuri në kokë takijen e qëndisur me ar.

“Po kujt t’i them Mirë se erdhe?” – e pyeta.

“Atij burrit që s’e ke parë tjetër herë”,- më porositi kushërira Gule.

Kur hyra në odën e madhe, i hutuar, vura re se teze Janja i kish hedhur dorën e djathtë në qafë burrit të huaj. . . Ky u ngrit, më puthi në ballë e në faqe, dhe më mori pranë. Ndënja shesh, e vështronja me bisht të syrit e thosha me vete: “ Ky qënka gjallë ai hajduti që më dha groshin të blej sheqer të kuq!” Ku ta dinja unë se ay “hajduti” paskish qënë im atë! . . . .

Të hënën 15 gusht, ditën e Shënmërisë, e kremtoi me mysafirët. . . . .Të martën, sa përcolli miqtë e fundit, tek hidhte vah, e lajmëruan të vinte n’Ersekë. Të mërkurën, (më 17 gusht 1911), u nis për atje më këmbë me pazarakët.. . .Kur dukej sikur tregëtarët grekomanë e pranonin të çelej

shkolla shqipe, kësaj radhe po e dehnin me fjalët e tyre të ëmbla “vëllazërore” e “patriotike”, Mësonjësin e Shqipes e “gostitën” me konjakun e helmuar, q’e pati përgatitur spiceri dhe doktori grek Thanas Janulli me porosinë e Hyqymetit dhe me shtytjen e Mitropolisë greke.”

(Marrë prej: Skender Luarasi “Fjala shqipe”, Tiranë, 1961, fq.105 -109)

Nizar Kabani – Ah nënokja ime.

No Comments Argëtim Letersi

U rrita nënoke… dhe kam filluar të të ngjaj gjithnjë e më shumë…
Tashmë zgjohem herët…
dhe flej para të gjithëve…
Trafiku ka filluar të më mbysë…
e fjalët më lodhin…
U rrita nënokja ime dhe kam filluar të pij më shumë çaj…
më pëlqejnë barishtet… dhe aroma e qelibarit…
U rrita nënoke dhe gjithçka e lexoj vetëm…
qaj në heshtje vetëm… dhe përmallem krejt vetëm…
U rrita nënokja ime,
të gjithë largohen…
dhe miqtë janë pakësuar shumë…
Më pëlqen më shumë qetësia, e imagjinon dot…?
kurse zhurmat m’i shterojnë energjitë…
U rrita nënoke dhe s’e shijoj qëndrimin natën vonë…
dhe krejt si ti, tashmë është deti ai që më fal qetësi…
Nuk jam më ajo që ëndërronte fustanin…
bota është bërë kaq e komplikuar…
e thjeshtësia gjithnjë e më e vështirë…
Sot, njerëzit u ngjajnë më shumë kukullave…
e unë nuk di të luaj më…
Jeta nuk është siç më pate thënë… plot ngjyra…
kurse udhët, kryesisht, gumëzhijnë nga njerëzit e shumtë…
të gjithëve, nënoke, u rëndojnë halle mbi supe…
Gjithnjë e më shumë, nënoke, më merr malli për veten…
Kam mall për thjeshtësinë e atyre ditëve në shtëpinë e gjyshit…
Kam mall për atë kohë atje, kam mall për ty…
Kam mall për veten time të vogël, si dikur…
Kam mall për qortimin tënd spontan, të sinqertë, të butë dhe lotues…
Tashmë është jeta që më qorton, nënoke…
janë ditët e padrejta që kritikojnë…
të gjithë ua hedhin fajin të gjithëve…
Nuk ka më dashuri pa interes…
dhe mirësjellja është shndërruar në një kompliment me kosto…
U rrita nënoke dhe pashë që isha plakur…
thinjat mi pushtuan flokët e mi të errët, të cilët i doje aq fort…
e që dikur u thurrje këngë e luaje me to…
U rrita shumë…
e bota nuk është aq interesante sa mendoja…
U rrita nënoke që ta kuptoj se unë jam ajo vogëlushja jote, sado të rritem… dhe se përqafimi yt është e gjithë bota ime…
Ah nënokja ime.
Nizar Kabani
Përktheu:
Elmaz Fida

Burimi/Facebook/Teona Bushati/Gegnisht

Mette Frederiksen – Zelenskyy er en imponerende mand. Rolig, velovervejet og meget determineret.

No Comments Aktualitet Lajme

Han har tænkt sig at slås og blive ved med det. For hans befolkning og den nation, han tror på. Men også for os andre. Når Putin angriber et land, så angriber han reelt den verdensorden, vi alle er afhængige af. Jeg har lyttet til Præsident Zelenskyys ord. Til hans vurderinger. Givet ham og det ukrainske folk Danmarks utvetydige opbakning. Som du ved, hjælper vi allerede meget. Militært, humanitært og politisk. Og nu er der yderligere to områder, hvor Danmark kan bidrage. I afdækningen af krigsforbrydelser så overgrebene på civilbefolkningen bliver dokumenteret og gerningsmændene forhåbentlig bliver retsforfulgt. Og i at hjælpe med genopbygningen af de ødelagte områder i Ukraine. Her tænker jeg, at vi har flere dygtige danske virksomheder, lønmodtagere, arkitekter og andre, som kan hjælpe.

Burimi/Facebook