Home

Lajme

Luke Luka – SHOKU JONE KOLECI

No Comments Argëtim Letersi

(Nji prej vlerave ma te mira te njeriut asht kujtimi i mire i tij)
Kur shkoj ne Shkoder, takimin e pare e baj me mikun tem, Martinin, ne zyren e Shtypshkronjes “Volaj”.
Ndersa pime kafe, bisedojme e shfletojme revista, tituj librash, shkrime, artikuj e materiale tjera, (botime te shtypshkronjes), qe ne pergjithesi pervijojne episode te shumellojshme te Shkodres!
Nder tjera, ne internet, gjetem edhe foton e mesuesit e shkrimtarit te humorit, Kolec Pepa…
*
Gjithmone plot humor gojor e autor i shume skeçeve per Estraden e Shkodres e ma tej, Koleci ka lane kujtime te mira ne jete si qytetar model, ne shoqni, familje e kudo!
*
E kishte shpine perballe deges se puneve (te mbrapshta).Thonte me humor:- Kojshi te mire jena e shkojme mire, por nuk hijme e dalim te njeni tjetri!…
Nji dite, nesa del prej shpise, te kryqezimi, i afrohet nji katundar, qe ne gomar, kishte nji barre me dru te gjata si shkopij.(I thote Kolecit, mos ke nevoje per dru ?- ishte fillim dimni).
Koleci, tuej i tregu me gisht deren e Deges ,i thote:- Shko atje se ato i perdorin keto lloj drushe!..
*
Ne vitet e ngjarjeve te shemtume te 97′-tes, kur paniku ishte ulun kamekryq ne cdo voter familjare te qytetit tone, Koleci krijoj skeçe e poezi te ndryshme humoristike qe pasqyronin ate periudhe!
(Marre prej “Historiku i karnivaleve shkodrane”-Gjon Stefa), po paraqes nji krijim te Kolecit:

Njerez me maska si po i don,
t’fusin letren per nen dere.
Po s’na i dhe kater milione,
do ta hjedhim shpine ne ere!

Nji plakush mori nji leter,
i kerkojne me dhane nji shume,
Po s’na e dhe nuk ke rruge tjeter..
peng ta marrim na ty gruen!

E lexoj plaku e shtang mbet,
menjihere ia plasi vajit!..
Grueja e tij kish tre vjet,
qe pushonte ne fushe te Rrmajit!

Nuk pat ndryshe si te vepronte,
qe kjo pune te mos bahet vazhde…
Per çdo dite ne vorre shkonte
mos t’ia nxirrnin eshtnat jashte! 😅😆
Foto shkrimtari Kolec Pepa

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *