Home

Lajme

Vladimir Duraj – Prof.Dr.Tritan Kalo – President i Republikës

No Comments Lajme Opinion

Partia në pushtet ka filluar tashmë të shtrojë rrugën për presidentin e ri të Republikës. Rasti e solli të dëgjoja Erion Veliajn teksa shprehej :

  • Modeli më i mirë i presidentit të ri është ai i presidentit Alfred Moisiu.
    Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, një mik imi, mjek me emër, më dërgon foton e mëposhtëme.
  • Ja presidenti që i duhet vendit, ja presidenti që ka pas ndërmend Erion Veliaj – mendova në çast.
    Në fillimet e flamës botërore sars cov 2, ambasadori ynë në Pekin, Selim Belortaja, në një status në fb thoshte :
    “- Qeveria kineze emëroi si gjeneral të “ushtrisë” në luftë kundër kësaj flame një shkencëtar të fushës.”
  • Edhe Shqipëria e ka homologun e kinezit, shkencëtari ynë që duhet graduar “gjeneral” i ushtrisë sonë anti covid e ka emrin Tritan Kalo – i’u përgjigja ambasadorit të nderuar.
    Dhe kisha të drejtë, Tritan Kalo u soll si gjeneral i kësaj lufte edhe pa u emëruar de jure si i tillë nga qeveria.
    Tritan Kalo është nga të rrallët mes nesh që nuk e kanë të nevojshëm prezantimin, ai është i gjithë pranuar si njeri i kompletuar, i denjë për detyrat më të larta në vend. Edhe pse do të mjaftonte fotoja e mikut tim me diçiturën : – A jeni dakord për Tritan Kalon, President ? për të vjelë frutin e pretenduar, unë përsëri po shkruaj dy rreshta si argument të propozimit tim : Tritan Kalo të zgjidhet President i Republikës.
    Tritan Kalo, ‘Mjeshtër i Madh”, Prof.Dr. në mjekësi, ‘Qytetar Nderi’ në tre qytete, Gjirokastër, Elbasan dhe Kuçovë është i denjë dhe kandidatura më e përshtatshme për postin e Presidentit të Republikës.
    Në rastin e Moisiut president politika goditi në shenjë edhe ngaqë presidentin e zgjodhi jashtë radhëve të saj, Nano dhe Berisha bënë zgjedhjen e duhur pavarësisht rrethanave “detyruese”.
    Në rastin e Tritan Kalos President, Edi Rama do bëjë zgjedhjen e duhur, por kësaj rradhe jo i detyruar si në rastin Moisiu…kësaj rradhe, me zgjedhjen e Kalos President, Rama do tregoj se është i interesuar që në postin e presidentit të ulet një Njeri me integritet, i ditur, antikonformist, mbi palët dhe në shërbim të popullit dhe Republikës.
    Endri Fuga , miku im, nëse e lexon këtë status, çoja shefit në vesh…mbase dëshiron të nderoj veten dhe vendin.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *