Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Dolli per jeten

No Comments Argëtim Letersi

Një dolli po ngre per Ty o lumëmadhe
një dolli me fund si kurrë ndonjëherë.
Thith pikën e fundit të një dollije tjetër
e rrjedhza e ujit pagëzohet verë.

Buzë shtrati tënd çikë këmbët e zbathura
më xhvesh dhe gjethen fundit të vjeshtës.
Pa të ardhur keq për enderrat e rizgjuara
pa më pyetur kurre mi stërgjat netët.

Zemër gjahtare dhe ti gëzuar.
Që shuhesh e ndizesh me kongjijt shpirti
me mallin që ruan pikë pikë, lëngezuar,
e pas çdo dollije hedh pragje gëzimi.

Sa më ke duruar, si dollibashe
Po dhe unë durimadhja të kam dashur
Je vetvetja ime, pjesa sarhoshe
Dhe unë brenda teje mpiksur, mbarsur.

Duruar deri n’pamundësi,
si dallgët në detin
kur ndjekin njëra tjetrën, me ëmbëlsi
Pa u përqafuar kurrë
Dashuruar me bregun.

Dolli pa fund ti ngrej jetës dua
S’di se i zbraza unë a me mbushi ajo mua.

Teuta Shaqiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *