Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Këngë malli

No Comments Argëtim Letersi

Më rrëmbeu sot kjo këngë malli
kur ja “merrka këngës bilbili mbi qershi”.
Dy pika loti m’u shfaqen, si luleshqerra
nga malli petalet u lagën një nga një.

Ky malli nxehtë gushti sec më mori
ndizet nga meraku edhe trëndafili.
Nën tinguj kënge me vargun sevdalli ,
përskuqet dhe konxhja mbi tjegulla, në avlli.

Ky shpirti përvëluar mes magjise te këngëve,
me notat dashuruar tretur pentagrameve.
Edhe pse thinjat zbardhin ndonjë note
e rrudhat memece te flasin pa zë.

Ah, më djeg malli këtë mëngjes gushti,
në gurra rapsodie etjen ma ngin,
me aromë dashurie dehet shpirti im,
në ortekë malli prehet pa shërim.

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *