Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Demokratët e Durrësit nesër zgjedhin Kryetarin e tyre.

No Comments Lajme Opinion

Zgjedhjet për Kryetar të PD dega Durrës që zhvillohen nesër janë shembulli më i spikatur i rikthimit të votës në Partinë Demokratike.
Të tre kandidaturat janë profile me peshë politike jo vetëm në qarkun Durrës, me integritet moral dhe profesional, me kontribute historike në Partinë Demokratike.
Secili që do të rezultoj fitues është garanci për një opozitë sfiduese dhe transformuese.
Padyshim që njëri prej tyre do të dalë i pari dhe do të jetë Kryetar i PD Dega Durrës,
Fuqia e tyre do të shfaqet pas shpalljes së rezultatit.
A do të mund ata ti mbajnë mbështetësit e tyre të bashkuar?!?
Në qoftë se po, PD-ja e Durrësit do të jetë zemra e opozitës dhe uragani prej ku do të nisë rrëzimi i Edi Ramës.
Të tre kandidatët i kam miq, por po të votoja në Durrës votën time do ta çoja për Osman Stafën me të cilin u njohëm në Dhjetor të 90-s, njohje që vetëm erdhi duke u forcuar.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *