Home

Lajme

Elidon Koka – Atentati i dështuar ndaj kryeministrit Ahmet Zogu, në hyrje të Parlamentit…

No Comments Argëtim Histori

Duket se vuri në lëvizje një mekanizëm, pasojat e të cilit do të linin gjurmë në historinë e Shqipërisë. Do të pasonte vrasja e Avni Rustemit e më pas Revolucioni demokratik i qershorit 1924….
I fokusuar pikërisht në këto ngjarje të bujshme politike, të cilat ndodhën të gjitha brenda një viti, Ylli Polovina sjell për lexuesin një tjetër vepër të titulluar “Krisma në Parlament: Trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit”. Një libër i mbështetur në dokumente të arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por që autori na e sjell përmes një stili rrëfimtar, duke e bërë atë të këndshëm në lexim, jo vetëm për të pasionuarit e historisë, por edhe letërsisë…. 🇦🇱🤝🇦🇱
Si ndodhi atentati, kush ishte në sallën e Parlamentit, si i shpëtoi kryeministri vdekjes dhe kush ishte atentatori, 18-vjeçari, të cilit Zogu i kishte dhënë bursë shkollimi…Mes zhurmërimës së përgjithshme e në pritje të vinin anëtarët e qeverisë dhe vetë kryeministri, e pas kësaj seanca parlamentare të niste, u dëgjuan tri krisma. Qenë të shurdhëta, si të dala nga nëntoka. Salla mbajti frymën dhe një çast, çdo lëvizje ngriu. Pas mekjes së parë, shumica e deputetëve u ndje në panik, pastaj i përfshiu rrëmuja…. 🇦🇱🤝🇦🇱
Plumbat kishin klithur fare afër, disa nga asamblistët nxorën koburet. Në hutim e sipër qenë në mëdyshje t’i mbanin në dorë apo t’i linin, të gatshme për t’i përdorur, mbi syprinat e bangave. Ndërkohë kishin vrapuar pranë më të shumtëve të tyre, për t’i marrë në mbrojtje, truprojat personale. Dy minuta më vonë kanatat e derës së sallës u hapën vrulltazi dhe në të u shfaq trupi shtatlartë i Ahmet Zogut… 🇦🇱🤝🇦🇱
Qe shumë i zbehtë në fytyrë dhe mbi njërin krah dhe kofshë i dukeshin njolla gjaku. Përpiqej të ecte sikur nuk kishte marrë plagë, por këmbët nuk i mbanin mirë. Një çast u kthye nga salloni i jashtëm i parlamentit, nxori revolverin dhe me të shpejtë e zbrazi dy herë. U duk qartë që nuk shenjoi kërkënd. Pastaj u kthye nga salla dhe mes një heshtjeje që ra si plumb, mundi të shkojë deri në presidium………🇦🇱🤝🇦🇱
Me Respekt Elidon
Linkun kryesore e gjeni poshtë me faqe të plotë…
Gazeta Panorama
LIBRI/ Si ndodhi atentati ndaj Ahmet Zogut në shkallët parlamentare…

Burimi/Facebook/Mbretërorët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *