Home

Lajme

Teona Bushati – Herion Fasline, basketbollistin shkodran 3 here Kampion Kombetar e 2 here Lojtar i Vitit, nuk e perkul asgje !

No Comments Argëtim Histori

I lindur dhe rritur në Shkodër, si një fëmijë që vuante nga obeziteti, Herion Faslija filloi të praktikonte basketbollin në moshën 12 vjeçare me qëllimin e vetëm për të humbur peshë. Trajneri i tij, Prof. Refik Vorfa pa tek ai talent dhe potencial te madh dhe e inkurajoi të ndjekë me seriozitet karrierën si basketbollist.
Keshtu Herioni me talent, punë e përkushtim në moshën 14 vjeçare bëhet pjesë e ekipit kombëtar të moshave.
Dy vite më vonë u bë pjesë e ekipit të të rriturve të ekipit të Vllaznisë, ndërsa me vonë u bë pjesë e ekipit kombëtar të të rriturve nga 2010-2021, si dhe e klubeve Vllaznia, Teuta, Goga, Kamza dhe Trepça e Mitrovicës.
Me klubet që është aktivizuar ka fituar 3 tituj “Kampion Kombëtar” dhe është shpallur “Lojtari i vitit” 2 herë nga Bashkia Shkodër.
Por përveç sukseseve, karriera sportive ka edhe të papriturat e saj. Për momentin Herioni po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pësuar në sy gjatë këtij sezoni, por ky fakt nuk ia zbeh atij aspak entuziazmin për punën dhe nuk e pengon të ndjekë pasionin e tij, basketbollin, por tashmë edhe në një tjetër dimension.
Së fundmi ai ka krijuar Shoqatën “Monogoal” me fokus ndërgjegjësimin e moshave të reja për rolin pozitiv në jetën e njeriut të aktivitetit fizik në përgjithësi dhe sportit në veçanti.
Si pjesë e këtij programi, së bashku me basketbollistin e mirënjohur dhe mikun e tij Ervin Bërdica, ka filluar t’i përkushtohet stërvitjes së fëmijëve dhe zbulimit të elementeve të rinj në sportin e basketbollit, njëjtë siç ndodhi edhe me atë vetë kur ishte fëmijë.

Gegnisht i është mirënjohëse këtij brezi të ri të mrekullueshëm që po përpiqet me punë e me sakrificë ti japë jetë e dritë qytetit, e t’i rikthejë atij shkëlqimin e dikurshëm!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burimi/Facebook/Gegnisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *