Home

Lajme

Nuk mundet që Rusia të hyjë në luftë në Ballkan për interesa të Serbi

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nëse Rusia fillon një luftë tjetër edhe në Ballkan përkrah Serbisë, atëhere kjo do të ishte provokim i madh dhe sfidë për Europën dhe për SHBA-të,të cilat fatkeqësisht e kanë toleruar Rusinë në Siri, Gjeorgji dhe në Ukrainë.

Sot Rusia nuk mund të hyjë në luftë për interesa të Serbisë, sepse kohët kanë ndryshuar, pavarësisht se mitet serbe e ruse nuk kanë ndryshuar. Rusia nuk ka më aleatë strategjikë si i kishte gjatë dy luftrave botërore SHBA, Britaninë e Francën.Kurrë në historinë e saj Rusia nuk e ka pasur përballë gjithë Perendimin, madje sot nuk i ka as Francën e as Greqinë besnikë si dikur.

Rusia nuk mund të hyjë në luftë përkrah Serbisë në Ballkan sepse Serbia nga të gjitha anët është e rrethuar nga shtete që janë antarë të NATO-s, nuk mund të sulmojë Serbia në Kosovë sepse aty janë ushtarët e NATO-s.

Pra nuk janë më ushtritë e Europës si në vitet kur Europa ishte përkrah Ruso-Serbisë kundër shqiptarëve.

Një aventurë luftarake serbe me mbeshtetjen ruse do të ishte fatale për Serbinë dhe për fundin tragjik të mitologjisë e gënjeshtrave serbe për Serbinë e Madhe ngritur mbi trojet iliro-shqiptare.

Ngjarjet e mëdha me rëndësi botërore janë të paparashikueshme. Lojtarët e mëdhenj janë po ata që e kanë dominuar historinë botërore. Të vegjlit, popujt e vegjël sic janë shqiptarët duhet të kenë kujdes që të mos jenë indiferentë, por të angazhohen në anën e duhur dhe përkrah atyre të cilët janë treguar miq dhe aleat të sinqertë të shqiptarëve.

Bota tani po shkon drejt shumë polarizimeve, pasi po dalin në skenë shtete të fuqishme si Rusia, Kina por edhe India ,Turqia si edhe Brazili. Aleancat e mëdha ndryshojnë sepse ato shkojnë kah interesat, kah ekonomia, energjitika dhe gjeopolitika.Lufta tani në Ukrainë , atje po bëhet kjo luftë vetëm për arsye ekonomike pasi Ukraina ka pasuri përrallore mineralesh strategjikë e jetikë. Kjo është arësyeja kryesore se përse Rusia e ka sulmuar Ukrainën dhe jo rreziku se asaj mund t’i vijë ndonjë kërcënim nga NATO, pasi NATO nuk është union agresor.

Mirëpo antarësimin e Ukrainës në NATO dhe në BE Rusia e shikon si humbje të imazhit të saj si perandori e madhe dhe të vecantise ruse si vend historikisht despotik, si humbje te interesave ekonomike e të resurseve e burimeve që ka Ukraina.

Konflikte ushtarake mes fuqive të mëdha bërthamore nuk mund të ketë, pasi përdorimi i armëve nukleare do të ishte katastofë botërore ku të gjithë do të ishin të humbur.

Nuk është e besueshmne se Rusia do të bënte një luftë për interesa të Serbisë.

Ajo e përdor Kosovën sot vetëm si retorikë dhe sa për ta përdorur dhe për të manipuluar si analogji për ta justifikuar pushtimin e Krimesë dhe për t’i marrë Ukrainës Donbasin e pasur.

Duke qenë Shqipëria antare në NATO, dhe po kështu duke qenë në Kosovë e pranishme NATO, dhe pra sidomos SHBA, nuk i intereson Rusisë që të angazhohet në një luftë përkrah Serbisë kundër Shqipërisë e Kosovës pasi drejtpërdrejt Rusia do të përballej ushtarakisht me NATO-n.

Por ajo cfarë urgjentisht duhet të bëjnë dy shtetet shqiptare është armatosja e tyre me armë moderne, gjë që është mëse e sigurtë se si SHBA, Britania e Madhe aleatja strategjike dhe historike e SHBA-ve, ashtu edhe Turqia, por edhe Kroacia do t’i armatosnin si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën.

Them se Turqia do të jetë e gatshme pasi ajo ka furnizuar me armë edhe Ukrainën që sot dronët turq po bëjnë kërdi mbi makinerinë ushtarake ruse, ashtu sikurse që po Turqia ka sulmuar caqet ruse në Libi, Siri dhe Etiopi.

Serbia nuk ka as takin dhe as shansin për të ndezur një konflikt në Ballkan sepse ajo është e rrethuar nga të gjitha anët me shtete që janë antarë të NATO-s dhe se sulmi ushtarakisht i Rusisë kundër Ukrainës e ka forcuar unitetin e perendimit dhe ka rritur gadishmërnë dhe vigjilencën kundër kërcënimit rus mbi perendimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *