Home

Lajme

Filip Pjeter Guraziu – SMAJL MARTINI IVEZAJ (1850 – 1900 )

No Comments Argëtim Histori

RUBRIKA RRAJËT
(PËR MOS ME HARRUE RRAJËT)
SMAJL MARTINI IVEZAJ (1850 – 1900 )
NR.41
Smajl Martini Ivezaj ( Leu rreth 1850-tës në Grude e vdiq rreth 1900 në Turqi). Bajraktar i fisit Grudë, fis shqiptarë etnik në trojet e veta, i cili gjatë gjithë jetës së tij, udhëhoqi forcat e bajrakut të Grudës kundër pushtuesve turq e malazez. Emni e tij e kaloi oqeanin; për veprat e Smajl Martinit shkroi edhe “The New York Times” në vjetin 1911.
Smajl Martini asht pa dyshim njani ndër luftëtarët ma të dalluem që pati jo vetem Malësia, pori tanë Veriu i Shqipnisë. Ai, qysh në moshën 18 vjeçare u dallua si prijës trim dhe i vendosun në luftën kundër pushtuesit turk, tue marrë pjesë në shumë lufta çlirimtare. Nuk mund të kalohen luftnat e njohuna në Shkodër, Vraninë e Shipshanik, në Deçiq e Bukovik, në Plavë e Guci, në Pejë si dhe në betejën (Kryengritjen) e përgjakshme në tokat e Maqedonisë kundër Sadri Agë Pashës etj., tue qenë gjithmonë në ballë të kryengritjeve liridashëse kudo në trojet shqiptare të pushtueme padrejtësisht prej pushtuesve historik, turq e sllav. Smajl Martini, jo vetëm që ishte biri i nji familje me tradita patriotike e shumë e njohun në Malësi e më gjanë, me atdhetarë si Preç e Bacë Vuksani të njohun për luftnat e vjetëve 1780 e të cilësuem si “Princat e Grudës”, të cilët u vunë në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit në qytetin historik të Shkodrës, por edhe vetë Smajli, në vitin 1835 i vuni gjoksin e me heroizëm shembullor mbrojtën këtë Kala e Kishën rranzë saj, të quajtun “Zoja e Shkodrës”. Kujtojmë se Smajl Martin Ivezaj mori pjesë bashkë me Baca Kurtin e Dedë Gjo Lulin në Lidhjen Historike të Prizrenit, në Qershor të vitit 1878.
Shumë historianë të njohun kanë shkrue për këtë prijës e luftëtar të pamposhtun. Nji ndër to ishte Gradizhinia, që në vitin 1837 i përshkroi këto beteja e Smajl Martinin si nji hero për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Perandoria turke e ndoqi hap mbas hapi veprimtarinë e Smajl Martinit, tue e dënue në fillim në vjetin 1883 me izolim të përkohshëm e në vjetin 1886 me dënimit të përjetshëm me vendim të nji gjygji ushtarak turk s’bashku me nji numër të madh malësorësh të Grudës, bashkëluftëtarët ma të ngushtë të tij: Dedë Ula (Lulgjuraj), Ujk Dushi (Kalaj ), Shabë Smaku (Berishaj), Gic Gila (Grimaj Ivezaj), Prëk Gjetja (Ivezaj), Lulash Deda (Ivezaj) dhe Lucë Preka (Ivezaj).
Internimi i këtij luftëtari në Diari-Bekir të Turqisë, ishte shkaku që ai ndrroi jetë mbas ma shumë së dhetë vjetësh dhe, sot e kësaj dite, të mos i gjindet as vorri.
Për të gjitha këto e të tjera, që i kanë shpëtue kohës e mundësisë për t’u dokumentue, ekzistojnë shkrime deri në Ipeshkvinë e Venezia, ku Ipeshkvi i njohun edhe në fushën e historisë, Toni Assagazino djlroi për qëndresën liridashëse të Malësisë në vjetin 1780, historianët Pjetër e Arben Teodori ( ACC.PO, fq 117) në vjetin 1856 do të shkruen për rolin e sakrificat e këtyne bajraktarëve për mos ndamjen e Malësisë ptrj territorit shqiptar, e jo ashtu si ndodhi… Njihet thania e Smajl Martinit në shej proteste, kur mësoi se Malësia po copëtohej: “Nuk kam qenë dhe s’do të jem kurrë për copëtimin e trojeve tona të shtrenjta të lana trashëgim prej të parët tonë.”
Po kështu, Andrija Joviçeviq shkruen se Smajl Martini ka luftue vazhdimisht edhe kundër sundimit malazias në tokat shqiptare të Malësisë, me të njajtin agresivitet e forcë luftarake si kundër pushtuesve turq, tue ba që luftnat e qëndresa e kësaj familje ti shkojë zani deri në Amerikën e largët. Në lidhje me heroizmin e Smajl Martin Ivezaj ka shkrue në datat 9 e 21 Maj të vitit 1911 gazeta e njohu “The Neë York Times”. Për veprimtaritë e këtij heroi popullor, folklori shqiptar njeh me qindra vargje në dhjetra kangë të shkrueme e të këndueme për te. Smajl Martini mbeti jetim në moshën 17 vjeçare, por nuk e kurseu veten e as familjen në luftnat çlirimtare pro tokave të shqipes, ai dha dy djem në luftë kundër Malit te Zi, Gjonin e Pjetrin, dha nipin Martinin e për ma tepër i dha historisë shqiptare bijen e tij Tringë Smajlin e njohun.
Smajl Martini Ivezaj, bajraktari i Grudës së njohun, asht njani ndër shqiptarët ma patriot, për të cilin deri më sot shumë pak asht ba për nderimin e tij në rang kombëtar. Asht në nderin e historiografisë shqiptare dëshmimi i vlerave patriotike, i trimnisë e i sakrificave personale e famijare të tribunit popullor, heroit të lirisë e të shqiptarizmit Smajl Martin Ivezaj me objektiv e vendosjen e tij në Piedestalin e Nderit të Nanës Shqipni.
Gjeto Ivezaj ( E përkohëshme – Malësia)

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes

Fantazma e anti-shqiptarisë me pelegrinë!

No Comments Lajme Opinion

Enver Bytyçi
Të dielën e shkuar udhëtuan për në Manastirin e Deçanit shumë pelegrinë të Beratit dhe Vlorës të udhëhequr nga priftërinj shqiptarë. Këtë manastir e kishte vizituar edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Meta, para pak vitesh dhe pati tentativa që të vihej një shenjë barazimi midis pelegrinazhistëve të sotëm me vizitën e kreut të shtetit shqiptar. Nuk dua ta paragjykoj vizitën e tij asokohe. Dhe jam i bindur se presidenti Meta ka dashur të japë mesazh me atë vizitë, mesazh që kurrësisesi nuk mund të krahasohet me atë të së dielës. Motivet e asaj vizite dhe motivet e pelegrinazhit të së dielës janë krejt të ndryshme.
Që në fillim dua të them se në kryeministrinë e shtetit shqiptar është ngritur një zyrë e posaçme për të promovuar “miqësinë shqiptaro-serbe”! Kjo zyrë programon gjithçka që shkon në dobi të interesave të Serbisë në Kosovë, në Shqipëri e në Ballkan. Në këtë zyrë punojnë specialistë të PR nga Tirana dhe nga Beogradi. Aty jepen dhe aplikohen në letër ide, projekte, veprimtari, marrëveshje, si dhe deklarimet politike. Skema e kësaj zyre ka një moto: “Asgjë kundër Serbisë, asgjë jashtë marrëdhënieve miqësore me Serbinë, gjithçka brenda interesave të saj”!
Eshtë pikërisht zyra e pijarit të marrëdhënieve dhe promovimit të Serbisë ajo që projektoi vizitën e pelegrinëve dhe priftërinjve shqiptarë të Beratit e Vlorës në Manastirin e Deçanit. Në parim nuk ka asgjë jashtë logjikës. Madje, ata që nuk i njohin rrethanat e sotme të zhvillimeve në Kosovë kanë të drejtë të më kundërshtojnë ashpër për këtë kritikë timen. Gjithçka motivohet me “pajtimin” midis të dy popujve. Por ky lloj pajtimi është i pamoralshëm, jo korrekt dhe i pabesë.
Ta zëmë se dikushi i ka marrë jetën djalit të vëllaut. Dhe vëllai, pra xhaxhi i viktimës, pa lejen e pra vëllait tjetër, shkon e miqësohet me vrasësin e nipit të vet. Vëllai mund t’i lutej vëllait të viktimizuar për pajtim, por në traditën njerëzore, jo vetëm shqiptare, nuk mundet që të miqësohet me vrasësin e djalit të vëllait! Kjo është tradhti ndaj vëllait! Eshtë imoralitet dhe si i tillë ky akt do të dënohej nga gjithkush. Kësisoj ka ndodhur me Edi Ramën. Motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë u masakruan, u dhunuan, u përdhunuan, u përvëluan nga serbët, ku rol aktiv kishte edhe Aleksandër Vuçiq.
Dhe vjen një ditë kur “vëllai i madh”, pra Edi Rama, pa pyetur dhe pa kurrëfarë keqardhje për “vëllain e vogël”, Kosovën, shkoi dhe u pajtua, u miqësua, u përqafua, u puth dhe tani thur intriga bashkë me presidentin e Serbisë kundër “vëllait të vogël” të gonociduar, Kosovës!
Pikërisht kjo po ndodh në marrëdhëniet midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit. Dhe kjo skemë po elaborohet sipas projekteve serbe të Çubrilloviçit, Andriçit e madje edhe të Vladan Gjorgjeviçit në zyrën e “miqësisë shqiptaro-serbe” në selinë e kryeministrit shqiptar. Gjithçka e bëjnë “në emër të promovimit të paqes”! Në fakt provokojnë luftën. Pse po provokojnë luftën? Sepse po mbajnë anë në konfliktin midis Kosovës e Serbisë. Edhe në këtë rast ata po mbajnë anënj e Beogradit, të agresorit e dhunuesit. Le ta sqarojmë!
Ka disa muaj që qeveria e Kosovës është vënë nën presion të madh që t’i japë manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë si pronë të saj dhe ky territor më pas të shpallet si ektstra-territor serb, pra i pakontrolluar nga shteti e institucionet e Kosovës, si kusht për “paqe me Serbinë”! Vuçiq e përmend këtë fakt çdo ditë dhe ka mundur të fajësojë në sytë e perendimorëve qeverinë Kurti. Me qëllim që Vuçiq të ketë mbështetje dhe argumente shtesë në ankesat e tij përpara përfaqësuesve amerikanë e europianë, Rama urdhëroi vizitën e pelegrinëve dhe priftërinjve shqiptarë në këtë manastir. Kjo ngjarje shërben njëkohësisht si arsyetim i Beogradit për të arrit “pavarësinë territoriale” të manastirit nga shteti i Kosovës. D.m.th që varësia e tij të jetë direkt në Beograd.
Pikërisht këtij qëllimi i ka shërbyer dhe i shërben loja me pelegrinë e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiq. Të dy ata janë të kënaqur tej mase me këtë provokim djallëzor kundër institucioneve dhe sovranitetit territorial të Kosovës. Fantazia e intrigave të zyrës serbo-shqiptare në godinën kryeministrore të Tiranës nuk dihet se deri ku do të shkojë. Por ditë të mira dhe paqe në Kosovë e në rajon nuk mund të ketë, sa kohë që në vend të ballafaqimit me të vërtetën Kosova dhe shqiptarët do të ballafaqohen me intriga dhe pabesi!

Burimi/Facebook/Autori

Dhunohet për vdekje 37-vjeçarja në Shkodër, trupi i hidhet në kanal

No Comments Aktualitet Lajme

Një 37-vjeçare është gjetur e vrarë në një kanal në zonën e livadheve pranë By-Passit të Shkodrës në lagjen “Ahmet Haxhija”. Policia thotë se viktima është Leze Qosaj (K) lindur në Tropojë dhe banuese në Dobraç të Shkodrës.

37-vjeçarja ka shenja dhune dhe dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Viktima dyshohet që të ketë qenë e vdekur prej 2-3 ditësh, pasi trupi është pjesërisht i dekompozuar. Ndërsa policia sot u sinjalizua përmes një telefonate në sallën operative.

37-vjeçarja ishte shpallur e humbur, pasi më datë 18 Maj, motra e viktimës kishte bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës. Ajo kishte kallëzuar se 37-vjeçarja Leze Qosaj ishte larguar nga banesa ku jetonte me motrën më datë 8 Maj.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Dyshohet se viktima është dhunuar për vdekje dhe është lënë në vendin ku u gjet. Grupi hetimor i policisë nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar e arrestuar autorin/ët.

Burimi /tvklan.al

Njoftim Publik – Partia Kombetare Konservatore Albania.

No Comments Aktualitet Lajme

Komisioneri për zgjedhje në raportin e tij 1 vjecar pranoj se:
Emigrantët nuk u lejuan të votonin në zgjedhje 25.04.2021 sepse kishte dakortësi midis palëve politike?!
Partia Konservatore si drejtuese e koalicionit Opozitar:
Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni Ora e Shpresës dhe KONSETVATORET
NJOFTON OPINJONIN PUBLIK DHE VECANETISHT Emigrantët.
ABEOK në asnjë rast nuk është dakortësu me PS dhe PD pèr të mos lejuar Emigrantët të votojnë.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin zgjedhor dhe Kushtëtutën RSH duke bllokuar votimin e Emigranteve Zgjedhje 25.04.2021
Ne si subjekt dhe koalicion politik zgjedhor i jemi drejtuar Gjykatave Shqiptare dhe po ndjekim këtë proces që në fakt bën Nul cdo institucion të dalë nga zgjedhje në paligjëshmëri parashikuar nga Kodi zgjedhor RSH
Komisioneri Ilirian Celibashi pranoj sot pavlefteshmërinë e madhe të votës zgjedhje 25.04.2021 nga 11500 – 12000 në 31 vite zgjedhje ponderikisht pavleftëshmeria u rrit me 8.7 herë në 83555 vota të pa vlera në zgjedhjet 2021 E perkthyer në mandate 11 jane te vjedhura të tjetëruara nga maxhoranca e rilindjes së votës së grabitur me administrate dhe patronazhim.
Realiteti është se: Kuvendi RSH nuk shpreh vullnetin e votës Popullore të Certefikuar si të tilla në Raportin OSBE – ODHIR dhe Departamentin amerikan të Shtetit.
ABEOK për këto arsye nuk ka njohur Zgjedhjet e vjedhura 2021
PKKA ka njoftuar autoritetet USA Shtz. President Jeo Biden dhe Shtz. Kryeministrin Britanik Boris Jonson.
Zyra e Shtypit PKKA
Tiranë 31 Maj 2022

Burimi/Facebook/Kujtim Gjuzi

NË PRITJE TË NJË MESHTARI NË SHKUP QË DO TA FLISTE GJUHËN E NËNË TEREZËS!

No Comments Lajme Opinion

Nga Prof. Dr. SKENDER ASANI
Ipeshkvia Shkup-Prizren historikisht ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ruajtën e kohezionit të brendshëm kombëtar e shpirtëror të shqiptarëve. Nga kjo ipeshkvi dolën apostuj të vërtetë të shqiptarizmës, të cilët mision nuk e kishin vetëm çështjen e predikimit dhe edukimit fetar por edhe ndërgjegjësimin kombëtar. Ipeshkvët dardanë Andreja Bogdani ,Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Andreja Logoreci,Pashk Trokshi, Lazër Mjeda etj. mbollën frymën e iluminizmit perendimor në këto treva dhe hodhën themelet e urave të komunkimit e bashkëpunimit kulturor në mes të shqiptarëve dhe popujve evropian.
Shkupi si qendër e dikurshme e Dardanisë, ishte bërë edhe një panteon i ideve iluministe, por edhe një rreze shprese për mbijetesën shqiptare nën dominimet e huaja ideologjike e fetare. Nga Shkupi drejt metropoleve të Evropës dërgoheshin letra e telegrame që shpërfaqshin gjendjen reale të Ipeshkvisë, por edhe të arealit të përgjithshëm jetësor ku mbizotëronin idetë hegjemoniste të aleancve ballkanike.
Brenda këtij areali po zhvillohej një ind i fuqishëm i mbijetesës shqiptare në Shkup që si strumbullar kishte familjet fisnike katolike shqiptare. I pazëvendësueshëm në këtë gjallim ishte kontributi i familjes Bojaxhiu, në krye me aristokratin e asaj kohe, Kolë Bojaxhiun. Më vonë nga kjo familje do të del një emër emblematikë me përmasa planetare. Gonxhe Bojaxhiu, një bijë shkupjane, më vonë u bë nënë e gjithë njerëzimit. E shenjta Nënë Tereze nga Çarshia e Vjetër e Shkupi mori frymën e diversitetit fetar, gjuhësor e kulturor dhe barti në gjithë botën mesazhin e mirësisë dhe dashurisë njerëzore.
Me shpërthimin e luftërave ballkanike, filluan edhe goditjet e para ndaj këtij komuniteti, por fuqia e mbijetesës ishte më e madhe se furtunat që sillte koha. Përmasat e kësaj fuqie ishin të dukshme në organizimin kulturor e arsimor të komunitetit shqiptar katolik të Shkupit, andaj nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë qytet lindën insitucionet e para skenike e muzikore shqiptare, siç ishte Teatri dhe banda frymore e qytetit të Shkupit.
Kontinuiteti dhe prezenca e komunitetit katolik të Shkupit kishte ngritjet dhe rëniet e veta, deri në kohën e pavarsëmit të republikave të ish Federatës Jugosllave, atëherë kur edhe Ipeshkvia Shkup-Prizren e humbi primatin që e kishte dhe u transformua në një juridksion tjetër me seli në Prishtinë, që aktualisht njihet si Ipeshkvia Prishtinë Prizren.
Por ky ndryshim nuk kaloi pa trauma në mesin e besimtarëve të komunitetit katolik të Shkupit. Ata ishin mësuar me meshat e Gaspër Gjinit dhe meshtarëve të tjerë, të cilët dashurinë për Hyjin dhe njerëzimin mbarë e transmetonin në gjuhën që e kuptonte më së miri komuniteti i Nënë Terezës në Shkup.
Ky ishte edhe pragu fatkeq që ndante komunitetin katolik shqiptar në dy drejtime: në asimilim dhe shpërngulje. Sfidat e këtij procesi arritën t’i mbijetojnë shumë pak familje shqiptare katolike të Shkupit dhe më gjerë, andaj ne si ITSHKSH kemi ngritur disa “çadra” për të pritur rrebeshin e furtunave të mëtejme. Fillimisht kemi themeluar Departamentin për mbrojtjen e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, si një mburojë institucionale ndaj tendencave mohuese e asimiluese që i kanosen komunitetit të Nënë terezës në Shkup. Për këtë qëllim ne si ITSHKSH kemi ndërmarrë disa veprime, duke filluar nga organizimi i konferencave shkencore, botimi i veprave me gjurmë kon krete të komunitetit katolik shqiptar në Shklup, deri te organizimi i pritjes solemne me rastin e Kërshëndellave katolikë më 23 dhjetor në ambinetet e ITSHKSH, ditë kjo që do të jetë tradicionale dhe do të shënojë për çdo vit simbolikisht organizimin shqip të meshës në shenjë kujtimi e nderimi të figurës së madhe të shenjtores Nënë Tereza dhe komunitetit të saj në Shkup. Prandaj është koha që në Shkup të kemi një meshtar që mban meshë në gjuhën e Nënë Terezës, në gjuhën e atyre që mbajtën gjallë civilizimin evropian në këtë pjesë të Gadishulit të Ballkanit. Të gjitha gjuhët janë të Zotit, por veshi i njeriut është mësuar të përkëdhelet me atë gjuhë që nëna i ka kënduar ninulla që në djep. Ninullat shqiptare të Shkupit Dardan shpëndaheshin në qiell bashkë me jehonën e kambanës së Kishës së Zemrës së Krishtit dhe formonin plazmën e pandashme të sintagmës së Rilindjes Kombëtare – fe e atdhe në një fole.
Komuniteti i Nënë Terezës pati fole të veten Ipeshkvinë Shkup-Prizren dhe me prishjen e kësaj foleje, shumë zogjë morën arratinë dhe shumë të tjerë e shterrën cicërrimën, ashtu siç shterren krojet kur ua shmangim ujin e burimit.
Ardhja e një meshtari në Shkup që do të rikthente këto kroje në familjet katolike shqiptare, do të ishte një mrekulli që do ta bënte sakrificën e mbijetesës më kuptimplote, por edhe një mirënjohje për gjith ata që ruajtën kujtimin e shjejtë për gjithë këtë traditë të pasur.
Komuniteti i Nënë Terezës e meriton t’i dëgjoj predikimet fetare në gjuhën e të parëve, në gjuhën e Pjetër Bogdanit, Lazër Mjedës, Zef Ramës e Gaspër Gjinit.
ITSHKSH me Departamentin për mbrojtjen e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës do të vazhdojë udhën e trazuar në zgjerimin e horizontit kuptimor mbi rëndësinë e kësaj figure madhore. Do të vazhdojë të këmbëngulë në mbrojtjen e saj nga mohimet e të tjerëve dhe nga ekzagjerimet që vijnë nga vet shqiptarët, duke i mveshur asaj atribute të paqena të heroizmave e folklorizmave kombëtare.
E shenjta Nënë Tereza është aq e madhe në dimensionin e perceptimit planetar, sa që çdo etiketë patetike që e ngushton këtë dimension do ta lëndonte bukurinë që reflekton figura e saj.
Ta admirosh këtë figurë duke mos ia ngushtuar atë që përfaqëson misioni i saj në botë, është nderi më i madh që mund t’i bëhet shenjtores Nënës Tereze.
Shkup, 31 maj 2022

Burimi/Facebook/Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare

Mark Marku: Si mund të mendosh që Berisha do sjellë demokracinë?! Në PD modeli i nënshtrimi ndaj liderit është kultivuar që nga ’92

No Comments Lajme Opinion

Pedagogu dhe analisti Mark Marku, flet për situatën e krijuar në PD pas marrjes së drejtimit të partisë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, nuk është se Basha i cënoi standardet demokratike në PD, por ato kanë qenë të kultivuara që nga vitet 1992.

“Ai model sjellje aty ishte i kultivuar. Modeli i nënshtrimit, modeli i konsiderimit të kritikës si armiq. Është i kultivuar me kohë. Ka gati një vit që PD është gati në përplasje civile. Çfarë përplasje idesh kemi pasur?! Janë fokusuar të gjitha te personi, ky bën, ky nuk bën”, u shpreh Marku.

I ftuar në News 24, ai u pyet dhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Mark Marku thotë se mënyra sesi po e trajton mazhoranca këtë proces, tregon shumë dhe për emrin e ri që do jetë në krye të shtetit shqiptar.

“Unë mendoj që ai e ka përzgjedh, por po bën këtë lojën duke kaluar etap pas etape, procedurë parlamentare. Po i nxit njerëzit të propozojnë emra. Çfarë kuptimi ka kjo të propozosh emra?! Hap konkursin dhe të gjithë konkurojnë për president. Mënyra sesi po zgjidhet, tregon rëndësinë që do ketë Presidenti i ri. Askush nuk do ta marrë seriozisht, ose do futet në konflikt me palët”, vijoi ai.

Pjesë nga deklarata e Mark Markut:

Kjo nuk e zgjidh krizën, përkundrazi, e thellon. Fajtor nuk është vetëm njëra palë. Të dy palët kanë pjesën e vetë të fajit. Duhet bashkëndarë përgjegjësia. Problemi është përtej, as të dy palët dhe të bashkohen të gjitha copëzat e PD, konteksti ka qenë shpallja non grata e Berishës dhe largimi i tij.

Frika dhe mungesa e guximit për t’u përballur me këto probleme 30 vjeçare, se që ta zgjidhësh sëmundjen duhet ta identifikosh atë. Pastaj mënyra sesi do ta trajtosh. Në PD kurrë nuk kanë dashur dhe nuk duan të bëjnë analizën e thellë të PD në këto 30 vjet.

Unë mendoj që PD është vonë, problemet i kanë shpërthyer. Politika të krijon mundësinë që duke qenë në aksion, e ke të pamundur refleksionin. Nuk të krijon mundësi të mendosh. Por PD nuk e ka pasur si pjesë të konceptit që ka pas për politikën që të ndalej te problemet e veta.

Problemi i arrogancës së liderit. Okay Basha kishte tendenca që i merrte vetë vendimet, por ky problem ka të bëjë me partinë e tipit lider që është krijuar nga ’92 e këtej. Lideri ka qenë personi që ka përcaktuar kush është i mirë, i drejtë. Këta thonin do vijë Berisha dhe do vendosi standarde demokratike, se Basha i cënoi.

Ai model sjellje aty ishte i kultivuar. Modeli i nënshtrimit, modeli i konsiderimit të kritikës si armiq. Është i kultivuar me kohë. Ka gati një vit që PD është gati në përplasje civile. Çfarë përplasje idesh kemi pasur?! Janë fokusuar të gjitha te personi, ky bën, ky nuk bën. Ndryshe nga PS, pushteti i shtyn problemet. Kurse opozitës i duhet të luftojë që të vijë në pushtet.

Burimi/newsbomb.al/

Përroi i Djallit

No Comments Argëtim Letersi

-Tregim nga Lek Gjoka
As vetë Tonin Kola nuk e dinte se si pas tre muaj pune i lidhur me litarë po i jepte jetë skulpturës së Zojës Shën Eufomia tek Përroi i Djallit. I ulur mbi një shkrep tek Firusha në një lëndinë mbi Gurrën e Madhe ku shpërthente burimi kryesor i Përroit të Djallit sodiste tërë fushën e gjerë që shtrihej poshtë bjeshkës deri në afërsi të detit Adriatik ku dallgët e tij përziheshin me ushëtimën e përroit dhe krijonin një lloj melodije të veçantë sikur donin të tregonin për një mori historish dhe legjendash që ishin freskur mbi këtë tokë të lashtë ilire. Në një moment iu shfaq fytyra e ëmbël e gjyshes së saj…
.. – Eh mor biri im, ky përrua dhe kjo bjeshkë ka qëndruar me shekuj të tërë në këmbë, në gëzime dhe tragjedi por kurrë nuk është gjunjëzuar por tani…

  • Çfarë ka ndodhur nana gjyshe?
  • Si çfare mor bir a nuk e shikon?!
  • Jo unë shikoj, por nuk kuptoj asgjë!
  • Ajo kishë si të katra kishët e katundit ishte shpresa e vetme e për ne, ishte lidhja me Zotin që na lehtësonte dhimbjet dhe varfërinë ndërsa tani ..
  • E di moj nana gjyshe por s’kemi çfarë të bëjmë keshtu erdhi kjo kohë, ky dreq sistemi komunist, nuk kemi asnjë rrugë dalje.
  • Po more bir ka, si nuk ka!
  • Si?
  • Të gdhendësh Zojën Shën Eufomi tek shkrepi i Gurrës së Madhe, tek Përroi i Djallit se atëherë ajo do ta ndihmojë të gjithëve.
  • Po pse e ka këtë emër ky përrua kështu, “Përroi i Djallit”?
  • Ka një histori të dhimbshme aq dhe reale që im shoq pra gjyshi yt e ka përjetuar. Dikur quhej “Përroi i Qershive” por..
  • Qershitë janë përsëri, – e ndërpreu Tonini, – bile shumë të mira megjithëse tani që i kanë rrethuar ato të kooperativës nuk mundemi të hamë asnjë kokërr.
  • Tani ka hyrë kjoftëlargu tek zemrat e njerëve sikur i kishte hyrë dikur Zef Markut.
  • Si i paska hyrë djalli, mos është rrenë moj gjyshja ime?
  • Jo bir jo!
  • Pastaj si ja hoqën e vranë bashkë me djallin.
  • Jo jo, Dom Luigji, prifti i katundit ia nxorri nga shpirti e trupi kjoftëlargun.
  • Si?
  • E ke parë një gropë tek oborri i Kishës së Madhe?
  • Po.
  • Aty ishte një man, dhe atë man ia dha dhuratë dom Luigji kjoftëlargut. – Përse,kur dhe si?
  • Ishte një ditë e bukur pranvere. Një i ftohtë të priste si brisk. Përroi i Qershisë ishte i tej mbushur me ujë pas një shiu të fuqishën që ra një javë rresht. Si mbaroi mesha e të dielës Llesh Marku qëndronte tek pragu i kishës dhe bërtiste në kupë të qiellit që kjoftlargu të mos hynte dot në kishë. Dom Luigji me parinë e katundit ku bënte pjesë edhe gjyshi yt si dolën në oborr e moren Lleshin për krahu. Prifti i drejtoi biblën dhe kryqin Lleshit dhe duke iu lutur Zotit i bërtiste me të madhe kjoftlargut: – Kjoftëlarg dil nga shpirti i Llesh Markut!
  • Jo nuk dal, – dëgjohej zëri i Lleshit, – dua dy furra me bukë.
    S’kaluan as pesë minuta dhe djalli hëngri plot dy furra bukë që ishin për pesëdhjetë burra.
  • Dil tani se të dhamë atë që kërkove!
  • Jo jo nuk dal se dua më..!
  • Dua Marien e Franit më të hijëshmen femër të katundit!
  • Per emën të zotit nuk ta jap dhe ti ke për të dalë nga shpirti i Lleshit!
  • Jo nuk dal, më jep kalin tand të shalës!
  • As atë nuk ta jap se edhe kali ështe qenie me shpirt por dil!
  • Jo nuk kam për të dalë pa më dhënë diçka! Djalli në sytë e Lleshit shikoi manin e madh në oborr të kishës. Poshtë tyre qëndronin në hije tërë burrat e katundit.
  • Dil të thashë, zoti i madh ka për ta ndihmu shpirtin e Lleshit dhe e ke të kotë se nuk ke për të qëndru gjatë!
  • Po dal! – bërtiti një zë i fuqishëm nga buzët e Lesh Markut, – por më jep manin në oborr të kishës, manin ku bëni kuvendet e katundit.
  • Merre! – foli me të lehtë Dom Luigji, – e marrsh edhe përroin bashkë me të.
    Pa një e pa dy qielli i errësua sterrë. Një oshëtimë e fuqishme sikur erdhi nga bjeshka. Një hije e zezë nisi të dalë nga shpirti i Lleshit. Si doli me furi u nis nga ana e manin dhe si e rrethoi pemën me vargoj e shkuli dhe me zhurmë e potere i nis nga Përroi i Qershisë…
  • Po pastaj gjyshe si ndoshi?
  • Askush nuk di më tepër por kjoftëlargu iku nga shpirti dhe trupi i Lleshit . Dikush thotë se ka hy tek Gurra e Madhe atje ku buron përroi ndaj ia ndryshuan emrin në “Përroi i Djallit”…
    … Një prekje supesh nga prapa sikur e shkundën Tonin nga kujtimet. Ktheu kokën prapa kur pa Marie, i dha një përqafim dhe e mori në prehër.
  • Po ti çfarë do këtu?
  • Isha në një mbledhje.
  • Ku?
  • Tek kryesia e kooperativës.
  • Dhe, çfarë?
  • Dikush të ka parë duke punuar skulpturën dhe të ka paditur në Parti por nuk ka arritur të të njohë. Më mori edhe vëllai në telefon dhe më tha të ruhesh sepse të arrestojnë dhe mua nuk më duhet gjë jeta pa ty, pa dashurinë tënde.
  • Ajo është një vepër arti, ato duhet të më falenderojnë, kam punuar tre muaj i lidhur me litarë.
  • Vepër arti do të ishte ose mund të jetë po qe se komunizmi ky djall që ka hyrë në Shqipëri të vdesë, tani është skulptura e Zojës Shën Eufomi dhe djalli ti e di se nuk e do as Zojën, as Zotin e as Krishtin ai do vehtën vehten e tij.
  • E di e di, – tha Tonini mendueshëm, – por më duhet edhe një ditë ta përfundoj ose më saktë edhe pak orë.
  • Mbaroje tani sepse nesër është shumë vonë.
    Pa u menduar më gjatë Tonini zbriti ngadalë poshtë Firushes tek Gurra e Madhe. Mori çekiçin dhe daltat dhe si u lidh me litar zbriti poshtë në shkrepin e thepisur dhe ia nisi punës. Nga sipër Maria e shikonte me një shikim tejet të ëmbël duke ia lehtësuar lodhjen. Pak pa u errësuar mbaroi punë. U ngjit lart. Njëherë deshi të hidhte çekiçin dhe daltën në mbrendësi të burimit por ndërroi mendim. U ngjit ngadalë nëpër litar drejt Maries…
    Pas dy-tre ditësh ra një shi i fuqishëm me breshër e erë të tmerrshme. Sekretari i Partisë dhe Kryetari i Këshillit e kishin parë skulpturën por kishin rënë në hall të madh. Ta prishnin me tritol kishin frikë se thahet i vetmi burim i pashtershëm edhe në verë për fshatin.
  • Djalli e marrtë Përroi e Djallit! – foli me zë të lartë sekretari, – si t’ia bëjmë që ta largojmë?
    Asnjeri nuk fliste. Një heshtje varri i kishte mbërthyer të dy. Pinin duhan në heshtje kur pas krahëve dëgjoi një zë të njohur. Ktheu kokën kur dalloi fytyrën e dashur të nënës.
  • Hë nënë! – i foli me një frymë Sekretari, – çfarë të solli këtu?
    Ajo u afrua dhe nisi të bënte kryq. Sekretari i Partisë u skuq disi dhe iu afrua më afër të ëmës mbi nëntëdhjetë vjeçare por që gëzonte shëndet të plotë.
  • Nënë, të kam thënë se nuk ka zot, Partia, komunizmi është zoti ynë.
    E ëma e shikoi si me habi. Dy pika loti i ranë nga sytë. – Biri im çfarë të ka ndodhë? Dom Luigji është në burg dhe duhet ta nxjerrësh të të shpëtojë!
  • Nënë më dukesh e sëmurë, nuk je në rregull…!
  • Ehh mor biri i nënës, zëri është i joti por dreqi po të komandon ndaj duhet se s’ban me thirrë dom Luigjin me ta nxjerrë kjoftëlargun nga shpirti, apo jo o Palok, – iu drejtua Kryetarit të Këshillit, – a e morët vesh se ç’farë ka ndodhë?
  • Jo! – foli Paloka si i zënë në faj.
  • Stuhia që erdhi pardje nuk ishte shi e breshër i zakonshëm. Jo, jo!
  • Ç’farë dreqin ishte? ! – ia priti i biri.
  • Dreqin e ke ti në shpirt e duhet me ta nxjerrë, por erdhi Zoja Shën Eufomi në tokë dhe e largoi shejtanin nga gurra e kur iku la edhe shenjën e vet në gurë. Hapni sytë mirë. I gjithë fshati e di. Shikojeni hyjneshën sa me shikim të ëmbël lutet për ne në shkëmbin e gurrës së “Përroit të Dreqit”.
  • Nënë, duhet më thirrë ambulancën me të dërgu në spital.
  • Në spital dërgo vehten dhe atë që na ftohu shpirtin e u mundua të na largojë Zotin e Krishtin e në vend të tij të vijë vetë. Atë punë vetëm dreqi, kjoftëlargu e bën se vetëm ai donte të dilte përmbi Zotin dhe Zoti ia dha dënimin nëpër përroj tuj tërheqë vargje hekuri pesë tonësh, e tuj ndejtë gadi me gjetë njerëz si ti o biri im me iu hy në shpirt. Nuk ka Parti mbi Zotin, Zoti asht i plotfuqishmi i gjithë botës, i të gjithë shpirtrave që ai iu jep frymë dhe kur vdesin ka qejf me i marrë në parajsë por ky dreq dreqi që ti po punon iu fut ndërkamzën do t’ju hedhë në ferr.
    Ajo e shikoi edhe një herë me shumë dhembshuri të birin dhe u largua drejt shkëmbit. Pa bërë disa metra me dhjetëra e dhjetëra fshatare po shkonin në të njejtën rrugë tepër të ngushtë që më parë nuk kishte ekzistuar fare por dikush kishte punur tërë natën dhe e kishte rregulluar deri të skulptura që kishte gdhendur Tonini, skulpturë që në shpirtrat e fshatarëve kishte larguar djallin nga gurra e “Përroit të Djallit”.
    .
    .
    .
    Lek Gjoka
    Marre nga libri me tregime
    “Përroit të Djallit”.
    Tirane 2013
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burimi/Facebook/Kallmeti Online/Autori

Miho Gjini – ARTISTË E DHËNDURË ARTISTË…

No Comments Kulture

Përse të mos krenohemi edhe për këtë gjë: që kemi edhe ne artistët tanë, të mëdhenjë e të vegjël, të lindur në këtë fshat, apo të ardhur si nuse e dhëndurë, të cilët e kanë lezetuar e hijeshuar Piqerasin. Ca me këngët e vallet e ca të tjerë me aktrimet në skenën e vogël të estradës në sheshin e “Shën Thanasit”.Xheç kemi thënë për ta, po ja që artistët nuk mbarojnë asnjëherë, me shkollë e pa shkollë, këtu e atje, ndër skena të tjera. Se jemi nga ky çikë fshat që e ka parë herët botën dhe , së toku me kulturën e jetesës, është dashuruar edhe me të bukurën. Disa nga bijat e këtij fshati , si Raimonda Çeçi (Reçi) ka mbaruar Akademinë e Arteve për violinë, ndërsa Vitoria LLaçi për violinçel, Aleks Llazari e Kiço Veçi, me talentin e tyre në aktrim, janë ngjitur deri në skenën profesioniste të Teatrit e të Estradës së Durrësit. Jo thjeshtë si figurantë, po edhe ndër role episodike. Disa prej roleve të tij i kam parë edhe në skenën e Estradës, tek ai lozte natyrshëm e pa asnjë tepërim e grimasa,bile me njëfarë elegance të admirueshme. Sa qe gjallë Kryekomiku Nikolin Xhoja, Alekua përfitonte edhe nga shoqëria e tij dhe, kur unë promovova në Teatrin “Aleksander Moisiu” monografinë e artistit në fjalë, Lekua errdhi aty i pikëlluar e foli, duke rrëfyer edhe ndonjë episodë të veçantë nga turnet që bënin fshatrave të Durrësit, së toku edhe me të ndjerin…Po ashtu, Niko Nino, me talentin e tij regjisorial mbajti gjallë ndër vite edhe estradën amatore të fshatit, ndërsa Filip Prifti u ngjitë të këndojë edhe në skenën e Estradës Profesioniste të Sarandës. Nipi Piqerasiot Valter Lazëri (i biri i Katinës e Qesare) , ishte njeri nga aktorët më të mire të Teatrit të Kukllave të Sarandës. Po ashtu, edhe një pinjoll tjetër nga Qesarajt: Arjani, i cili mësoi të interpretoj me kitarën e tij e të imitoj edhe Elvis Prejsin. Një eveniment artistik ka shënuar edhe i biri i Niko Ninos, Spiro Nino, si producent e regjisor videokliptesh të realizuara shumë bukur, me këngëtarë të njohur e me talent, ku është i pranishëm edhe imazhi shprehës i artit të mirëfillt. Kjo “panoramë” artistike u pasurua, kur në fshatin tone, shkelën këmbët e tre artistëve, nga më të mirët e kombit, nusja e Thoma Ninit Vitore Nino, njera prej themelueseve të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, si edhe bashkëshorti i Amalisë e LLaçe, mbesës së Heroit, Artisti i Merituar Spiro Strati, si edhe dhëndëri i Margës së Vranare, Kompozitori Aleksandër Lalo, që u pasua me dhëndërin e Katinës së Nake , kinooperatorin Stefan Gajo. Një fshat i bukur , që edhe vajzat i ka të bukura, s’kishte si mos të tërhiqte këtu edhe artistë me vlere Kombëtare, si këta të mësipërmit , për të cilët duhen thënë edhe pesë fjalë më shumë….Pasi jemi shprehur edhe përnjë artist famoz ,me origjinë piqerasiote, për Olen Qesarin, volinistin e cilësuar gjer në superlativ, si “Gjigand i Muzikës” nga kritika e huaj muzikore!Gjatë këtyre tre ekadave të mia në Greqi (Athinë) kam dëgjuar të flitet edhe per atin e Olenit, Fane Qesarin, me prirjen e një aktori të vërtetë, që gjatë viteve të luftës, e dergoi familjen në fshat e vetë emigroi në Amerikë, në rrethinat e Hollivudit, tok me ëndërrimet e tij për aktrimin.Si edhe për një piktor me origjinë nga Piqerasi, me emrrin Vangjel Vranai, i cili ishte i punësuar në një shoqëri tregëtare greke, i cili kishte si profesion ekonominë dhe si pasion amatoresk pikturën, duke realizuar kështu edhe disa vepra të shitura prej tij e të mbetura më pas në “mëshirn e fatit”!
VITORE NINO
Edhe pasi kisha parë në skenë e në ekran shumë role të saj,vetëm kur qarkulloi filmi gazmor me skenar të mikut tim nga Fterra Sheri Mita, do të mësoja se Vitoria ishte martuar me një oficer “nga ana jonë”, pra nga Piqerasi. Dhe ky do të ishte një kushëri imi i largët, nga të parët që mbaroi shkollën e lartë të oficerëve dhe u emërua në Shkodër e do të kurorëzohej me këtë artiste, që gjer atëhere kishte punuar si mësuese e gjuhës shqipe në Kosovë e në Tiranë, pas mbarimit të Institutit Pedagogjik. Me origjinë nga Shkodra, e lindur aty në vitin1924 dhe me mbiemrin e vajzërisë Ujka. Tashmë është e vështirë që të qartësohen rrethanat e njohjes e të bashkimit të saj me Piqerasiotin Thoma Nini, por hamëndësojmë se duhet ta ketë njohur kur ajo shkëlqeu si vajzë e talentuar në skenën e Teatrit “Migjeni” , kur interpretoi një rol në pjesën “Portreti” me regjisor Andrea Skanjetin dhe që pastaj u mbajt aty, për të themeluar edhe Teatrii Profesionist të këtij qyteti të kulturuar e artdashës, ku ajo do të ishte njera prej artisteve me repertorin më të rëndësishm, me 10 role kryesore në Teatër dhe me 20 role në kinematogafi.
Duke ushtruar specializimin tim edhe si Kritikë i Teatri, po edhe si Inspektor i Përgjithshëm i Teatrove dhe Estradave të Repubblikës (1966-1978), kam ndjekur shumë role të saj në skenë e në ekran dhe kam shkruar për disa nga rolet e saj më të spikatura, sikundër qe Lokja në dramen e Kolë Jakovës “Toka e Jonë”, Sossia në dramën e Fadil Krajës “Fisheku në Pajë”, Loken e dramës së Loni Papës “Cuca e Maleve” dhe sidomos Nënë Bjeshkën në dramën “Baca i Gjetajve”. I impresionuar nga forca burrërore e ketyre grave stoike të malësisë së veriut, si karaktere të paepura, do të befasohesha mandejë kur e pashë atë edhe në një rol të kundërt, sikundër qe personazhi i saj në komedinë “Këshilli i Ndrikullaave” të Sheri Mitës, ku ajo qe e barabartë edhe me Tinka Kurtin e Antoneta Fishtën, po kaq e skalitur si karakter i komedisë te Halla,në komedinë “Çifti i Lumtur”, ku ajo interpreton krahas Nikolin Xhojës, Bep Shirokës e Niko Kanxherit. Do ta quaja një vlerë të madhe këtë transplantim të figurës dramatike, me nuanca tragjizmi në një figurë tërësisht gazmore, të komedisë satiro-humoristike. Duhet që të pranojme kështu se Piqerasioti Thom Nini ka qënë një njeri i emancipuar, bile edhe fort i duruar me artisten shkodrane, Artisten e Merituar, nusen piqerasiote, e cila ja kushtoi jetën artit , për kohë të tera…
SPIRO STRATI
Ishte njeri nga aktorët më të përshtatshëm të Estradave Shqiptarre, njëherësh edhe miku im, bashkëshorti i Mjekes Amalia Llaçi, vajzës së motrës së vetme të Vasilit, Eftiqisë e LLaçe, që më shoqërnte sa herë veja në Durrës edhe tek e ëma e Heroit, e cila ende mbahej gjallë , e përthyer nga trupi e më thoshte :”Errdhe Jeto?!”, sikundër thonin që të gjitha nënat zemërvrara të Piqerasit!Edhe dhëndër përsëmbari ky aktor-tip që krijoi karakterin e mëvetshëm të bredharakut Kiu-Fiu, që dinte të bënte humor të natyrshëm me serjozitetin e tij, i lirshëm kurdoherë dhe i aftë , në atë përshtatje organike, me skeçin, monologun, parodinë, me komedinë dhe operetën gazmore. Për të cilin shkrova një portret krijues që në vitin 1971, për ta përfshirë në librin tim “ESTRADA”, së toku me Aishe Starin që ai e kishte njerën nga partneret më të këndëshme e më të sigurta, Sikundër qe edhe me Nikolin Xhojën, Fadil Hasën, Muharem Hoxhën, Enver Likmetën, Ramazan Njalën etj, po edhe per Artistin e Popullit, regjisorin Gjergj Vlashi, i cili e “superngarkonte” Spiro Stratin me “trarët” që mbanin spektaklet e tij , me plotë variacione e ngjyra. I paharuar edhe për mua, si shkrova për të komedin një aktëshe “Dhëmballa e Kalbur” dhe që ai i bëri një interpretim brilant personazhit të Stathi Gozhdës, të cilit në vënd që t’i hiqnin “dhëmballën e kalbur” i prenë “gjuhën e gjatë”, me të cilën merrte nëpër gojë gjithë sa shihte udhëve të jetës…
Spiro Strati, aktori i mrekullueshm i roleve të karakterit, nuk kishte shkollë aktrimi. Po ai erdhi direkt nga jeta në skenën profesioniste. Fillimisht, ai ra në sy, tek lozte me aq vërtetësi e humor në Estradën e Ndërmarjes së Peshkimit të Durrësit, ku punonte si tornitor, duke tërhequr vëmëndjen e regjisorit Gjergj Vlashi, si krijues tipash që në shfaqjen e parë të tij. Për të fshatari nuk qe më leshko po një tip i zgjuar, gjithashtu edhe punëtori, jo në tipin e pllakateve, me figura muskuloze, por njerëz me thjeshtësinë e shkathtësinë e tyre. Edhe në komedinë e Çajupit “Pas Vdekjes” ai krijoi një Adhamudh të besueshm, si gjithë ata tipa të fantaksur që duan të dine që në gjallje se çdo të flasi njerëzia pas vdekjes së tyre. Ndërsa në një tjetër komedi ai na dha tipin e Miço Sevdalliut që “dashurohet” me çdo femër që i del përpara, tepër i këndshëm e me një vërtetësi të jashtëzakonëshme. Po edhe me një vokal prej këngëtari në të dy operetat që realizoi në skenë, miku i tij i rrallë, regjisori Gjergj Vlashi. Për ta merituar titullin që i është dhënë si Artist i Merituar.
ALEKSANDËR LALO
Një dhëndër me tipare të jashtzakonëshme, si kompozitor e si njeri, që u dashurua marëzisht me Margën e Koço Vranait e të Gones,-Yllit të Piqerasit për nga bukuria e një gruaje, që ndriste në fuajen e Postës Qëndrore të Tiranës, ku punonte dikur e që kushdo që hynte aty për të telefonuar në vitet e diktaturës, e mbante syin e mëndjen, kthyer nga ajo! Ky artist i rrallë që dinte të bënte muzikë e këngë të mrekullushme , për të gjitha moshat, kishte lindur në Tiranë në muajin prill të vitiit 1949, me origjinë familjare nga Leskoviku i largët, u dërgua nga burokratët e administratës së atëhershme, të mësonte për tokën, bimët e për lopët në Institutin e Lartë Bujqësor, edhe pse e dinin se ai lozte me fisarmonikë melodi rinore, për ta braktisur atë më pastaja, gjersa e “gjeti shpirtin” e të arthmen në Institutin e Lartë të Arteve e që do ta përfundonte shkëlqyeshm në vitin 1973, për ta çuar sa më largë, këtë “tip me flokë të gjata”, gjer në Kukësin e Vjetër, që do të përmbytej pas vajtjes së tij atje, si Dirigjent i Estradës së atjeshme. Mirëpo, sikundër thonë që: “çdo e keqe e ka të mirën mbrapa!”, ai do të gjente aty shoqen e jetës, mjeken dentiste, Margën e Vranare, që ai do ta dashuronte çmëndurisht dhe që, Zehrudin Dokle , regjisori i estradës së atjeshme, do të “sakrifikonte” një dhëmballë të shëndoshë , për ta shkulur, për t’i krijuar mundësin e kohën e duhur që Sandri t’i “godiste telat e shpirtit” me vajzën Piqerasiote, e cila do të bëhej më pas një bashkëshorte ideale dhe që, sikundër e thotë bukur miku i tij Mevlan Shanaj, mbeti “një burr i përkushtuar në shërbim të Margës gjithë jetën e vet”! Jo vetëm që do të kompozonte me frymëzim edhe këngë për të, po edhe do të përkushtohej që ta ndihmonte atë, si nikoqir i rrallë, do t’i pastronte asaj klinikën me kujdes , ndërsa në shtëpi do të gatuante gjellët më të shijshme. Si një Master Shef i shkëlqyer! Dhe ky njeri i jashtzakonshëm do të dukej në Piqeras çdo behar e do të ngrinte edhe një shtëpi karshi detit, mbi ca shkëmbinjë të fshatit tënë, ku unë do ta gjeja Lalon po aty , në atë rëmujë të bukur të ngritjes së “folesë bashkëshortore” , do të pija një kafe me të, ndërkohe që tenxherja e gjellës valonte…Nuk kisha parë e njohur asnjë artistë të tillë, krejt të veçantë, që ta respektonte kaq shumë gruan e tij dhe që, më pastaj të kompozonte këngët më të bukura ndër festivale, ku gjithmonë do t’i jepnin mjeshtrit vetëm çmime të dyta(?!), si edhe të krijonte një muzikë me melodi të rralla në 22 filma artistikë. Muzikë që shprehte “botën filmike” , po edhe gjëndjen shpirtërore të publikut , duke e emocionuar atë e duke e bërë pjestarë të ngjarjeve e të personazheve…
“Po, me Margën,-thotë regjisori Dokle, ata plotësonin njeri tjetrin. Ishin si një duet i mrekullueshm, sejcili në mënyrën dhe pasurinë shpirtërore që dispononin si njerëz të dashuruar”,-duke shtuar se, edhe Bashkëshortja e tij Kleopatra Skarco, që u ngjitë nga Narta në skenën e Estradës Profesioniste të Vlorës, me këngët popullore, aq shumë të ngrohta e melodjoze, do të ishte mirënjohtëse ndaj këtij kompozitori që krijoi për të një cikël këngësh me motive të veriut, me sukses të plotë në vokalin e saj të natyrës jugore, me këngët erëndjellëse të limonave e portokalleve. “I papërtuar Lalua, në shërbim të muzikës dhe të Margës,-thotë Mevlani…Vite më vonë,-shton ai,-rastisi të punonim së bashku në filmin “Të shohë në sy”,-një ndër arritjet e Lalos pas “Dimrit të fundit”. Lalo, me shpirtin e një liriku të klasit të parë,-kishte krijuar portretin e artistit të çliruar, që nga flokët, me ndonjë konjak të përhershëm si kënaqësi dhe si kompozitor i formacioneve rinore. Di të them se Lalo ishte nje artist i lindur, me një botë shpirtërore qiellore! Mik i së bukurës, i melodisë së shpirtit…”. “Dhe një njeri i thjeshtë,-shton Dokle.Njeri social. Në Kukësin e vjetër jetonte e kompozonte vetëm në një dhomë… I pazëshëm. Dhe me shumë humor. Po edhe i prerë me medioakritetin, inkopetencën e madhështinë e rreme të drejtuesve të djshëm e të sotshëm që nuk mundej t’i duronte e ua “plaste fytyrës” dackën që ata meritonin”…”Sandrin e kam pasur kompozitorin e dy filmave të mia, përfundon regjisori Saimir Kumbaro,-Qe njeri i mrekullueshm. Vdiq i varfër, po me me një shpirt shumë të pasur dhe të bukur!”
STEFAN GAJO
Si në një “Kyç vapori” mbi det, përreth një tavoline rrethore, jemi ulur tre vetë, karshi kineastit STEFAN GAJO, që shumë kush e dallon me emrin e shkurtuar NAÇI. Na ka thirrur për një kafe, po vetëm kur do të uleshim aty, qe diçka shumë më tepër:një tryezë e mbushur me gjithë të mirat, meze pikante për raki , vere e uzo greke 12. Do të zgjidhnim uzon , kur edhe qelqurinat shkonin për të, po edhe pagaqet (në kovën e vogël me copra akulli), mezet e ujdisura me merak, po edhe hapësira e detit , gjer në ishujt e Korfuzit, në një det llamburitës që kufizohej me Porto Palermon. Na dukej se kishte një “hile”, në këtë ftesë, ndofta, edhe ngaqë e kishim ftuar Naçin të ulej me ne në “Bar Bufe Piqerasi”, a në ato lokalet e inprovizuara prej kashte të Bunecit, ndërkohë që asnjëherë ai nuk ulej ma ne, në njëfarë ngutje të vazhdueshme, i përpiktë kurdoherë me vetveten, po dhe me bahkëshorten Katina Nako (Gajo) qe e ngarkonte me punët e shtëpisë, dhëndrin piqerasiot. Realisht, ne jemi mburrur me këtë dhëndër, për të cilin të gjithë punonjësit e televizionit e artistët e filmit shqiptar flisnin me veneracion, ashtu sikundër flisnin edhe për dhëndrin tjetër, kompozitorin Aleksandër Lalo, bashkëshortin e Margës së Vranare, që na iku para pak vitesh nga sytë e nga jeta, duke na lënë një boshllëk në shpirt kudo e ngado ku i shkelte këmba e ku i dëgjoheshin këngët e kompozimet e tij te mrekullueshme….
Që të tre ne piqerasiotët e moshur:Vasil Gjivogli, autor i 10 librava me fabula e i “Thsarit” të bëmave të fshatit, Niko Nino, regjisori i estradës së dikurshme të fshatit dhe tani Kryeplaku yne i zgjedhur në të dyja legjislaturat e fundit, si edhe unë ” binadali” i vuajtjeve e i disa librave memorialistikë, letrarë e artistikë , si edhe i shkrimeve kritike, e kemi rrethuar me shumë dashuri Artistin e Merituar e Mjeshtrin e Madh Stefan Gajo,-njeriun më të thjeshtë e më të dashur të TVSH-së, si edhe të piqerasiotëve, që e njohin edhe ata me emrin Naçi dhe e kanë bile si fshatarin e tyre, ashtu sukundër quanin e dhe të ndjerin Aleksandër Lalo……
Ngadalë-ngadalë do të perëndonte dielli mbi det, diku pas ishujve të ngushticës së Korfuzit e gjuha e shkretë do të na vejë përsëri tek prona, e ndarë dhe e pandarë mirë, që ka tri dekada e s’vete dot akoma tek i Zoti, bile as te “çertifikatmbajtësit” (?!),tek shohim ngrehinën e Neço Konomit, gati për t’u rënuar, sherret e lindura për pronat tona të “varfëruara” e aq të pasura me agrume e ullinj që plaçkiten dimrave, kontradiktat e konfliktet pambarim, që zbresin gjer në familjet e vëllezëritë, po edhe për krijimet tona nepër vite…Mrekullohemi tek mësojmë nga Katina se bashkëshorti i saj e ka ngritur vet këtë “anije përmbi ullinj”,me xhamat anësore, shkallaret e parmakët e aluminit, me durimin e përvojën e një artisti duarartë. Po, do të ngazëllehemi kur Naçi reciton një poezi satirike të Fabulistit, si edhe kur rrëfen mbresat e tij, pas leximit të librit tim më të ri, me tregjime e rrëfime të zgjedhura “Një Natë e Ndyrë”. Dhe mua do më kujtohej një skenar për film dokumentar që e pata shkruar 10 vite e ca më parë, për Piqerasin, të cilin gati e pata harruar dhe nuk e dija pse e mbanin akoma nëpër sirtaret e atjeshme TVSH-ja, pa dhënë asnjë përgjigje, kur fshati ynë qe shtrire edhe në dy shtete të tjera, në Itali e në Greqi, duke përbërë kështu një event të jashëzakonshëm të identitetit etnik, kur shembëlltyra të tilla kërkoheshin me ngulm e “me qiri”, në errësirën e shekujve! Ndërkohe që vetë Naçi,-pa i thënë kush,- kishte xhiruar edhe vetë kushedi se sa akte, për fshatin tashmë të tij,Piqerasin a Artë , me një perlë-plazh të virgjër, që mbeti i”virgjër akoma”, ashu si Perëndia e tha dhe e bëri!
E do të kujtonim se si kamera e tjj kishte fiksuar me aq finesë, filmat ” I treti” që në vitin 1978, e me radhë: filmat “Goditja”, “Një telegram, një këngë”, “Çanta e zetë” , “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, si edhe një sërë fimash dokumentarë për: Tefta Tashko Koçon, Lasgush Poradecin, Marije Krajën, Vangjush Furxhiun , Guri Madhin, pa përmendur fiksimet në ekran të disa teledramave, midis të cilave “Zekthin” e me radhë.
Po ky artist i talentuar e i heshtur, që i urren lëvdatat e përgojimet për kolegët, sido qe të ishin ata,nuk fliste kurrë për veten, për krijimet e tij aq shumë dinjitoze, veç do t’i pëlqente të fliste per udhëtimet e tij , per çastet e punës krijuese në rrethana shumë të vështira , si edhe per teknikën e praktikën primitive të fillimit. Ai nuk pajtohej asnjëhëre edhe me dobësitë, amatoriizmin e praktikat spontane e të pa menduara mirë. Ish nxënësi im , regjisori e aktori Mevlan Shanaj , që e do aq shumë Naçin e mirë, e kishte fiksuar në ekran, shumë dokumentarë me të, më thoshte se Gajo përfaqësonte kamerën më profesionale te televizionit. Ndërsa Ermal Mulosmnai do ta quante Naçin si:”Simbolin e Televizionit Shqiptar, që vrapone me kamera në krahë në majë të malit, në zgrip të rënies, në zheg apo në të ftohtë”…I pasionuar si gjithmonë, me energjinë e një talenti të lindur, të forcuar e zvilluar më tej, prej instikteve vetiake, imazheve filmike të përvetësuara mrekullisht, kur shijet estetike vizive bëhen burimore, origjinale e bashkëkohëse. Pa bërë shkollë të lartë arti, në vendet e lindjes e të perëndimit. Dëshmi e shkëlqyer se artistin e bën puna e tij këmbëngulëse, e harmonizuar me talentin e tij, si edhe me atë “pikë të artë” që marrin përsosjet e artit modern….
Ne të tre do të harroheshim në bisedat tona të fundme, duke bërë “fajin” e largimit nga vëmëndja të zonjës së shtëpise, që kujdesej për ne,duke na sevirur pa rreshtur e të na mbushte gotat , kur gjysmerrësira e kishte bërë punën e vet , gjersa ta ngrinim dollinë edhe për këtë bashkudhëtare të Stefan Gajos që përcillte afro gjysmë shekulli bashkëjetesë me artistin e madh, tashmë edhe bashkëfshatarin tonë të dashur, dhëndër “për kokë të dhëndrit”, me të cilin kaluam edhe këtë mbrëmje të mrekullueshme, edhe pse ajo pati njëfarë “hileje njerëzore”, duke fshehur kështu ditëlindjen e tij të 12 shtatorit! Po ç’t’i thuash e si mund ta ” ndëshkosh” Naçin , këtë njeri e artist të mrekullueshëm?!….
Prezantuam kështu disa artistë e dhëndurë-artistë nga Piqerasi, sikundër bëmë në librin e parë “PIQERASIOTËT” me Mjeshtrin e Artit të Punimeve në Dru, po nga fshati ynë, Misto Qendrothanasin, i cili realizoi artistikisht të gjitha anijet, e vogëla e të mëdhe, që ka përdorur Limani i Bunecit, që në zanafillën e jetës së vet, gjeri tek Gjeniu i Violinës Olen Qesari, për të cilën ofruam disa ditë më parë edhe portretin e tij lavdimadh!
Athinë, më 28 maj 2022

Burimi/Facebook/Autori

Luke Luka – PAPAGALI E GJELI I NEXHOS

No Comments Argëtim Letersi

(Pershtatje prej nji ngjarje te vertete , jo vetem barcolete)
Tregtari i njoftun shkodran, Filip Argjendari, i cili tregtonte objekte te vjetra antikuari, kishte pru prej jashte nji papagal!…
Nexhmedin Shabani, qe kalonte kohen ne Zdralej (ku hante çdo dite edhe pilafin), me ecjen e tij tuej u tund e shkunde, sa majtas- djathtas, si anije ne furtune, afrohet prane grumbullit te njerezve, qe shikjonin zogun e vogel me ngjyra e skjepin kerrut (nxjerre per t’u shite)!……
Kur pau çmimin tha:

  • Si ka mundesi qe nji zog i vogel te kushtoje 50 mije lek, kur nuk vlene as per 5 mije lek?!
    U çudit dhe menjihere i shkoj mendja tek gjeli i baxhanakut te tij, qe ishte i madh, i bukur e i majme!
    Me keto mendime ne kry, i hypi urbanit e shkoj ne katund e mori gjelin e baxhanakut dhe u kthy shpejt ku po bahesh pazari!..
    *
    Zuni vend afer tregtarit qe shiste papagalin , ne nji pozicion provokues e filloj te therrase:- “Ky gjel kushton 100 mije lek!..hajdeni mishterij, popull e milet, mos u rreni prej atij batakçi!
    Bleresit filluen te qeshin!..
  • Si ka mundesi ,i thane ata, qe gjeli jot kushton aq shtrejte?
  • Po kur ky zogu i vogel kushton 50 mije lek, gjeli jem asht i madh sa dy here ai!
  • Jo, i thane ata, zogu i vogel asht i veçante, quhet papagal, ka ardhe prej larg e din te flase!
  • Ne kjofte se ai papagal dinka me fole, gjeli jem din me kendu!..🐓

  • Njerezit filluen me mendu per fjalet e Nexhos.
    “Kush vlene ma shume nji politikan llapazan qe vetem flet e flet e mend shet, apo nji kangetar qe me kanget e tija te frymezon dashni per jeten, te bukuren, per çdo gja qe ka kriju artisti popull!”…
    *
    “Kush qeshe, gezon e kendon, gjate ai jeton”!..
    JU uroj nji te diele te gezueshme miq te Fb!.
    Zurich, 29 maj 2022
    Ne foto:
    Gjeli i katundarit dhe Papagali i qytetarit!
    ..😆😆

Burimi/Facebook/Autori

KËTU AS LULET S’MUND TA ZGJEDHIN NGJYRËN…

No Comments Argëtim Letersi

Mirënjohëse për botimin dhe prezantim e librit tim më të fundit i nderuar Z. Rexhep Shahu! Respekte gjithmonë!

KËTU AS LULET S’MUND TA ZGJEDHIN NGJYRËN…
(Doli nga shtypi libri i ri dy gjuhësh “Volevo Scrivere” i poetes Rudina Muharremi Beja, botim i Shtëpisë botuese e promovuese Klubi i Poezisë, Tiranë.)
Miq, Rudina shkroi, u shpreh, i shkroi letër botës edhe ne dhe sot doli libri i saj i ri, shqip – italisht, i dhjeti në radhë “Volevo Scrivere”.
«Zoti im,
më thuaj ku jam?
Këtu as lulet s’mund ta zgjedhin ngjyrën!…»
Lexoj këto vargje dhe them, po, e ka gjetë, i ka vu emër poetja kësaj që ndodh me jetën tonë, i ka vu emrin kohës tonë, ditës tonë, jetës tonë, ia ka bërë portretin me gjithë ngjyrat. Kaq vargje dhe nxitesh të bësh pafund komente.
Si botues i librit Volevo Scrivere të Rudina Muharremi Beja, me krenari mund të pohoj se kjo autore eshte nder ato raste të pakta në poezinë e letërsinë e sotme që i njihet zëri, ka veçantësi zëri i saj, është e pangatërrueshme me të tjerat poete, ka kufijtë e saj, fytyrën e saj, ka ngrohtësi, ëmbëlsi, ithtësi, ka befasi.
Vargjet e saj nisin qetë, dhe sa mendon se do të hysh në ndonjë monotoni, befas shpërthen dallga, nëse do të shpreheshim me dallgë, det e lumë.
Sot në maratonën e poezisë rendin mijëra poete drejt Everestit. Në këtë rendje dikush shfaq talent dhe di me u shitë në gazeta, portale, dikush din me fitue like dhe famë likesh nëper Fb e rrjete sociale, dikush din me hy në ekrane televizionesh e me u ba poet televizioni në tre vakte e dikush din me mbete poet në poezi e në vetmi. Në fakt poezia është ajo që kërkohet, që njerzit e kërkojnë si ujin e paktë në shkretëtirë, si grimcat e diamantit që nuk humbasin asgjë pse janë të fshehura në tokë. Njerzve u mungon diamanti jo njerzit diamantit që bën edhe pa njerëz.
Kam besuar gjithmonë se poezia nuk është ajo që recitohet e deklamohet para turmave qoftë edhe virtuale, poezia mendoj se psherëtihet, pëshpëritet, thyhet në gishta, pikon me lotin, prish ritmin e rrahjeve të zemrës, çel shtigje ëndrrash, të rrëmben në krahë fluturash, të dridh mjekrën, të përvëlon nga malli, të bën t’u thuash njerzve fjalë pa lidhje e kuptim, të ngatërrosh emra, fytyra e njerëz, të bën të thërrasësh në heshtje atë që do e të mungon rëndë e të shtangesh, të shkakton harrimin e vetes e të vendit ku je, të hedh diku tjetër në një vend pa emër…
Asnjëherë nuk është vonë për asgjë pasi koha ka gjithmonë kohë, por kur gjen vargje e poezi të bukura si të Rudinës, thua, pse nuk i paskam ditur e nuk i kam lexuar më parë. Kështu më erdhi të them për mjaft poezi e vargje të Rudinës.
Libri Volevo Scrivere ka vargje e poezi që do të doje t’i dije përmendësh, t’i bëje pjesë të ligjërimit poetik, t’i rrëfeje e t’i dhuroje si lule për dashurinë.
Askush nuk do të qëndronte indiferent para kësaj poezie :
«GJËRAT E RRALLA
Në fund
të mëdhenjtë mbetën të mëdhenj,
të vegjlit – njëlloj!
U thelluan humnerat,
avionët – krahët thyen,
direkë anijesh thërrmuan stuhitë,
u trembën dallëndyshet…
Lavdia udhëtoi mbi shputa ere
pajtonëve imagjinarë,
ndërsa gjërat e rralla arna qepën bërrylave
e mbetën ashtu si një far,
nën vetullën e hënës!»
Dy vargje nga poezia për babanë janë poezi e fshehur në fjalë
«At
s’kam mundur kurrë të shërohem
prej mungesës tënde që më rri lak…»
Ky është një libër që të bën të besosh se autorja ka folur me ne të gjithë dhe din shqetësimet e fshetësitë e dhimbjeve tona të shpirtit.
«Përmes fotosh udhëtoj në të shkuarën…
Humba dhe u harrova mes tyre
në kërkim të një pamjeje të pashkrepur kurrë!»
Unë nuk po bëj asgjë tjetër vecse po shkëpus vargje të bukura nga libri i Rudinës dhe po ua bëj të lehtë t’i lexoni :
«Malli im,
mos vallë kthehesh në fëshfërimë
erashkave të pemëve
që kyçin krejt trishtimin e dimrave,
malli im
që zemrën ma mbush me mungesë…
Përhumbem madhështisë së perëndimeve,
ku flladiten kujtimet…»
Në zgjedhjet e mia janë shumë vargje e poezi, por një prezantim urimi nuk duron më shumë.
«Dhe kur krahët e mi
Te ty të mos mbërrijnë
sepse treni yt larg do të të dërgojë,
me lutje do të të përqafoj
e do të të gjej…
në petalet e buta të një trëndafili…»
«Një kujtim mbjell dhimbje –
jetë mbart një kujtim…»

Dhe kujtimet janë pjesë e orëve të jetës tonë, «Largësi që tkurren e zgjaten pa mbarim… shenjtëri shpirti që me majë gishtërinjsh prek akorde të panjohura, shfleton shënjtërinë e një shpirti që s’mbërrij/të syve që më flasin përmes një vështrimi… ndërsa kërkon një pranverë, ndjen trishtimin tek zbret mbi vetull, atje ku flenë dhimbjet nën një psheretimë… ku fshehet shpirti nën gërmadfhat e fatit».

Dhe si fund, në heshtjen që ndërpritet nga bisedat e zogjve, poetja thotë :

“Po shkoj nënkateve të shpirtit
të rrëmoj mes rrëmujës time
e të vesh sërish një buzëqeshje…”

dhe thërret :

«Eja,
Eja, o Zot, na bëj bashkë të shpëtojmë…»
Sa bukur që poetja flet me Zotin, i lutet Zotit, i kërkon ndihmë, i beson Atij.
Urime Rudinë, pastë jetë të gjatë sa poezia e dashuria libri i ri dhe pasoftë librin e radhës.
Rexhep Shahu, botuesi i librit

Burimi/Facebook/Rudina Muharremi Beja