Home

Lajme

LUFTA E MADHE PËR SHQIPËRI NATYRALE – ZAHIR PAJAZITI

No Comments Argëtim Histori

Nga Rudi Berisha
👉 Që në fillimet e para të themelimit të një grupi gueril në Gollak-Llap, në krye të saj ishte i madhi Zahir Pajaziti. Por ky trim me ideale të kthyera në bindje, më fuqi në fitore, filloi aksionet bashkë më shokët e tij, për të sulmuar dhe luftuar kundër një forca të armatosur, pushtuese, kundër ish-Jugosllavisë respektivisht kundër Serbisë. Kundër shtetit kriminal dhe fashist që po mbante Kosovën e pushtuar.
👉 Zahir Pajaziti, kishte një pikënisje të saktë dhe pa gabime. Ai në radhë të parë filloi t’i largonte mbetjet ose bashkëpunëtoret e armiqve (me një fjalë, i largoi nga faqja e dheut tradhtarët e kombit). Vetëm duke i goditur tradhtarët e kombit, atëherë do sigurosh udhën e pastër dhe me të sigurt në aksionet tua kundër armiqve. Zahir Pajaziti i madh, vërtetë ishte duke qëndruar, vepruar dhe goditur korbat e zi nën hije, por hija me pas ju bë dritë, drita e përfshi e gjithë popullin e Kosovës nga të bëmat e të madhit Zahir Pajaziti.
👉 Ideali dhe bindjet e tij, që nga mësimi për te, me kanë lënë përshtypje, me kanë pëlqyer dhe me kanë frymëzuar që të mundohem të jem një laps i mprehtë, për të shkruar në shërbim të dëshmorëve, në dobi të popullit, në fuqizim të kombit me mundësi dhe kapacitetin tim që kam prej një shqiptari tepër-tepër të vogël në tokën shqiptare të madhe dhe madhështore e të lame me gjak.
👉 Edhe pse Zahir Pajaziti, çdo herë kishte pasur shumë kujdes, nuk i besonte çdo kujt, nuk rrinte me çdo kënd. Zahiri, mundohej që aksionet e tij të jenë vërtetë të fuqishme, të dridhinë Serbinë fashiste, pushtuese që po qëndronte në Kosovë. Çdo aksion i tij ka tmerruar armiqtë, besa dhe ca lidhje të armiqve, ju patë shti frikën në palcë. Lidhjet e armiqve, Zahiri i madh, i ka goditur pa mëshirë, me dorën e tij, a po të shokëve të tij, por të gjitha goditjet ishin të sakta dhe sot ato goditje që kanë qenë mbi koka të korbave të zi, janë të padiskutuara dhe janë goditje të merituara.
👉 Zahiri Pajaziti, e ka dashur Shqipërinë, atje është stërvitur që në grupin e parë. Por dora armike dhe bashkëpunëtoret e armiqve dhe atje në Shqipëri kishin arritur. Zahiri i madh, nuk u dorëzua kurrë, ai aksionet e tij i kishte nisur me besim dhe bindje të madhe që Kosova do çlirohet dhe me pas do i bashkohet Shqipërisë. Zahiri, kishte dhe plane për çlirim të trojeve tjera shqiptare. -Vërtetë Zahiri i madh, ka pasur plane të mëdha dhe të zgjeruara. Ka pasur qëllime ashtu siç ishte vërtetë njeri guximtar dhe me qëllim të qartë. Zahiri, kishte përgjigjeje se çka do nga të gjitha aksionet që po i bënte. Zahiri e kishte ditur përfundimin e të gjitha të bëmave të tij në dobi të kombit, atdheut, ai dhe kishte thënë: ‘’ Që Kosova, atdheu, do çlirohet, do e fitoi lirinë’’.
👉 Zahir i ndritur dhe i ditur, që në nisjen e tij guerile, ai e kishte ditur që Kosova do çlirohet. Vërtetë në atë kohë të kishe bindje të tilla, vërtetë është dashur të ishe një kokë e ndritur, por dhe një trup e mendje guximtare. Zahiri i madh, i kishte të dyja: Kishte kokë të ndritur dhe trup e mendje të guximshme. Ndërsa ca koka që thirreshin “ Si koka të ndritura dhe mendje frikacake’’, ata mendoni që Kosova nuk do çlirohet kurrë, ata thoni se: “ Serbia është e fuqishme, ka artileri të madhe për pak ditë do na fshi nga faqja e dheut ’’. Kështu kurrë nuk mendoi Zahiri i madh, ai mendoi që me guxim, shpirt, ideal, luftë do mundet Serbia përgjithmonë, kështu dhe ndodhi, siç tha Zahiri i madh. Zahiri ishte frymëzuar dhe nga Adem Demaçi i vogël me trup, por me një shpirt-guxim të madh dhe të pashoq. Nga Ademi i burgjeve ose Ademi që jetën, rinin e kaloi në burgje të ish Jugosllavisë, Serbisë, për të ndritur rrugët e popullit, siç thotë dhe ai vet
‘’ Unë isha një njeri i cili duhet të digjesha, që të tjerëve të shishin ma mirë, ta shishin njeri-tjetrin dhe në atë errësirë të robërisë, të kishin një orientim. Sepse le të jetë errësira sado e madhe, por vetëm një qiri të jetë diku, njerëzit orientohen andej. Po të mungonte ai qiri, atëherë orientimi bëhet i vështirë. Si mos të del Zahiri i madh, kur ka pasur frymëzim një njeri të guximshëm dhe të madh, të ndritur e të ditur siç ishte Simboli i çështjes sonë kombëtare, Adem Demaçi.
👉 Zahir Pajaziti, ishte një trim idealist, nacionalist dhe një shqiptar i madh. Ai gjithë jetën sa qëndroi në tokën tonë, ne shpirt dhe në mendje kishte çështje kombëtare, kishte ngulitur në kokën e tij strategjinë e themelimit të një ushtrie, por duke filluar vet të jetë ushtari i parë i kësaj njësie guerile dhe duke qenë vet i pari luftëtar për të realizuar me veprime atë që kishte të ngulitura në kokë. Këtë e dëshmoi në aksionet e tij. Por Zahir Papajziti, u bë dhe dëshmor prej të parëve për çlirim, liri të Kosovës, për çlirim të Kosovës që me pas t’i bashkohet Shqipërisë.
👉 Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet (dikush i tradhtoi dhe i qiti në prit) nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë me një veturë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në altarin e lirisë, bien duke luftuar me forcat milicore serbo-sllave e pushtuese.
👉 Zahir Pajazitit i ndodhi ajo qe ai çdo herë kishte pasur kujdes, kujdes t’ju besonte njerëzve, ra në prit, luftoi dhe nuk u dorëzua, luftoi deri në rënien e tij heroike, luftoi ballë për ballë me armiqtë e kombit. Zahiri i madh i mbylli sytë, i mbylli sytë Zahiri i madh, që të zgjohet dhe me i madh bashkë me rrezet e diellit. Rënia e tij bëri jehonë të madhe, rënia e tij u bë zgji për te dhe për gjithë popullin shqiptarë.
👉 Zahiri i madh, sot akoma me i madh, na bënë roje dhe dritë, është figurë qe duhet marr shembull dhe duhet frymëzuar ne nga personaliteti, guximi, dija dhe strategjia e tij. Vërtetë Zahiri ishte i madh, por dhe i madh mbeti, për tanë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe në mbarë botën. Zahiri, u shkri në shtatore të lirisë, atje buzë malit, afër kullës së madhe në fshatin Orllan, por dhe i ngritur në shtatore në qytetin e Besianës (Podujevë). Zahiri, po ashtu madhështor qëndron në shtatore e ballë lart dhe në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ky ishte dhe është Zahiri i madhe, ky është dhe do jetë Zahir Pajaziti.
“ Çdo goditje e ti mbi koka të tradhtarëve, goditje e padiskutuar, goditje e saktë, e qëlluar dhe mirë-menduar ’’
👉 Nderime veprës tuaj Zahiri im. Nderime për ty përjetësisht !
🎬 (Realizimi i fotografisë ” @ k3nart)
rudi@berisha
Dardani antike, 07 maj 2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *