Home

Lajme

Mimoza Kusari – Emocion i veçantë sot në zbulimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorën e pavarësisë së Shqipërisë

No Comments Aktualitet Lajme

“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona”.
Hasan Prishtina
Emocion i veçantë sot në zbulimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorën e pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, Kryebashkiakun e Vlorës, Kryetarin e Prishtinës dhe shumë personalitete tjera nga Kosova dhe Shqipëria.
Hasan Prishtina, patriot, demokrat, revolucionar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin vendit, për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Në vitin, 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizmin e kryengritjes së përgjithshme të armatosur në Shqipëri si një ndër udhëheqësit kryesorë.
Sot me zbulimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, dukej se u kthyem në histori për të takuar patriotët kombëtarë vizioni dhe angazhimi i të cilëve na udhëheq sot me ëndrren që po bëhet realitet.
Shtatorja e Prishtinës u vendos në qendër të Vlorës, para Pallatit të Kulturës Labëria e pak metra larg shtatores së Ismail Qemalit. Të dytë me vështrimin nga perendimi tregojnë rrugën dhe drejtimin e shqiptarëve me Evropën.
Patrioti që e deshti dhe besoi në kombin shqiptar deri në frymën e fundit kur u vra pabesisht me 13 Gusht, 1933, pak ditë para se t’i mbushte 60 vjeç.
Ai ishte i bindur në ngritjen dhe përparimin e kombit shqiptar. Prej mbështetjes dhe organizimit të kryengritjes shqiptare kundër Portës së Madhe e deri tek arsimi shqip.
Hasan Prishtina shkriu pasurinë e tij për atdheun dhe çlirimin e shqiptarëve duke besuar se:
“Natyra e fuqisë dhe disiplinës qëndronte në cilësitë e intelektit shqiptar. Jam i bindur sot që shqiptarët përbëjnë popullin më të zgjuar të Ballkanit”, thoshte Hasan Prishtina.
Të vegjël jemi para shtatorës dhe veprës së tij, por të madh e kemi inspirimin dhe të plotë vizionin për rrugën e kombit dhe shteteve tona.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *