Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Liberalet kosovar priten ne Parlamentin Europian, ne Strasburg!

No Comments Aktualitet Lajme

Strasburg, 4 Maj 2022

Te mbeshteten forcat proeuropiane dhe liberal demokratike te Kosoves!
Kisha nderin qe si themelues dhe Presidenti Nderi i PLK-se, ish nenkryetar i Internacionales Liberale dhe ambasadori i Kosoves,i shoqeruar nga z.Sali Bislimi, veprimtar dhe bashkepuntor shume vjeqar i çeshtjes se Kosoves, te pritemi ne Parlamentin Europian, ne Strasburg, nga z.Ilhan Kyuchyuk, Co-President i Aleances Liberale dhe Demokratike te Europes(ALDE).
Kishim nderin per ta njohtuar presidentin euroliberal, Deputetin e Parlamentit Europian dhe raportuesin e BE per Maqedonine e Veriut, z.Ilhan Kyuchyuk, me zhvillimet politike ne Kosove, respektimin e te drejtave te njeriut, sundimin e ligjit, demokracine dhe perspektiven euroatlantike. Ne kete takim te perzemert e miqesor biseduam edhe per gjendjen e sigurise ne rajon dhe me gjere pas agresionit te Rusise ne Ukraine, nevojen imediate te solidaritetit dhe unitetit te Bashkimit Europian me Ukrainen si dhe vendet e Ballkanit Perendimor, per te filluar negociatat per antaresim ne BE dhe NATO,liberazimin e vizave si dhe antaresimin e Kosoves ne Keshillin e Europes!
Si lideri i liberal demokracise kosovare , kerkova mbeshtetjen imdiate te ALDE dhe partive simotra te Europes per te mbeshtetur forcat politike te qendres se djathte te liberal demokracise ne Kosove dhe ne Ballkanin Perendimor, pa te cilat veshtire qe do te kete perspektive europiane dhe integrim euroatlantik te Kosoves dhe rajonit.
Lideri i liberalve te Europes, z.Ilhan Kyuchyuk, u zotua per mbeshtetje dhe afirmim te forcave politike proevropiane te liberal demokracise kosovare dhe ballkanike!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *