Home

Lajme

Luke Luka – MUJI I MAJIT E LULET

No Comments Broadcasting Kulture

(Kopshti me lule asht nji kenaqesi e veçante!).🌹🌸🌿🌹🌸🌿
Shkodra e kangeve,e humorit,e dijes dhe e kultures asht edhe e luleve!
Lulet,humori e kanga ne Shkoder kane jetu bashke e nuk ke si i ndane.Le te kujtojme kanget “karajfilat qe ka Shkodra”luleboren”etj. ,
Kjo tradite e Shkodres, asht pasqyru edhe ne kanget qe i kane kushtu poetet e kompozitoret luleve.
Lule boren kompozitori Simon Gjoni e njehesoj me vajzen qe dashunonte!
“Tuej kerku n’ar e ne koder
Tuej prek lulet gjith’me dor’
Veç n’nji kopsht te vogel n’Shkoder..
Ty te gjeta lulebore!
*
Arkavan me boje per mall
Shpendi ban pushim tek ti
Nder kopshtije gjendesh rradhe kush kimetin nuk ta di. …
Drandofillja tuej e pa,
Karajfilin e kuq harlise
Une,tha,jame gjalle hala
boçe tjera du me nise!..
*
Jesemen ti perpjete shkon
Lule te bardha me gjeth te blerte/zogu i ajrit ne ty pushon/me kendu kangen e sinçerte….
*
Nji kange te vjeter ,me fjale te shkodranit Simon Çurçia,titullu ,”kanga e luleve” e ka kendu edhe Bik Ndoja, bilbili i Shkodres,krenaria e qytetit.
Shume emna lulesh perdoren edhe si emna,kryesisht per vajza(Mimoza,Vjollca ose edhe ndonji per djem si Karajfil).
*
Oborret e Shkodres ishin te mbushuna me lloj-lloj lulesh shumengjyrshe,te cilat krijonin nji mjedis te bukur e te kandshem,tuej i dhane kenaqesi te veçante te zoterve te shtepise,si dhe miqeve e shoqnise qe nuk mungonin.
*
Le te kujtojme emnat e disa luleve e kush te dije ma shume ta plotesoje kete postim:
Elbarosa(çele dimen e vere), lule dimni(peme me ere te mire qe lulezon ne dimen),lule mosmeprek(sa e perket mbledh gjethet),lule sahati(ashte thirre edhe lule krisht),lule kumona, karajfili, tulipani(disa llojesh me ngjyra te ndryshme),lulemullaga,lulevilja,sharmasheku(gjeth qe mbulon muret ,tuej kriju nji jeshildhek te bukur e te fresket),sheboja,lulebora(eja eja lulebore se me ty du me vu kunore),lule mustaku,bordullaku,vjollca(e para e pranveres),zymyli,shqiponja,lule grosha(varce),begonja,lulekadifja,lulkuqja,barsilogu,sheboja,zamaku,lule zymyli,shemshiri,rozmaria,mimoza,corcolla, argjentata,drandofillja,lule margerita,marangjyli etj.etj.
Ne Shkoder,kohet e fundit, ashte kriju tradite qe ne nji dite te veçante te muejit maj, te festohet “Dita e luleve”!
Pergezoj te gjithe ato qe po vazhdojne kete tradite te bukur te qytetit tone!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *