Home

Lajme

Sazan Guri – Mbi figuren e Skenderbeut

No Comments Argëtim Histori

Mbase nuk i dime ca nga ne e ca nga keto per figuren e Skenderbeut te mbledhura nga studiusja znj Farida Ranadani e te paraqitura si artikull ne kuvendib e 4 mbi Etnokulturen shqiptare

  1. Ai ishte Davidi që u ndesh me kaq beteja legjendare vigane me “Goliatin” osman dhe doli kurdoherë fitimtar.
  2. Ai bashkonte në personalitetin e vet elemente të islamit e të krishtërimit, të botës orientale, gjuhën dhe kulturën e së cilës ai e njihte dhe njëkohësisht luftonte, siç e quante papa, si një “ledh mbrojtës” i qytetërimit evropian.
  3. Ai mishëronte në një mënyrë shembullore unitetin shpirtëror të popullit në luftë për identitet dhe unitet, dukuri aq e jashtëzakonshme e aq e rrallë në atë kohë në botë.
  4. Ai ishte për shkrimtarët figurë ndërdyshëse midis Lindjes dhe Perëndimit, midis detyrës dhe dashurisë ndaj atdheut dhe lakmisë për pushtet.
  5. Ai ishte strategu ushtarak që me forca relativisht të vogla e të kufizuara, me anë të një strategjie mbrojtëse, dinte të përballonte një kundërshtar superior.
    Figura e Skënderbeut e parë nga të huajt
  6. Papa Kalisti III, në vitin 1458, deklaron: ”Në të vërtetë shohim se si pothuajse i vetëm i është vënë përballë furisë së turqve aq mizorë, si një mur shumë i qëndrueshëm, që e pengon afrimin e tyre”.
  7. Një kronist venedikas, Antonio Sabeliko, pati shkruar në vitin 1487: ”Populli i këndon trimëritë e tij të çuditëshme me vjersha solemne dhe më kanë treguar burra të denjë për t’u besuar, se në mes të zjarrit të luftës, në çastin kur çdo gja dridhej përpara armëve të barbarit, një numër i madh vajzash mblidhej çdo tetë ditë në udhëkryq të atyre vendeve, ku Skënderbeu kishte sunduar dhe këndonin lavdinë e princit të vdekur, ashtu siç e kishin zakon të moçmit ndër gostitë e heronjve të mëdhenj”.
  8. Sulltan Mehmeti II sa dëgjoi për vdekjen e Skënderbeut u shpreh: ”Një sultan të tillë nuk e sheh më bota! Tani Europa dhe Azia janë ndër duar të mia”.
  9. Zhan Lavarden (J.Lavardin), aristokrat francez nga Vandoma, në v.1576 në Paris, në fjalën drejtuar fisnikëve ai ju tërheq vëmendjen se “kjo është jeta e Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbe, Mbret i Shqipërisë (emërtim i dalë për herë të parë nga Lavarden) emri i pavdekshëm i të cilit është i denjë pa asnjë dyshim të futet në tempullin e kujtimit” dhe u drejtohej francezëve: ”ndiqni shembullin e Skënderbeut, hiqni dorë nga lufta vëllavrasëse dhe luftoni kundër të huajve që ju shkelin tokën amtare”.
  10. Vlerësimin e Volarentanit për Skënderbeun si pasues të Pirros, si personazh i denjë për emrin e Aleksandrit të madh.
  11. Edhe konsideratat e humanistit bashkëkohës Enea Pikolomini (Ae. S. Piccolomini) i cili ka thënë: ”Nuk qenë shekujt që e zbehën këtë figurë të madhe, përkundrazi Gjegj Kastrioti i mposhti shekujt”,
  12. Andre Thevet e Pal Jovit te tre sonetet e përfshira në vepër, njëra e poetit Pierre de Ronssard (1524-1585), e krahason Skënderbeun me Akilin,
  13. Në vitin 1709, në Paris në veprën e tij Zhan Nikolla Dyponse “Historia e Skënderbeut – Mbret i Shqipërisë”, e cila përmban 6 libra dhe 591 faqe shkruan se: ”Duhet të njohësh pak historinë që të mos dish se në shek. XV ka pasur një princ ose mbret të Shqipërisë.
  14. Historiani italian Giorgio Biemmi në vitin 1742 tregon kështu: ”Unë nuk di nëpër mend vallë, në gjithë historinë e lashtë dhe të re, një hero që të përmbledhë në vetvete kaq veti të rralla e cilësi shpirtërore dhe të jetë kaq i ngjeshun mirë nga trupi si ai i yni.
  15. Në kohën e betejave të ashpra kundër turqve, ai nuk pushonte asnjë çast, por ishte gjithnjë në lëvizje e veprimtari të vazhdueshme. Ishte i pari që hynte në betejë dhe i fundit që tërhiqej, futej në përleshje dhe u binte armiqve pa u dalluar nga ushtari i thjeshtë.
  16. Sipas shembullit të tij dhe sipas jetës së tij ishin edukuar edhe ushtarët, tek të cilët nuk binte në sy asnjë shenjë shburrnimi, por të gjithë i shtroheshin disiplinës si në çështje ushtarake, ashtu edhe për sa i përket sjelljes në jetën shoqërore.
  17. Me cilësitë e tij të rralla dhe me miqtë e popullit liridashës, Skënderbeu, sado që ishte prijës i një populli të vogël dhe pa mjete, mundi t’i sjellë kësulën rrotull një goxha Turqie”.
  18. Ushtaraku anglez U.Templ (W.Temple) dhe strategu i shek. XVII, komandanti anglez Xh. Volfi (J. Volfe), formuloi si aksiomë mendimin e tij se: Skënderbeu kishte qenë dhe mbetej përgjithmonë një shembull i shkëlqyer i një strategu që me forca relativisht të vogla e të kufizuara, me anë të një strategjie mbrojtëse, dinte të përballonte një kundërshtar superior.
  19. Në vitin 1756 Volfe shprehet kështu: ”në qoftë se do të mund të shtinim në dorë një përshkrim të mjaftueshëm të trimërive të Skënderbeut, ky do të ishte një material i paçmueshëm, sepse ai shkëlqeu mbi të gjithë kapedanët e vjetër e të rinj në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse”
  20. Filozofi francez Fransua Volter (1694 -1778) ka shfaqur mendimin, se: “Historia botërore mund të kishte marrë një rrugë tjetër, në qoftë se, në vend të perandorëve të shburrnuar bizantinë, të kishin qëndruar Skënderbeu e shqiptarët”,
  21. si dhe “Sikur perandorët bizantinë të qenë Skënderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.
  22. Për iluminizmin evropian të shek. XVIII, Skënderbeu qëndronte mbi dhe jashtë feve fanatike, siç ishin islami dhe krishtërimi, si udhëheqës i masave popullore, burrë shteti ideal, mbret “i urtë” e filozof.
  23. Ndërsa historiani tjetër gjerman Follmerayer (1790-1861) ka thënë: ”Për turp të madh të fqinjëve më të fuqishëm, por më pak të vendosur, shqiptarët e mbrojtën pavarësinë dhe nderin e armëve të atdheut, përmbi një gjysmë shekuli me trimëri dhe këmbëngulje”.
    Siç dihet nga e gjithë bota, Gjergj Kastrioti është një nga më të përsosurit e më të mëdhenjtë mjeshtër lufte të të gjitha kohërave.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *