Home

Lajme

I kujt është atdheu?

No Comments Lajme Opinion

Shkruan Fahri Xharra
Shpesh po me dukët që atdheu i im ,i joni është një trup i huaj për të cilin nuk po mundem të kuptoj se i kujt është. Më tepët i atyre që flasin shumë dhe rrahin gjoks për te , apo i atyre që heshtin dhe vuajnë në përsëritjet e kohës të cilat vijnë për ditë e më tepër bëhen më të rënda. Kush e don atdheun më shumë ai që sle gjë pa folur për te ,që kurrë nuk e ka asnjë fjalë të mirë dhe nga goja vjellë vetëm urrejtje. A është i atij që i ka duart e shlira dhe nuk le cent pa ia vjedhur? I kujt është atdheu që ceremoninë e pritur 2000 vjet mundohet ta prishë gjithsesi. A mos është i atyre që nuk dijnë çka të bëjnë me para apo i atyre që nuk kanë barëra për shërimin më elementar.
Kemi edhe brenga tjera.
Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Dashuria për atdheun është një ndjenjë e shëndetshme e natyrale, e cila me pak përkujdesje kultivohet lehtë. Kurse prirja e kundërt, mosdashuria për popullin tënd, është rrjedhojë e disa faktorëve këmbëngulës. Injoranca e thellë ku u zhyt për shumë shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturave shtetërore e zbehu fort shqiptarizmin
Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake.
A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë. Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun.
Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin. Viktimë është vetë historia.
I kujt është atdheu ?
Në botën e egër ku jetojmë, në kushtet kur Kosova është ende e brishtë, kur ajo është realisht e jo mitikisht e kërcënuar, në kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon të jetë i prerë më dysh, vizioni rilindas mbetet vizioni bazë për botën shqiptare. Kritika kundër veseve e ceneve tona, ashtu siç bën gjithë bota për vetveten, nuk është veçse një plotësim i këtij vizioni e jo një përmbysje e tij.
Pa asnjë dyshim, virtytet si mikpritja, bujaria dhe besa kanë shërbyer si shtylla morale të popullit tone. Por e përditshmja duket sikur ofron më tepër cinizëm për t’i dalluar këto virtyte në veprim. Vihen re shumë armiqësi, ziliqare dhe të pabesë. Kemi ndryshuar, apo ka qene vetëm një mit që besonim për stime? Apo jemi vërtetë trima, bujarë dhe të besës?
I kujt është atdheu ?

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *