Home

Lajme

Idajet Beqiri – Fakte dhe prova për “bëmat” e SPAK dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

No Comments Lajme Opinion

Tre ditë më parë postova një status ku theksova se SPAK po masakron pa ligj, pa prova dhe pa fakte dhjetra e dhjetra qytetarë “fakir fukarenjë” të këtij vendi, duke i futur me paturpësi në “grupe të strukturuara kriminale”, duke e diskredituar kështu veprimtarinë e vet dhe të GJKKO nga pritshmëritë e shqiptarëve që këto struktura të merren me kriminelët e mëdhenjë dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët i kanë bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Theksova njëkohësisht se me prova dhe me fakte, do të evidentojmë një numur të konsiderueshëm çështjesh dhe personash që po masakrohen rëndë prej SPAK dhe Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çka tregon se SPAK po “punon” thjesht për statistika!
FAKTI I PARË:
Pas hekurave të SPAK, që shihni në foto, është vendosur Altin Muslihaka nga qyteti i Durrësit. Ky person, së bashku me Gentian Malindin dhe një punonjës të Portit të Durrësit, janë akuzuar dhe dënuar me 18 vjet burg për trafikimin e 129 kg kokainë nga Kolumbia, e cila ishte fshehur në konteinerin e bananeve.
Nuk ka asnjë provë të vetme që të vërtetoj lidhjen e Altin Muslihakës me kokainën e Kolumbisë me vlerë mbi 1 milion euro. Altin Muslihaka është një person i komunitetit “jevg”, i cili mbledh kanaçe dhe mbeturina hekuri nga kazanët e plehrave në Durrës për të ushqyer gruan dhe tre fëmijët e mitur.
SPAK e arrestoi dhe GJKKO, të dyja shkallët e gjykimit, e dënuan me 18 vjet burg, duke thënë se ky, së bashku me punëtorin e Portit kanë qënë pritësit e kokainës, pasi ditën që erdhi konteineri në Portin e Durrësit, të cilit ju hoq kokaina në Greqi dhe u soll në Portin e Durrësit me oriz, kamerat kanë fiksuar që te konteineri ka shkuar Altin Muslihaka!!!
Pasi u bë kontrolli i banesës në shtëpinë e Altin Muslihakës, pasi u fotografua gjithçka, doli se Altin Muslihaka dhe fëmijët e tij flinin në tokë sepse nuk kishin asnjë krevat, lëre pastaj që për sende të tjera nuk bëhej fjalë.
GJKKO, për turpin e saj, në vend që të kthente dosjen mbrapësht dhe t’i thoshte SPAK: “Gjej Mafien kriminale që ka bërë këtë trafik ndërkombëtar të kokainës me vlerë mbi 1 milion euro dhe silli në gjyq e mos u tall deri në këtë farë feje me Altinin e kazanit të plehrave”, për turpin e saj, kthehet në noteri, duke ligjëruar me vendim gjyqësor këtë palaçollëk!
Të lësh pa hetuar dhe pa ndëshkuar bosët e mafies kriminale që e porositën, e paketuar dhe e transportuan këtë sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia dhe të merresh me kanaçeziun Altin Muslihaka është krim shtetëror!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *