Home

Lajme

Skënder Karaçica – Ndodh edhe kjo

No Comments Lajme Opinion

20-vjeqarja serbe nga Rahoveci i Kosovës do të këndoj në Moskë para kryekriminelit Vladimir Putin
Qarqet e caktuara serbo-ruse përmes vajzës 20-vjeqare serbe Povlina Radovanoviq(Hoqë e Madhe,Rahovec)do të këndoj me 9 maj 2022 në sheshin e Moskës dhe para kryekriminelit Vladimir Putin me rastin e ditës së fitorës mbi fashizimin.
Ky skenar serbo-rus është një provokim ndaj shtetit të Kosovës dhe,në kohën kur tërë bota demokratike i ka bërë ambargo të fortë regjimit putinist në Moskë,ndërsa Serbia e Aleksandër Vuçiq nis provokimet përmes pakicës serbe në Kosovë,duke e dërguar 20-vjeqaren serbe nga Rahoveci,që të kendoj këngë nacionaliste për Rusinë dhe Serbinë.
Për këtë provokim do të ishte mirë që Ministria për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës,të nis reagimin e saj nga vijat e diplomacisë përmes notës diplomatike Moskës dhe Beogradit,duke e informuar Brukselin dhe Vashingtonin.
Çikago,8 maj 2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *