Home

Lajme

Ja si e pata parashikuar dhe paralajmëruar Partinë Demokratike qysh me 19 Shkurt 2013

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ndëshkimi dhe largimi i politikës së vjetër i jep fund tranzicionit në Shqipëri

Shqiptarët në Qershor të vitit 2013 e ndëshkuan ashpër qeverisjen e Sali Berishës me shpresën se do të fillonte ndryshimi dhe ndarja e Shqipërisë nga Tranzicioni. Mirëpo edhe këto 9 vite qeveria socialiste dhe kryeministri Rama kanë zhgënjyer dhe kanë dështuar në vënien në funksionim të shtetit ligjor;kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit, trafikimit e kultivimit të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore dhe si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës u rrit varfëria,papunësia dhe numri i të larguarve nga Shqipëria, pra shpopullimi i vëndit.

Dhe prej keqqeverisjes socialiste, Shqipërisë nuk iu hapën negociatat e antarësimit në BE e cila i ka vënë qeverisë së Edi Ramës 15 kushte apo detyra shtëpie për t’i plotësuar.E me të gjithë këto prapësi të ketij pushteti, ai vazhdon të sundojë Shqipërinë, ku një faj të madh për këtë ka gjëndja në të cilën ndodhet opozita shqiptare, Partia Demokratike akoma edhe sot.

Pra, që Shqipëria të dalë nga ky tranzicion duhet ndëshkuar elita e vjetër politike e cila bashkepunon me fije të dukshme e të padukshme për të mos lejuar ndryshimin, bashkëpunim i cili u duk edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe në ato të pjesshme lokale të Marsit të vitit 2022.

Ja si e pata parashikuar dhe paralajmëruar Partinë Demokratike qysh me 19 Shkurt 2013, 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare te atij viti.

”E lodhur nga keqqeverisja, e diskredituar nga korrupsioni e tradhëtia, e dalë boje nga mashtrimi e gënjeshtra, e shteruar nga çdo manovër spekullimi e maskimi,e megjithkëto kryetari Berisha, lidershipi i mjerë i PD-së vazhdon me dëshpërim të përpëlitet për të rrëmbyer dhe një hërë tjetër qeverisjen në Qershor 2013.

Ai beson se pushtetomania absolute në partinë e tij,dhe ajo se çfarë ai bën me të,mund ta bëjë gjithnjë edhe me tërë popullin përjetësisht.

Me të vërtetë Berisha PD-në dhe pushtetin e ka bërë pronë të veten pasi ai ka arritur që me partinë e tij dhe satelitët e kualicionit laraman(kryetarët me vulë, po pa personalitet e pa antarë) ka krijuar një konglomerat parazitësh e amoralësh politikë , servilësh e të shpëlarë moralisht që fluturojnë nga fryn era dhe i josh me korrupsion duke e bërë qeverisjen të çinteresuar për çdo problem me interes shtetëror, publik e kombëtar.

Por them se vetëm në një ambjent shoqëror të prapambetur e pa standarte politike mund të qeverisë kaq gjatë një pushtet i tillë anakronik e me mentalitet komunist; në një ambjent ku edhe gënjeshtra e mashtrimi , vjedhja e votës, dhuna politike, krimi e korrupsioni janë ekspozuar mediatikisht e publikisht po që çuditërisht kjo qeverisje e falimentuar dhe e degraduar jo vetëm që qeveris po pretendon edhe të fitojë dhe mandatin tjetër.

Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.

Kryeministri flet se të ardhurat për frymë janë 9000 dollarë . A ka gënjeshtër publike më të madhe se kjo? Papunësia është rreth 1 000 000 shqiptarë e gënjeshtra qeveritare vazhdon të thotë për rritje ekonomike më të lartë në rajon , që në fakt e ngatërron me të tjerat se jemi kampion në korrupsion dhe si vëndi që jemi nga më borxhlite në botë.

Gënjeshtra tjetër e madhe dhe e bërë bajate është dhe ajo mbi dështimet në integrimin ne BE, për të cilën ngriti shpifje dhe akuza duke angazhuar ushtrinë e të punësuarve në administratë të cilët me rrogën që jep me paranë publike i konsideron si mercenarë të pushtetit për të bërë peticione, deklarime publike, tubime e kundërmitingje,po që vizita e komisionerit Sh.Fyle për zgjerim të BE-së as që e përmendi fare problemin e tre ligjeve po vetëm zgjedhjet e duhura që të jenë të lira e të pamanipuluara ,realizimin e standarteve, duke e diskredituar kështu alibinë dhe mashtrimin publik qeveritar me tre ligjet.

Qeveria pas vendimeve të gjykatave që nxori të pafajshëm korrupsionin e zëvëndëskryeministrit LSI-st Meta ,dënimet minimale të tragjedisë së Gërdecit dhe veçanërisht ata të pafajësisë së vrasjeve të 21 Janarit ka bërë të mundur po dhe e ka vënë qeverinë përballë një presioni e diskreditimi publik të brëndshëm e të jashtëm dhe se qeveria nuk po përmënd më akuzat ndaj E.Ramës se e ka bllokuar integrimin me tre ligjet , pasi shkaqet e vërteta tashmë dihen botërisht se janë vjedhja e votave nga kryeministri, korrupsioni dhe mosbatimi e mosfunksionimi i shtetit ligjor apo mirëfunksionimi i vetëgjygjësisë politike e korruptive qeveritare.

Qeverisja e dështuar nuk bind dot më askënd,madje as më fanatikët e saj me manovrat politike bajate dhe dështimet e të gjitha llojeve. Këto ditë mediat e pushtetit u munduan të na paraqesin “rikthimin” e E.Selamit në PD si një fenomen potencial politik po që është një fjasko e radhes për të mashtruarit , të zhgënjyerit, të lodhurit dhe të larguarit e PD-së, pasi dhe më parë këtë veprim mashtrues Berisha e bëri dhe me N.Cekën,A.Imamin, G.Pollon, T.Shehun dhe tani edhe me tironsin D.Shehi e me F.Mediun e N.Ndokën.

Sot në demokraci një gjë e tillë është amoralitet politik apo më saktë një mercenarizëm politik ku duket qartë parimi i mërcenatit: që ai blihet lehtë dhe lirë po dhe tradhëton lehtë sapo ndryshojnë rrethanat. A nuk janë të tillë dhe a nuk kanë vepruar kështu këta që përmenda më lart po dhe të tjerë si Ilir Meta që ndërrojnë ngjyrë si kamaleoni

vetëm për intersin e tij personal u “shit” te Berisha si të tjerët që vërtiten e shiten majtas e djathtas ku i shpie interesi i ulët, tradhëtia e korrupsioni.

Në fakt në vitet 2009-2013 po bashkëqeverisin korrupsioni Berisha-Meta gjë e cila do na kushtoje shumë shtrenjt ne demokratëve të vërtetë .

Sa mirë funksionon tek Berisha përvoja e metoda e Mao Ce Dunit , e asaj të dënimit, përjashtimit,degradimit dhe e rrahjes siç është rasti i E.Selamit dhe e pendesës dhe e rikthimit përsëri të tyre pas pishmanit, reflektimit,”riedukimit” e”ndërgjegjsimit” për gabimet që kanë bërë ndaj kryetarit të partisë ,e më pastaj “bujaria” e pushtetit të kryetarit Berisha u josh e u fal poste e favore korruptive, politike e pushteti. Edhe Eduarti pas arratisë politike e azilit dhe pas akumulimit të një përvoje “politike” si shitës i makinave të vjetra në ShBA na rikthehet për t’i shërbyer vëndit ,po që në fakt ajo që e ktheu atë në gjirin e partisë mëmë dhe në “skuadrën e pardesyve të bardha” të deleguara nga PPSH-ja e që uzurpuan Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit është një motiv tjetër ,është motivi se, përse dhe Selami të mos veproje si dhe sahanlëpirësit e tjerë që pranë dhe me Berishën dhe me shërbimet që ti bësh karriges së tij mund të bëhesh deputet,ministër,aparatçik e pushtetar që në fund të fundit për një kohë të shkurtër dhe miliarder pa punuar, po duke vjedhur e korruptuar dhe duke pasur avokat politik të sigurtë vetë kryeministrin për haramet, zullumet e vjedhjet që bën me vulën,ligjin e autoritetin e shtetit.

Besoj se edhe ky mashtrim i fundit me ftesë apo dhe lutje për rikthim të të dëbuarsh është konsumuar dhe është një përpjekje sa e dëshpëruar dhe mjerane për të gënjyer përsëri votuesivn tradicional të PD-së për ta lidhur dhe këtë herë pas vetes dhe për të ndaluar hemoragjinë e votuesve të vet drejt forcave të reja politike të djathta po dhe pse jo edhe drejt opozitës të PS- së që është vënë dhe “premton” Rilindjen shqiptare.

Keqqeverisjen e Partisë Demokratike nuk e shpëton dot as retorika e pasinqertë patriotike e kryeministrit ku e gjithë karriera politike e tij fakton për antipatriotizëm , madje dhe një dokument i muajit të fundit, pjesë e shkëmbimeve mes Ëashingtonit dhe Tiranës përmban zhgënjim ndaj retorikës nacionaliste duke e quajtur potencialisht të rrezikshme dhe kundërproduktive, dhe porositë se politika shqiptare duhet të fokusohet në përparësitë e popullit shqiptar: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrim në Bashkim Europian dhe mundësi të përmisuara ekonomike.

Unë në një shkrim timin politikën e kësaj qeverie e kam quajtur shterpë në kuptimin se asgjë të mirë nuk prodhon ajo përveç probleme të bllokimit dhe të fenomeneve negative penguese të zhvillimit,demokracisë e integrimit po që dhe në aspektin kombëtar ,SHBA-ja, aleati ynë stratëgjik konstaton për qeverisjen tonë se bën retorikë e lëshon mesazhe negative etnike, destabilizuese e të papërgjegjshme për vetëm përfitime politike.

Edhe kjo retorike e pushtetit bëhet për të mashtruar opinionin në funksion të marrjes vetëm të ndonjë grushti votash duke e gënjyer veten se do fitojë përsëri pushtetin që dhe këtë që e ka edhe sot, e ka pasi ka manipuluar dhe shtrëmbëruar rezultatin e vullnetin real të popullit.Ndoshta nuk gaboj për aq sa kam qëmtuar, vërejtur, parë në TV,ndjerë e lexuar nëpër gazeta e në ambjente të ngushta shoqërore kur them se koha

do ta vertetojë se Partia Demokratike do te hipotekohet në defterin e historisë së Shqipërisë si faktori më i errët që i ka bërë shumë dëme e fatkeqësi kombit tonë në këto kohë moderne, dhe kur e them këtë për PD-në nuk kam parasysh këtu tërë antarësinë e saj po vetëm lidershipin dhe drejtuesit e tjerë politiko-qeverisës pranë tij në këto 20 vite , po nuk mund ta them një gjë me siguri, përse dhe si ka mundësi që pavarësisht se e njohim këtë të keqe dhe po e mbajmë kaq gjatë dhe çfarë kemi bërë që po ndëshkohemi e po vuajmë prej saj , dhe mos dmth se raca jonë qënka destinuar për një fat të tillë konfliktesh, përçarjesh, prapambetjeje, pa progres civil e demokratik, pa integrim të brëndshëm e të jashtëm,e pa mirëqënie materiale e shpirtërore në krahasim me kombet e tjerë të Europës, dhe kjo gjëndje e mistershme na ka shoqëruar historikisht e vazhdon edhe sot çuditërisht.

Tashmë ka rënë alibia që shkakun për këtë e kërkonim gjithmonë tek të huajt dhe e bënim sa për të qetësuar ndërgjegjen dhe aktualiteti tregon se Shqipërinë për t’u bërë e kemi penguar vetë ne, kryesisht në radhë të parë paria(tipike e shëmbull si kjo që keqqeveris sot) dhe apatia ,tolerance e mosreagimi shoqëror si duhet dhe në kohën e duhur,dhe duke qenë të tillë hidhim sytë e prisnim si dikur nga Stambolli, Roma, Athina ,Londra, Berlini, e në komunizëm nje herë nga Beogradi pastaj nga Moska e Pekini.

E sot i referohemi me te drejte perendimit dhe integrimit , po megjithë përkrahjen e pakursyer dhe të sinqertë që na ka dhënë Brukseli por veçanërisht Ëashingtoni , ne jo vetëm që jemi problematik ndërvete po ju kemi sjellë shqetësime e kokëçarje dhe atyre per problemet tona. Ata na thonë ; veproni tani, e ne nuk lëvizim; thonë se po tronditemi nga vendimet e gjykatës e ne vetëm dëgjojmë e presim nuk e di se çfar; thonë se jeni në udhëkryq politik, dhe ne qëndrojmë në udhëkryq; na thonë s’ka integrim pa standarte, e ne e mbajmë qeverinë gjysëmlegale që nuk punon për standarte ; thonë që qeverisja që nuk dialogon me njerëzit duhet të largohet(si me grevistët e të përsekutuarve) , ne nuk reagojmë po i bindemi dhe e mbajmë këtë qeveri që punon kundër prioriteteve kombëtare; na tregojnë pavarësisht se edhe e dimë mirë që politika shqiptare nuk është e interesuar për interesat kombëtare po vetëm për ato personale, e ne e mbajmë e madje dhe i nënshtrohemi këtij pushteti antisocial e kundërproduktiv”.

Durres, shkruar me 19 Shkurt 2013

Shënim:Ky shkrim i shkruar para 9 vitesh si kritikë ndaj qeverisjes së Berishës, po ta krahasosh edhe me qeverisjen e Edi Ramës vërehet fakti se pushteti i PD-së vetëm sa u zëvëndësua me atë të Partisë Socialiste, pasi asgjë nuk ka ndryshuar por vetëm sa është përkeqësuar po prej vjedhjeve, korrupsionit, papërgjegjshmërisë e tradhtisë publike te qeverise aktuale.po citoj si shumë të saktë këtë frazë të shkruajtur atëhere por që është mëse reale edhe pëer qeverinë Edi Tama se:

“Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare”.

Koha po verteton të vëretetën e madhe të deklsaruar nga ishKryetari Lulzim Basha atë se: Partia Demokratike po lufton kundër Trekëndëshit të Bermudës, Rama-Berisha-Meta.

Dhe po të shohim zhvillimet e fundit të të ashtuquajturit “Grupi i Rithemelimit” të Partisë Demokratike janë po ata individë prej të cilëve i erdhi humbja e madhe Partisë Demokratike në vitin 2013.Partia Demokratike humbi zgjedhjet me 25 Prill 2021 jo prej Bashës, por prej Berishës dhe disa ishdeputetëve pro tij që ishin në Listën e PD-së me 25 Pril 2021; PD humbi prej sabotimit që i bëne PD-së korrupsioni, ishministrat,ishdrejtorët e ishfunksionarët e qeverisë Berisha që kanë përfituar prj tij;PD humbi se kundër PD-së dhe Bashës punuan edhe ishPresidenti Nishani, ishkryetarja e Kuvendit Topalli, pra ata që janë sot mbështetësit e foltores dhe kundër “non grata”-s amerikane për Berishën.

PD humbi edhe se votat u blenë nga makineria pushteti të Edi Ramës.

Partia Demokratike humbi edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 prej bashkëpunimit dhe komplotit të të gjithë elitës së vjetër politike PD+PS+LSI+ Mediat dhe korrupionit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *