Home

Lajme

Kuvendi i “Rithemelimit” rikthyes e regresiv i elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike të Shqipërisë

No Comments Lajme Opinion

Skënder Sadri KAPITI

Ky fraksioni politik i këtij kuvendi rithemelimi i shërben Partisë Demokratike, sepse: është veprim vetëpërjashtimor i elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike dhe shënon fundin e tranzicionit të PD-së. Ky fraksion është elita e vjetër e PD-së si do që si forcë politike që të emërtohet nesër ai, pra këta i përkasin së vjetrës dhe të shkuarës.

Dhe këtë vetëpërjashtim të tyre e “ndihmuan” edhe 35 deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk morën pjesë në atë Kuvënd të rithemelimit rikthyes e regresiv të së shkuarës e të vjetrës dështake e pengmarrëse të Partisë Demokratike; si një lëvizje bllokuese e penguese për të ardhmen; pengues për integrimin; pengues për demokracinë dhe pengues për ndëshkimin e korrupsionit; si një përpjekje për ta zgjatur tranzicionin në Shqipëri.

Dhe nëse ky Kuvënd do ta quaj Partinë e tij si Parti konsevartore, në fakt kjo si parti mishëron, ruan e konservon të vjetrën e saj: interesin e atij grupi dhe ate personal të tyre,privilegjet e perfitimet dhe mbrojtjen e korrupsionit të tyre, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë të ardhme dhe as peshë politike, aq më tepër kur atë nuk e njohin as SHBA-të.

Ky kuvend shënoi ndarjen e Partisë Demokratike, ku “Grupi i Rithemelimit” pretendon si një organizatë sovranisto-konservatore, si disa parti të disa shteteve të BE-së të cilat promovojnë prirje sovraniste kundër SHBA, BE e NATO-s, parti të cilat mbështeten nga Rusia.

Pra ky grupim është ai i cili e mbajti PD-në në moszhvillim e mosprogres demokratik.

Një anim drejt kësaj ideologjie “sovraniste” te Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Shqiptare kur Shqipëria nuk është akoma antare e BE-së, si dhe një lëvizje e tillë anti-SHBA është tërësisht kundër dëshirës së madhe të Shqiptarëve për antarësim në BE,si dhe për faktin tjetër se Shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë.

Nuk mund të akuzosh ambasadoren amerikane si guvernatore sic bën Berisha dhe disa të tjerë të këtij grupi , si dhe as aventura e nje farë peticioni kundër saj, dhe kur, pikërisht edhe në kohen kur SHBA dhe perendimi kanë problemin e madh, atë të luftës në Ukrainë. Kjo duket haptazi si një veprimtari anti-SHBA përderisa edhe Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried tha:

“Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim”.

Pra “sovranistët” berishistë thonë si dikur Enver Hoxha për “Rrezikun anglo-amerikan për Shqipërinë”, dhe ndoshta janë nostalgjikë dhe të frymëzuar nga ky libër i diktatorit.

Por ajo që vihet re kryesisht , është qëllimi i organizatorëve të këtij kuvendi, i cili është: mbijetesa e tyre e përjetshme në politikë si deputetë pasi nuk mund të vazhdonte më kjo elitë e vjetër dështake e tillë , si deputetë të përjetshëm të Partisë Demokratike.

Pra interesi i këtyre “sovranistëve” është thjesht politiko-personal për privilegje dhe nuk është as demokracia, as sovranizmi, as konservatorizmi dhe as interesi publik.

Unë Skënder Kapiti që vij nga një familje patriotike dhe kundërshtare e regjimit komunist jam antar i hershëm i Partisë Demokratike që në ditët e para të themelmit të saj, dhe pikërisht pse gjithmonë kam shprehur qëndrimin tim si nacionalist e antikomunist të cilat janë themeli i konservatorizmit kurrë nuk pashë në PD as antikomunizëm , as nacionalizëm dhe as në lidhje me pronën, por vetëm retorika false patriotizmi e antikomunizmi.

Përballë kësaj unë kam qenë që në vitin 1994 kritik i kësaj elite politike që e ka mbajtur peng PD-në, Demokracinë, pronën dhe Drejtësinë në Shqipëri dhe që tani pas 30 vitesh janë grumbulluar tashmë në këtë “Grup Rithemelimi” dhe në këtë Kuvënd të tij.

Kam mbështetur fuqimisht me dhjetra shkrime, analiza e opinione Reformën e Vetting-ut në Drejtësi, duke shpresuar se ajo do të bëjë Vetting-un edhe të politikës dhe ndëshkimin e tradhtisë e të korrupsionit të saj.

Tani SHBA duke e parë se elita e vjetër politike ajo PS+PD janë shkaktarë e këtij tranzicioni, SHBA-të që kanë meritën e jashtëzakonshme që mundësoi Vetting-un, këtë kryereformë jetike për Shqipërinë, dhe po SHBA po mbështesin Partinë Demokratike, atë zyrtaren , jo këta të të ashtuquajturit Rithemelimi, me qëllim që Shqipëria të shkojë përpara e të shkëputet duke e lënë në të shkuarën e tij edhe këtë tranzicion traumatik 30 vjecar.

Nuk janë të vërteta pervecse manipulime, korrupsione e mercenarizma mediatik e intelektual përpjekjet e tyre për ta juistifikuar antidemokracinë, antiamerikanizmin dhe korrupsionin e atyre që SHBA i shpall “non grata”, të atyre që fantazojnë se do mashtrojnë me idera e me fantazira ideologjike si rasti i këtyre “sovranistëve” që duan të rikthehen e ta uzurpojnë përsëri Partinë Demokratike.

Për cfarë sovranitreti flasin këta, kur këta PD-në kurrë nuk e lejuan as demokratike, as të lirë e as sovraniste, gjë që e vertetoi edhe kuvendi i tyre ku organizatorët e saj janë e vjetra dështake dhe interesi personal, korrupsioni, tarafi,klani e farefisnia.

Për cfarë sovraniteti flasin këta të këtij kuvëndi , a mos ky Grup regresiv Rithemelimi e quan se PD ka humbur “sovranitetin” pse Partinë Demokratike zyrtare e mbështesin SHB-të?!

Ja cila është politika dhe cilët janë politikanët e grupi i rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Ata janë së pari ish-ata të cilët kanë përfituar në mënyrë të pamerituar poste e detyra të larta politike , pushtetore dhe shtetërore në kohët kur Berisha ka qenë kryeministër.

Janë ata të cilët kanë mbi supe papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin prej të cilëve Partia Demokratike pësoi humbjen katastrofike në vitin 2013.

Janë elita e vjetër dhe ata të cilët e kishin të sigurtë se nuk do të mund të kandidonin më për Partinë Demokratike.

Në këtë organizatë janë “hatërmbetësit” që nuk ishin në listën për deputeëtë të PD-së në zgjedhjet vitit 2021;aty janë grumbulluar edhe ata të cilët formuan pseudopartiza para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021: ata të cilët u bënë paterica të pushtetit politiko-korruptiv të Edi Ramës dhe bënë cfarë mundën për të humbur PD-ja me 25 Prill 2021.

Janë mbështestës të këtij kuvëndi edhe Presidenti Meta dhe LSI, pasi LSI u bë fakor politik vetëm nga ishkryeministri dhe pushteti i tij në kurriz të Partisë Demokratike.

Janë mbështetës të këtij kuvëndi të gjithë ata që ishin, e që e penguan e që janë akoma kundër VETTING-ut në drejtësi dhe që janë edhe kundër Vetting-ut të politikës.

Janë dhe tani pro këtij Kuvëndi që mblodhi këtë organizatë, janë bashkur me të, të gjithë gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga VETTING-u, janë ata dhe rrethi i tyre.

E kanë mbështetur këtë lëvizje të gjitha mediat dhe intelektualët servilë e mercenarë të politikës së korrupsionit e të pushtetit.

E kanë mbështetur këtë Kuvënd të gjithë ata politikanë e shtetarë të cilët janë shpallur “non grata” nga SHBA, dhe nga ata të cilët priten që të shpallen “non grata” në të ardhmen.

Pra, ky kuvënd i kësaj organizate u organizua si një reaksion e kundërveprim dëshpërues kundër demokracisë, kundër SHBA-ve dhe në mbrojtje të privigjeve, korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë së tyre.

Pro këtij Kuvëndi janë edhe socialistët e dënuar për korrupsin ,të shpallur “non grata” dhe nga ata që janë në pushtet pasi me Berishën kryetar të Partisë Demokratike ata qeverisin lehtë dhe pa kokëcarje sepse e dinë mirë se kurrë në pushtet nuk mund të vijnë ata që janë shpallur “non grata” nga SHBA.

Këta të këtij kuvëndi janë edhe shkaktarët e humbjes së PD në zgjedhjeve të pjesshme vendore të të kërtij viti.

Këto janë edhe arsyet se përse SHBA mbështesin Partinë Demokratike zyrtare dhe jo non gratistët dhe as mbështetësit e tyre, sepse SHBA mbështesin progresin, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e Shqipërisë.

Ky ishte Kuvënd i thirrur nga një ish komunist, dhe njëkohësisht po nga ai i cili është shpallur “non grata” nga SHBA.

Tani lind pyetja per ata demokratë që i shkojnë pas ketij kuvendi se:

A janë të djathtë, antikomunistë e proamerikanë apo janë ishkomunistë e antiamerikanë?!

Dhe a janë kundër korrupsionit apo janë pro tij dhe kundër Drejtësisë e VETTING-ut!?

A janë pro SHBA, apo janë kundër tyre dhe kundër integrimit të Shqipërisë. Kjo si forcë politike e dalë prej ketij Kuvëndi mund të quhet si Partia Pseudodemokratike Antiamerikane e “Rithemeluar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *