Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Kritika e këngës sot po ulërinte me Hej…, Hej-et e këngëtares.

No Comments Lajme Opinion

Nuk e di, por më ngjasoi me një pjesë refrenike statike stanesh, me atë ku kuajt merrnin goditjen e vrapit, si dhe përgjegjësinë ndaj njeriut…
Me brekët e mëndafshta fshihnin hiret e paturpëta, dora i godiste me gjestikulacione seksuale. Buçimat histerike tmerruan edhe momentin, por edhe atë që ëndërroi për pak mastrubimin psiqik…
Mbase kish frikë…, mbase kish dëshirë të mohonte sfidën e botës, por kryetari ja dha…
Kë?!… Atë…, mbase?!…
Replikat i kam zgjedhur indirekte, pasi kultura dhe edukata ime nuk mund të ulet në këtë kategori tepër toksike dhe megalomane me kryetarë dhe kryetarka.
Eh!… element i këngës është edhe kjo dhënia, ndoshta e bërë tapë nga plaçkitja apo nga rryshfeti festivalor… Pra, tani kënga po na ecën, por frazat statike nuk e mbajnë dot euforinë butaforike…
Kryetari me parmendë në dorë mbledh taksën e rradhës, por sytë akoma i kanë mbetur tek poturet e atij që kurrë nuk ja ka dhënë, atë, po, po…, atë?!…
Pse?…, ndoshta nuk e nxënë ato…, mbase…?!
Eh mor zoti krye’ar…, kot nuk thonë e mira të vjen veç një herë, po iku zorr se e zë, sepse t’a zënë… Kush?!…, kush ore?!… Hmm!!!…
Më pas me poezinë e rradhës zë e çfryn bolet komisionare, pikërisht ato që prostati si balonë i frynte në palomat e anijeve pa direkë, por që vërtiten si pordha nëpër brekë në poturet që ëndërra t’i braktisi me natë…
Kur kjo zonjë grua hidhet dhe të kritikon, (zonja e nderuar është e vetmja që mban qëndrimin e saj kritik kurajoz dhe jo vetëm për këtë rast, por edhe rreth temave të ndryshme në gjininë e muzikës), por ti zotrote ma zhvesh jataginin e burrërisë artistike dhe si një pagan histerik me tradita apo zakone, zvarrit zhargonin e ndyrë politiko – “artistik” të rradhës pa rradhë.
Nuk mund ta besoja se si ju arsyetuat, se si ju u turrët nga një krah në tjetrin, por një gjë më latë të kuptoj që edhe një artist me tituj si “kapaçkat e birrave” akoma jeton në një primitivitet mendimi, injorat dhe keqdashës, dhe për më shumë ndaj gjinisë më delikate, asaj femërore.
Gazetarja në fjalë ishte shumë dobët në nivelin e respektimit të figurës grua, pasi nuk bëri asnjë përpjekje të ndalonte këto spekulime abuzive dhe për më shumë t’i bënte vend vetes dhe zonjës së ftuar në fjalë.
Kritika është një subjekt dashamirës dhe konstruktiv, por kur ajo merr formën e pasivitetit agresiv ndaj dy gjinive të kundërta, profesionalisht kemi të bëjmë me dhunim mendor të ushtruar ndaj zonjës së nderuar. Mbase sensasioni apo zënkat e përmbushnin nëntekstin segmental të vetë emisionit.
Për këtë arsye marr shkak të reflektoj ashpër, duke i bërë të ditur që kjo formë sjelljesh abuzive duhej të kishte marrë formën e prerë dhe ndëshkuese nga stafi drejtues, por edhe nga ai regjizorial.
Pra me pak fjalë pikërisht ky ishte turpi profesional, për të cilin diskutonte edhe zonja e nderuar. Por, në Shqipëri fatkeqësisht turpi u hëngërka me bukë akoma… Nëse kjo zonjë e nderuar do të kishte fatin të ishte në USA të jeni të bindur që titujt stimulues do t’u kishin sfiduar çdo parametër egoist maskulinist.
Dua të shpreh me tërë fuqinë e zemrës Respektin tim të veçantë për artistët profesionistë, që respektivisht sollën emocionet e tyre të sinqerta dhe nuk iu bënë preh dekadencës provinciale dhe të mjegulluar nga negativiteti.
Respekt për ikonën e muzikës shqiptare si dhe mësuesen e rrallë të liceut që nxorri breza me rradhë artistësh dhe krijuesish.
Sinqerisht
Ardiana

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *