Home

Lajme

LETER NGA DJEMTË E GRUPIT TË KUMANOVËS,NË BURGUN E SHKUPIT !

No Comments Aktualitet Lajme

Sot me datë 14.05.2022 diku ka ora 20:00, po e shkruajmë këtë leter pas të 10(dhjetë) ditë grevë urije nga burgu i Shkupit- Shutkë të R.Maqedonis së Veriut, ne 5 (pesë) personat- të burgosur të kombësisë Shqiptare , ish veteran të Ushtris Çlirimtare në trojet e shqiptare, të denuar në një proçes politik të motivuar dhe montuar politikisht, siç njihet në opinjon rasti Kumanov-“Lagja e Trimave” 9/10 maj 2015.
Arsyja pse po e shkruajmë këtë leter është që të ngrejmë zërin edhe në perëndim që të kuptojë edhe diaspora , se si shkelen edhe më tutje të drejtat e shqiptarëve në vendin ku ata jetojnë dhe janë autokton në trojet e veta.
Edhe pse ne ngritem zërin në vendin tonë permes familjarëve,mjeteve mediatike,advokatit të popullit, advokatëve të lëndes tonë që na përfaqësojnë dhe më në fund edhe vullnetarisht, partia politike shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptaret , por pa ndonjë rezultat nga instucionet përkatëse të cilet e zbatojnë çështjen tonë, por me deklaratat e tyre kontradiktore dhe mashtruese duke filluar nga ministri i Drejtësis i kombësis Maqedone, Zevendësi shqiptarë e deri tek drejtori regjional për zabtimin e sanksioneve (maqedonas) dhe drejtori i burgut së bashku me zevendësin e tij shqiptarë .

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


Ne që 19 muaj plotësojmë kushtet për të shfrytëzuar favore të garantuara me ligj, siç është e drejta për shfrytëzim të fundjaves së lirë nga 3 ditë në liri, gjatë vikendit dhe shumë tjera favore ,që në asnjë mënyrë nuk na mundëson burgu ku ne jemi.
Ne jemi që 7 vite në izolim, nuk e respekton instucioni asnjë parim dhe të drejtat që janë të garantuara me ligjë dhe me konventa nderkombëtare,por vazhdon me sjelljet e sajë shoviniste dhe diskriminuese, bën dallime në bazë të nacionalitetit, dhe duke shkaktu kaoz në media përmes ngjarjeve si kjo e jona, që mudohet të defukusoj opinjonin nga skandalet e tyre korruptive që po vazhdojnë pandërpre e ditë për ditë .
Nëse bie në sy dhe veshë të sejcilit individ, apo istitucion që mundet të ketë kopetenca edhe për jashtë vendit e që i lufton këto dukuri – shkelje e të drejtave të njeriut,po ashtu qëllimi jonë kryesorë edhe të mundesis së zbardhjes së rastit në fjalë për të cilin rast, ne vuajmë denim 33 persona me burg në vite në total prej 746 vite dhe për 8 persona burgim i perjetshem!
Lusim të gjithë ata që kanë dijeni e vullnet për të dhënë kontributin e tyre për këto dy shkaqe le të bëjnë, sespe kemi mbetur në mëshiren e fatit dhe ndimen e Zotit.


Letren e shkrujnë së bashku nga qelit e burgut:

  1. Musadik Pajaziti 12 vite heqje lirie
  2. Arsim Bajrami 13 vite heqje lirie
  3. Elham Arifi 13 vite heqje lirie
  4. Irfani Lutfiu 14 vite heqje lirie
  5. Seadodin Abdullai 14 vite heqje lirie.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *