Home

Lajme

Xun Çetta – Kuadri i Mergatës tonë nuk po ndalët vetëm më titullin Dr. ata për herë e më shumë po marin titullin si sot, Prof. Dr. Naser Morina

No Comments Lajme Opinion

Pra falë këtij titulli i cili në Universitetin e Zürich-ut u promovua dhe na bashkoj sot, për mua ishte një ditë ndoshta e vitit për kënaqësi, tërë dita Luzern-Zürich, një pjesë e ditës më Familje e tjetra më shoqëri.
Pra sot në Universitetin e Zürich-ut ku z. Naser Skënder Morina muaj më pare, ka mbrojtur titullin Profesor Universitar por për shkaqe pandemie këtë promovim publik nuk ka mundur ta mban, e pra sot ishte kjo ditë më diell dhe e mbarë ku më pjesëmarrjën tonë e nderuam dhe na nderoj si dhe na bëri të jemi krenar pikërisht z. Prof.Dr. Naser Morina nga Klina e Pejës, biografia e të cilët do publikohët shpejt dhe kam kujtime tjera më të dhe familjën e tij shumë vite më parë, të gjitha kujtimet për gëzime si familjar.
Pas një ligjerate gati një orë, ku më u duk se më shumë pati Zvicëran se sa Shqipëtar, Prof. Dr. Naseri na bëri të ndihemi krenar. Pas ligjeratës tij, dualëm dhe cakrruam gotat në një koktej në mesin e objektit të Universitetit, ta quaj koktej edhe pse pati gjëra specialitetesh të cilat rrallë i kasha parë dhe në fund, u pershendetëm duke dalur më familjët tona e kush më shokë aty afer Liqenit aq turistik siq e ka Zürich-u…
Pra edhe pjesa tjetër më familje, ishte një kënaqësi tjetër e rrallë, ku shperthyen kujtimët e ditëve të mia si beqar më aktivitete të kohës duke u mar, per dallim nga sot, ku buzë Liqenit të Zürich-hut, tani isha më gruan time Sevdinë, më djemt Dardanin e Ilirin, më gruan e Dardanit Elizën dhe me më të dashurin tim aktual pra më nipin i cili ma ka kthyer jetën dhë bëri të jam i lumtur, por, emir i nipit tim Marik ( Mar-ik ) dallon nga jeta dhe e kaluara ime (Jep-ik). Pra do doja që edhe nipi im të jap për vendin tonë e pastaj të ik dhe le të mbetet Mergimtar por të ndihët krenar që është Shqiptar.
Jeta qenka kjo, por në fund, ndryshe edhe nuk shkon, popull i vuajtur dhe i shtypur kemi kenë, tani pasojat janë por gëzimi e hidherimët e kohës sot u bënë bashkë dhe u ndjeva më mire se kurr, aq mire sa të mos harrohët kjo ditë kaq e mire..
Dreka në fund perfundoj në ,, Rina Restorant”më gullash tradicional e më qebap por fasula më mungoj ngase nuk pata ku ta qoj.
Kjo ishte dita ime e sotme si Mergimtar, por, kurr nuk ligështohëm vetëm fëmijt të na mbesin Shqiptar, kohëra të vështira kanë ardhur, vendin tonë edhe në liri, rinia po detyrohët më e lënë, po ne qka bëjm ?
Luzern 14.05.2022
Xun Çetta

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, i ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një vizatim i në këmbë

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *