Home

Lajme

Frederik Ndoci – ANALIZE per Eurosong dhe RONELA HAJATIN

No Comments Lajme Opinion

Marr pak shkak nga nje miku im AR(IIIII)ANIT SIMONI
Qe me nje poezi mjaft te bukur cinike ban nje antivlersim ne pershtatje me tekstin e kenges perfaqsuese ne Eurosong

Secret – Rondela

Hejjjj a po ndini o milet
Doli shpejt ky Sekret
Sa filloj telenovelaaa
Hor na bani ne RONDELA

Ehehehehehehheeheheehehhe
Erdhi Vajza pa marre
Turproj Baben ne varre
Xhamadani vija vija
Kam pshtjell betht e shalet e mija

Hejjj I will never regret
Ky asht vetem Hordhek
Loka loka – Ç’ka s’ban toka
Hejjjj The Muzika ka vdeke
Tallava veç ka mbete
Nuk e di nuk e diiiiiii si mu ndi
Po JURIA me pare a asht ngiiiii
Edhe 1,edhe2
3,4, pese e gjashteeeee
Tane kane dale me Bethen jashte
Hehehehhehehehe a po ndin Ti
Festivali Kurvllekut
Akademia Hordhekut
Dhe JURIA e pushtllekut
Ministria e kokrres Lekut
Qeveria Pisllekut
Ma ke ba jeten Balone
Avione,Avione,ma kalon ma kalon

Hejjj I will never regret
Ky asht vetem Hordhek
Nuk e di nuk e di si ke mu ndiiiii
Ministria Kultures e Qeveriiiiiiiiiii

Te falenderoj per perkushtimin dhe vargjet mik dhe ju qe i lexoni por mendoj se shijet jan kryesisht jo si nje emerues i perbashket ne matematik.
Ndryshojne ne formim ne kerkesat qe kan ne lirin e pa kontrolluar dhe ne kontrollin se kush paguan me shum lek ose kontribut, per te marr stafeten.
Per shembull
Un i jam mirnjohes ne fund vitet 1985 te ndjereve B. Bekteshit dhe Marash Hajatit dhe kryesisht Perestroikes qe me lejoi qe edhe pse i denuar te ri hipja shkalletve te skenes ne 1986., dhe Shqiperia te kishte nje F,Ndoci.
Pra po e filloj mbrapsht per te dal aty ku dua.
Se pari Urime Roneles.
Artiste e re plot energji dhe qe shell boten e saj ne menyre open mind.
Kam shum aresye qe te isha i indinjuem me skualifikimin nga italianet (kryesisht) te Roneles dhe Albanis.
Arti i tyne sot per sot asht shum nen nivelin e artit tone, pa çka se atti jone nuk esht as ai askund.
Te shohesh qe artistet shqiptar jan me te shquarit ne competicionet e tyre qe nga Ana Oxa Elsa Lila lene pastaj Elhaida Dani qe i bani me fol me vehte e Djali Shqiptar qe fitoi Sanremon para disa vitesh.
Ata flasin per moral dhe rregulla. A nuk ishte fituesi italian qe u pa ne media duke thithur me hunde lende narkotike? Ne syt e miliona njerezve?
Per at competicion nuk mendoj se duhet nivel ma i nalt.
Pa çka se kam edhe un aludimet e mia personale.
A ishte ma e drejt me shvlersu kangen teme ne 2006 apo ket kang qe mori rrokellimen mbram?
Brezat kan aresyet e veta te gjykojn sipas arsyetimit te tyre, ku % ma e madhe e rinis shqiptare mendon se asht mjaft i arritun.
Po cfar pretendojm ne si popull ku premisat e shthurjes kolektive tashme jan ba ortek dhe kan perfshir jetet tona me shpresa te shkaterruara pothuajse krejt?
Jeta dashnia vlera media muzika politika korrupsioni asht e tana nje tallava nacionale.
Ku fale ketyne fake news ose lajmeve rrene qofte shum rrene qofte pak rrene, jane vetem vler klikimesh per social mediat dhe sidet e vogla dhe ku qeveriu dhe korrupsioni vazhdon vazhdimin dhe si nje thike po ngulet çdo sekond thell e me thell ne trupat tan.
Qeveris i duhen te gjitha sencasionet te verteta dhe te genjeshterta, prandaj i ka blere mediat, qe populli mos te perqendrohet tek jeta qe po shket greminave posht e me posht, por te shperqendrohet nga lajmet sencasionale, pa çka se jan shpifje apo jo.
Prandaj mendoj qe kritika personale e gjithkujt, esht se separi:- duhet dallue ne nji perfaqsim te till, tre faktoret kyç, “ku? kur? pse?”
Artistet tan nuk e dine kete çeles te performances se tyre.
Artistet ne pergjithsi jan te perkedhelur dhe te pa formuar ku shpesh krijojn pa kenaqesi, por a nuk esht nji maratone e pafund edhe jeta sociale gjith shqiptare tuj fillu nga ndjekja me ankth ne mediat tona te programeve zhul si: Perputhen Big Brother telenovelat turke etjer, qe edukojn ma se miri kete brez pa krye, kete brez te pa egoizem vetiak per dije e per aftesi?
Ne atdhe aftesia blihet, bravura blihet, konkurimi blihet, diploma blihet, postet ne krye te partive blihen, votat blihen, e çfar nuk blihet?
Por nuk ka para, qe te fitohen sepse parat i ka korrupsioni.
Shitet nji popull i tere shitet nji nevojtar nji i vobeget nji besimtar nji i vdekur per buk apo nga te ftohtit.
Shitet edhe besimi per te qendruar aty dhe per te mos ia mbathur larg e sa me larg prej aty.
Duhet patur parasysh se perfaqsimi ne Eurosong asht se pari per artistin dhe se dyti per Nacionin.
Artisti duhet te alternoje keta dy faktor qe jane ne dispropocion te shrregullt gjithmon.
Kush e prish artin e vertet?
Me shum se kantautoret askush tjeter. Pasi ata sjellin hermetikisht boten dhe formimin e tyre personal, ku shpesh len per te deshiruar ne shtresa te ndryshme te shoqeris.
A duhet ti llastojm femijet tan dhe me pas ti bejm artist apo ti bejm artist pastaj ti llastojm?
Nese do pretendojm qe nje femij i llastuar te behet artist i madh gabojm, pasi kemi moxart Paganinin Papavramin etj.
Ndersa edhe menyra e fansave se si i llastojn artistet ndikon tek e ardhmja e artisit, pasi ai nuk thellohet me tej ne thellimin e aftesive dhe ne ngritjen e tij profesionale, por i duket se ka arrite galaktikave.
Sa e afte eshte sot liria per te na sjell art precioz?
Te arsyetojm dhe te vjelim te korrat tash 30 vite dhe faktet i ka sejcili parasysh.
Sasia ngandonjeher esht edhe cilesi, por vetem ngandonjeher.
A e kan te veshtir krijuesit te perballen me kerkesat vetiake te kantautorit dhe ne se kerkohet nje bashkpunim ne mes tyre si mund te jete fruti?
Sigurisht veshtirsi pa fund.
Sepse mefshtesia e kantautorit esht shum ma e madhe se deshira e paket e krijuesit per te ndihmuar nje kantautor per konflikt interresi.
Kantautoret e vertet botror punesojn me mijera krijues dhe i vlersojn me rroge dhe me % fitimi me pas duke u bere bashkpuntore krijues.
Kete mentalitet nuk mund ta mesosh neper edukatat dhe shkollat tona profesionale.
Te analizojm se çfar permban ky spektakel ne pergjithsi dhe ne veçanti.
Na ishte dikur Eurofestival.
Ku vertet kan dal personalitete dhe yje te artit botnor.
Por rreth fillim viteve 1980 ky festival u ble si business nga LGTB.
Deri ketu nuk ka asnji gja te keqe ne aparence.
Por ndryshoi struktura sepse filluen dy botet e europes lindja dhe perendimi te perballeshin me kulturat e tyre te hapuna dhe te mbylluna, pra kapitalizmi perendimor dhe ish socialismi lindor.
Bukuria e melosit te kanges u shnderru edhe ne rrymat e ndryshme qe solli kibernetika dhe zhvillimi i muzikes se ftoft me kompjuter ose me bashkim Lube, pak njerez e kuptojn por nje njeri qe njeh pak kompjuterin pa ba asnji sekond shkoll muzike mundet me te formu me lube qe ekzistojn me miliarda duke i bashku bashk krijon nje afersisht kang qe ndryshon nga forma e saj dhe struktura e saj. Kemi fenomene shum te pa arsyetueshme qe hasim pas kesaj forme te re.
Psh
Kanga Franceze Italiane(San Remo) Pak a shum kanga Spanjole Portuguese pesuan disfate te madhe sa edhe sot shihet qart. Mirepo qendruen kanga Anglese jo ne paraqitjet ne Eurosong por personalitetet e art anglez nuk devijuen stilin e tyne. Ndersa shohim ne pergjithsi se ne France ardhja dhe popullimi me etni te ndryshme ndryshoi edhe shijet e Frances dhe te Italis
Kemi rajone dhe shtete qe perfituen nga ky ndryshim. Psh ish Jugosllavia kena pa se si ata kompozitor krijonin gjera interresante dhe ishin gjithmon ne krye te renditjeve dhe shpesh fitues (ne se analizohen melosi i kangve te tyne asht mod ilirik 100%) por bravo atyre dhe turp per ne qe i jena largu aq shum sa qe edhe pakistani mund te na gjykoj per plagjiatur.
Pastaj vijn vendet e ish BRSS qe shpesh melosi qe sillnin ishte kryesisht kopje e keqe e muzikes perendimore por shpesh zgjedhja e melosit etnik te nderthurur me lobet e muzikes se leht shpesh fituen dhe ishin te bukra. Marrim muziken greke ose analizojm kanget e tyre fituese… a kan ndonji gja te perbashket me muziken e buzuqeve?? Jo.
Tashti ketu hyn gjeopolitikat.
Kur greqia dogji flamurin amerikan disa dekada ma par, europa filloi me e ndihmu si dikur uniteti komunist nje antar partie.
U vitue kampionati europjian i futbollit fitoi eurosongu fitoi turizmi fitoi… edhe renia pa parashute e ekonomis fshatare greke, ku e pesuan me qindra mijera refugjat shqiptar.
Pastaj kena Israelin dhe arsyet perse fiton dihet. Kena muziken e shteteve extreme lindore si 🇦🇲 Armenia o Azerbaixhan etj, qe sjellin perla me motivet e tyre folklorike te nderthuruna mir ne muziken popullore.
Mandej kryesorja gjeopolitika e LGTB
Ne se aty vertet je pjes e ketij grupi, dmth LGTB klasifikohesh 20 vende ma nalt.
Ne se je ish republike Russe gjithashtu je 20 vende ma nalt.
Dikur perfitonte Luxemburgu nga qe ishte shtet ne mes te europes perendimore dhe akoma nuk kishte pjesmarrje ish Russia me vendet vasale. Dhe shpesh edhe ballkani.
E fundit si faktor dhe shpesh ma determinanti asht sasia e popullsise qe voton Anglia Gjermania Franca Italia Russia etj. E Fundit San Marino.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *