Home

Lajme

Ramazan Çeka – BUZËQESH O SHKODRA IME

No Comments Argëtim Letersi

Buz liqenit ke hedh shtat,
Shkodra jonë mes bukurish.
Je e lumtur dhe me fat,
Flladitesh mes kaltërsish.

Moj Rozafa legjendare,
Një simbol në lashtësi,
Krenaria jon’ shqiptare,
Je një faqe n’histori.

N’përqafimin tënd të ngrohtë,
Ëndrrat tona shkojn’ shumë larg,
Këndojm’ për ty mbretnesh mbi tokë,
Thurim sot më t’bukrin varg.

Dielli është fytyra jote,
Kënga shpirtin ta mban gjallë,
Simfoni t’buron ndër mote,
Shkodra jonë o nanë e rrallë.

Zemër gjan’ edhe bujare,
Në çdo stin’ si nuse vesh,
Me një sy ke qa shumë halle,
Por me tjetrin ke buzqesh.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *