Home

Lajme

Baton Haxhiu: Vizita e Kurtit në SHBA, turistike me taksat e qytetarëve

No Comments Aktualitet Lajme

Analisti, Baton Haxhiu e konsideron jo produktive vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në SHBA.

Ai e cilësoi si vizitë “turistike” me taksat e qytetarëve të Kosovës.

“Një kryeministër që bëhet turist me taksat e qytetarëve është për të ardhur keq”, u shpreh analisti.

Haxhiu theksoi se prioritet i qeverisë së Prishtinës duhet të jetë zgjidhja e problemit me Serbinë.

Pasi në të kundërt do të vuajë pasojat për shkak të mungesës së investimeve të huaja.

“Prioriteti është qartësimi i të ardhmes sonë. Përfundimi i telenovelës së statusit të Kosovës pasi po nuk e zgjidhëm këtë askush nuk vjen të investojë në Kosovë, as gjermanët”, tha Haxhiu.

“Gjermanët për kaq vite nuk kanë investuar asgjë në Kosovë, ndërsa kanë dërguar 14 miliardë (euro) në Serbi. Gjermania që e ka sjellë në pushtet këtë njeri (Kurtin)”, shtoi ai.

Burimi/euronews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *