Home

Lajme

Elez Osmani – Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë

No Comments Aktualitet Lajme

Vdekja e Dalip Grecës ishte e papritur dhe tronditëse për të gjithë ne që e kemi njohur, për lexuesit e gazetës më të vjetër shqiptare në SHBA, gazetës DIELLI, për të gjithë vatranët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të,për të gjithë miqët e dashamirët gjithandej.
Vdekja e Dalip Grecës ka krijuar atë boshllëkun e madh jo vetëm në mesin e anëtarëve të devotshëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra, jo vetëm për lexuesit e gazetës Dielli, që nuk ndali botimin as gjatë kohës së pandemisë së Covid-19, por për të gjithë ata shqiptarë të shumtë që e kanë njohur, që kanë pi një kafe me të, që kanë ndërruar një bisedë me të, që kanë komunikuar për akëcilën vlerë kulturore me të.
Vdekja e Dalip Grecës është humbje e madhe, jo vetëm për Vatrën, jo vetëm për gazetën Dielli, jo vetëm për shqiptarët e mërgatës më të madhe në SHBA, por për të gjithë shqiptarët që kanë pasur rastin ta njohin, ta lexojnë në shkrimet e tij të shumta, edhe për figurat me peshë kombëtare, sidomos për figurat nacionaliste nga mërgata shqiptare në Amerikë, si dhe të gjithë dashamirësit e kulturës kombëtare.
Familjes se tij, Vatres dhe te gjithë atyre qe e njohën, ngushëllimet më të ndjeshme njerëzore për humbjen e anëtarit të vyeshëm dhe shumë të rëndësishëm!
Gazetës Dielli, ngushëllimet më njerëzore për humbjen e drejtuesit të kahershëm dhe krijuesit të mirëfilltë të kulturës shqiptare!

Elez Osmani Prishtinë

Burimi/Facebook/Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *