Home

Lajme

‘Presidenti’, Murrizi: Opozita ka ngrënë karremin e Ramës, procesi është farsë

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilëson si një karrem procesin e ndjekur nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjen e presidentit të ri, të cilën opozita e ka ngrënë.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Murrizi u shpreh se mazhoranca po tallet me këtë proces, sidomos kur fton opozitën në tryezë për negociata.

“Opozita ka ngrënë atë karrem të cilin qëllimisht e ka hedhur si lajm të madh se do të bëjë konsultim të madh. Një tallje e gjitha. Aq më shumë kur shoh që këtë tallje kërkojnë ta instituciolizojnë si tavolinë pune, bisedime apo mbledhje të një grupi të deputetëve opozitarë dhe nxjerrin ca emra anonimë që mund të jenë të mirë për shefa komisiariati”, tha Murrizi.

Sipas tij, i gjithë procesi është një farsë teksa shtoi se presidenti i ri duhet të jetë një person i cili ka stof politik.

Murrizi deklaroi se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Enkelejd nuk mund të propozojë 2 kandidatë, pasi nuk ka 40 deputetë të cilët e mbështesin.

Ai saqroi se një deputet ka të drejtë të firmosë vetëm për 1 kandidat për president dhe që një kandidat të zyrtarizohet, të shkojë në protokoll dhe të vijë në seancë, duhen të paktën 20 firma deputetësh.

Burimi/euronews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *