Home

Lajme

Fari Xh Xhara – Si e solli lijen Beogradi në Gjakovë , 1972

No Comments Shendetesi

Shkruan: Fahri Xharra
Variola në Gjakovë! Viti 1972, kur Kosova dhe posaçërisht Gjakova e pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekje prurëse Lija ( Variola Vera) .Nga një sëmundje e cila (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy borërave)
Epidemija počela u Đakovici ( Epidemia filloi në Gjakovë) ,. Pse mu në Gjakovë ?
Variola në Gjakovë
E tëra filloi në Kosovë, kur shqiptari , Ibrahim Hoti nga Gjakova, kthehej nga haxhillëku prej Mekës- i kujtohet prof.dr. Svetomir Samargjiçit, atëherë mjek i ri ( S media ,10.03.2012) ,sot profeso i epidemiologjisë ne Fakultetin e Mjeksisë në Mitrovicë)…
Kronologjia :
16 ,Shkurt 1972 – Ibrahim Hoti kthehet ne shtëpinë e tij në Gjakovë dhe ndihej keq
21, Shkurt – Latif Musa vjen në Gjakovë,
3 ,Mars Latif Musa sëmuret ,por kurrkush nuk e di se prej ç kafit ( ? fxh)
9, Mars Latif Musa ,dërgohet së pari në një spital të Çaçakut ( Serbi) ,pastaj në Beograd. Më vonë u kuptua se ai e kishte Lijen ( Variola Veren).
10, Mars , latif Musa vdes nga gjakderdhjet e brendshme.
22,Mars – doktorët më në fund e kuptuan që filloi një epidemi. ( pas 12 ditësh)
Muaji Prill -.Epidemia shpallet zyrtarisht dhe fillon vaksinimi gjithëpërfshirës. Eksperti më i madh në botë i Variola Veres , Donald Henderson vjen në vizitë
Maj 1972- Mbaron epidemia, të infektuar 175 vetë dhe 35 të vdekur. ( Telegraf,18.03,12)
”Ibrahim Hoti dhe 12 haxhinj të tjerë ishin edhe 5 ditë tjera në Irak . Edhe pse e dinin që atje ka raste të Varioles.Kur u kthye nga Qabeja i kishte do shenja të sëmundjes , edhe pse dy muaj më herët ishte vaksinuar. Nuk dihet se sa njerëz janë infektuar nga ai (S Media)”
I sëmuri nga variola , peshqesh i luftës biologjike ndaj Gjakovës
Profesori Samargjiç thoshte se në muaj e ardhshëm u zvogëlua ndjeshëm numri i të sëmurëve, dhe shteti e dha urdhrin që të ndërprite shtetrrethimi për Gjakovën për shkak se afrohej sezoni turistik. Kroacia bënte presion të madh ,që të mos përhapej lajmi në Europë, për shkak të turizmit bregdetar kroat. Ne nuk e dinim kanë përfunduar me komplikime ,por pastaj filloi dyshimi se mos po luanin me ne.( ”meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave” fxh)

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *