Home

Lajme

Ndue Lazri – NJË LIBËR NË GJUHËN TIME

No Comments Argëtim Letersi

Në mbështetje të iniciativës dhe përkujdesit të intelektualëve Nereida Xhakolli dhe Ndue Lazri, në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Roveretos dhe me shoqatën “Besëlidhja” pranë sallës “Belli” të pallatit Alberti Poja, ditën e shtunë me 28.05.2022, ora 10.00 organizohet eventi me titull:
“NJË LIBËR NË GJUHËN TIME “
Në këtë event 30 autorë shqiptarë do i dhurojnë kopje të librave të tyre bibliotekës së Roveretos, duke e rritur kështu numrin e këndit të librit shqip në këtë bibliotekë, i cili do u shërbejë brezave të komunitetit shqiptar në Rovereto e më gjerë.
Do të bëhet edhe promovimi i librit të autores Zyra Ahmetaj, “Castello nella valle”, përkthyer në italisht nga Ndue Lazri.
Do të ketë edhe pjesë artistike.
Janë të ftuar përfaqësues të komunës Rovereto, autorë të librave, si dhe miq e simpatizantë të shoqatës “Beselidhja” edhe nga zona të tjera të Italisë.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *