Home

Lajme

Xun Çetta – Pas vizitës së gjatë në SHBA, Kryeministri i Kosovës z. Kurti tani në Zvicër

No Comments Lajme Opinion

Shumë kush shpresoj se z. Kurti do kthehët nga Amerika pa hyrë në Shtepinë e bardhë por, kjo deshirë deshtoj. Po tani në Zvicër, a mund të imagjinoj dikush, a do të takoj personalitete Zvicerane dhe emra tjerë në takimet e FORUMIT ku do mbahët takimi i ,, World Economic Forum”, një forum më peshë ky i cili do mbahet neser më 22 maji deri më 26 , ku për sigurinë e tij është parashikuar të bllokohet pjesërisht hapësira ajrore mbi nenqiellin e Davos-it, si dhe në kuader të sigurisë, do të aktivizohen mbi 5000 ushtarë për mbarëvajtjen e forumit.
Në mesin e këtyre takimeve, Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka planifikuar ta takoj edhe Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, z. Dmytro Kuleba ku do të bisedojn reth temës së fondit për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, pra një temë gati qendrore kjo e cila do mbahët në Konferenca e Luganës në korrik, të këtij viti.
Në kuader të këtyre takimeve edhe zonja Viola Amherd, udhëheqse e Departamentin Federal të Mbrojtjes së Zvicrës, ka planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit ka deklaruar paraprakisht se, për veqse për çështjen e Ukrainës do të flasë edhe për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Ika se na filluan Lajmet .
Luzern 21.05.2022
Xun Çetta

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *