Home

Lajme

Edith Harxhi – Freedom wins! Liria fiton! -tha James Baker në Tiranë 31 vjet më parë.

No Comments Aktualitet Lajme

Pasi luftuam shumë vite për të ndryshuar mënyrën si drejtohej dhe tradhëtohej Partia Demokratike e Shqipërisë, kur shitej e blihej si plaçkë në pazarin e shëmtuar politik shqiptar, dhe kur shumë heshtnin, pas një beteje disa mujore vjet për të sfiduar ish- Kryetarin e PD dhe pazaret e tij, pas 9 muajsh përbaltje të liderit historik të PD dhe pune për një ringritje, më në fund pas shumë betejash po shoh dritën e gjelbërt në fund të tunelit… PD po ringrihet. Faleminderit çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë për besimin që kanë dhënë këto muaj… tani kemi përpara sfidën e korrupsionit dhe krimit të nipërve dhe fëmijëve të bllokut.
E sot më shumë se kurrë kujtoj vargjet e Kippling “Në mundsh” – “If”
“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…”

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *