Home

Lajme

Hamdi Skeja – Festë në Dibër!

No Comments Aktualitet Lajme

Nëse do më zgjedhnin për spotin “reklamën” e datave 27-28-29 Maj që bëhet një festë në Dibër do shprehesha:
Shqipëtarët duhet të nisen për në Dibër. Rruga nga Burreli e deri në Peshkopi është doktor që të heq gurët në veshka, pa operime! Po ju mos ndaloni, duhet të shkoni për të shijuar ushqimet më të mira që bëhen aty.
Ndaluni një moment në Bulqizën plotë ar, dhe shihni mjerimin që është krijuar aty mullarë.
Ju thashë për rrugën e vjetër, se ajo e Arbërit nuk është askund. Edhe pse grupi i Qehneverisë ja ka prerë shiritin mbi 3 herë deri tani.
Rrugës kur futesh nga Maqellara e deri në hyrje të qytetit do shihni plotë shitës anës rrugëve (në dy krahët e saj) që shesin perime, fruta, çaj mali etj. Merrni, ju lutem merrni diçka se shitësit me ato dy qindarka mbajnë familjen, përveç kësaj, janë shumë të shijshme.
Ah, po! Edhe diçka tjetër: mbyllni sytë kur të shihni mbeturina anës rrugëve, nuk i prishim dot “krenarinë” qehneverisë.
Shkoni në Dibër, sapo të hyni në hyrje të pazarit, videot duhet ti modifikoni që mos lexohet mjerimi i atij qyteti. Bëni me lule, me forma, kështu e do qehneveria.
Ju siguroj; ushqimet që do reklamohen janë bio, të freskëta, janë ushqime plotë shije. Edhe pse ato nuk shiten, nuk i mbështet askush, nuk ka asnjë shtet, as qehneveri, as Bashki, as dreq, as djall, as ëngjëll.
Hotelet dhe restorantet duhet ti zgjedhni, në përgjithësi gatuajnë dhe kanë një mikpritje të rrallë.
Vetem se, kujdesuni kur të shkelni në bulevardin historik, “Elez Isufi” duhet të jeni të kujdesshëm, se coptoheni në pllakat e shpifura!
Në këto data, hapet sezoni turistik, edhe këtë e ka marr bashkia. Do të ketë plotë këngëtarë dhe këngetare të njohur, personalitete, do ketë ushqime të shijshme, do të ketë gjallëri.
Në memorjen tuaj do të mbetën të paharruara ato 3 ditë. 3 ditë ka festë Dibra, pastaj banorët fisnikë të Dibrës do të mbetën aty, mes përbuzjes, mes arrogancës, mes harresës, mes mjerimit, mes varfërimit të shtetit!

Hamdi Skeja!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *