Home

Lajme

Mentor Kikia – Vota e bashkëkombasve që jetojnë jashtë: E drejtë, nevojë, domosdoshmëri!

No Comments Lajme Opinion

Takimi i … kushedi i sati, ku diskutohet ajo që quhet vota e emigratëve. Eshtë një rast unik, ku të gjithë janë dakord, por nuk bëhet.
U ra dakord, që ata që mos quhen as emigrantë, as mërgatë, as diasporë, por thjeshtë SHQIPTARË. Janë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të tyre, apo ndodhen jashtë vendit në kohën e zgjedhjeve, dhe kanë të drejtë të votojnë.
KQZ, për herë të parë ka marrë përsipër, mendojmë me seriozitetin maksimal, me kohën e mjaftueshme përpara, që të mundësojë që shqiptarët që janë jashtë të votojnë si të gjithë shtetasit e botës demokratike, atje ku ndodhen.
Si gazetar, si qytetar, ai aktivist dhe në emër të lëvizjes “Alternativa Civile”, isha atje dhe i dhashë mbështetjen Z.Ilirian Celibashi për ta çuar deri në fund këtë projekt.
Duhet të gjithë ta mbështesim!
Sepse, pa votën e atyre që jetojnë jashtë, këtu brenda nuk ka për të ndryshuar kurrë, asgjë.
Sepse, ata nuk e shesin votën, nuk e këmbejnë me një vend pune, apo nuk kanë frikë se do ti heqin nga puna.
Ata që thonë se emigrantët nuk kanë të drejtë morale të votojnë, sepse nuk mund ta zgjedhin qeverinë ata që nuk paguajnë taksa, u them:
Ata kanë të drejtë më shumë se ne qe jemi këtu.
Sepse pa emigrantët, ky vend sot do të ishte pjesë e botës së katërt, jo botës së tretë.
Pa paratë e emigrantëve, do kishim vdekur urie.
Pa paratë emigrantëve, dhe me qeveritë njëra më hajdute se tjetra, do të na hidhnin ndihma humanitare me helikopter nga ajri sot.

Burimi/Facebok

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *