Home

Lajme

Niq Krasniqi – PERVETESIMI I HISTORISE SHQIPTARE PER FALCIFIKIMIN E “HISTORISE” SERBE, SI METODE PER KRIJIMIN E KOMBIT SERB DHE SHTRIRJEN E TIJ NE GADISHULLIN ILIRIK/BALLKANIK[1]

No Comments Argëtim Histori

“Historianet” e “artistet” serbe kane falcifikuar pikturen e famshme qe tregon per “Betejen ne Fushen e Kosoves” (1389), ne te cilen pas betejes ‘nje vajze shqiptare i jep uje dhe lehteson plaget Milllosh Kopilit’, qe kishte vra Sulltan Muratin, i cili aty prane kishte nje mburoje me Shkaben e zeze dykrenare ne sfond te kuq, simbolike kjo e flamurit per luftetaret arberore/shqiptare qe kishin luftuar ne kete Beteje kunder ushtrise se P. Osmane qe kishte marshuar ne Kosove/Dardani per ta pushtuar.
Per luften e forcave shqiptare ne “Betejen e Kosoves” te vitit 1389 Prof. dr. Jahja Drancolli, shkruan: “”…Nëse i referohemi njoftimeve burimore të kategorive të ndryshme, pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Kosovës është e pakontestueshme. Është e pakontestueshme edhe nga rezultatet e ndonjë studiuesi serioz serb. Që këtej, në këtë ngjarje morën pjesë kryezoti i Arbërisë dhe i Zetës, Gjergji II Balsha, zotërimet e të cilit shtriheshin edhe në Kosovë; Dhimitër Jonima, kryezoti i trevës midis Rrëshenit. Kronikat osmane e quajnë Dimitri biri Jundit ose Levendoglu dhe e konsiderojnë për njërin ndër pjesëmarrësit kryesorë të koalicionit; sundimtari i dhespotatit të Beratit, Teodor Andrea ll Muzaka, i cili me vete kishte një ushtri të madhe arbërore dhe zotërinj të tjerë të Arbërit, në mesin e të cilëve ishte edhe Gjon ose Gjergj Kastrioti (babai ose gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), si dhe zotërinjtë feudalë arbërorë të Himarës dhe të Epirit…”
Megjithate falcifikatoret shteterore serbe gjithe historine e kesaj Beteje e kane pervetesuar, duke tjetersuar e falcifikuar deshmi e dokumente perfshi edhe kete pikture te quajtur “Vajza e Kosoves” dhe mburojen e kuqe me Shqiponjen dykrenare, te cilen e kishin pikturuar me simbolike te “flamurit” serb, i cili si ti tille del tek disa shekuj me vone.
Falcifikime e “histori” keto sipas “Nacertanijes” se Ilija Garashaninit (1844), si plan per shfarosjen e shqiptareve dhe memorandumit te Akademise serbe me autor Vaso Cubriloviqin; “Seoba arnauda” (1937), si plan per shpernguljen e shqiptareve nga trojet e veta:
“Që Shqipetaret të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën dhe tu vrasin krenarinë, tu shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, tu njollosim emblemat dhe tu fshijme simbolet, duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata te urrejne dhe mosdurojne njeri-tjetrin e perfundimisht të mohojne vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënia e shqiptarëve është vetegzistenca e kombit serb.”

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *