Home

Lajme

“Shkolla Shqipe” në Zvicër mori dhuratë disa libra nga biblioteka e QBD-së

No Comments Aktualitet Lajme

Faleminderit Qendrës së Botimeve për Diasporën!
«Shkolla Shqipe» në Zvicër, ditëve të fundit mori dhuratë disa libra, të cilat do tiu shpërndahen nxënësve fitues në Konkursin e Diturisë të shkollave shqipe “Zvicër 2022” Në rrugëtimin e Shkollës shqipe në Zvicër, në përhapjen e dritës së diturisë në gjuhën amtare në Zvicër kemi fituar jo vetëm besim e qindra dhe qindra prindërve shqiptarë, të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në orët mësimore të mësojnë gjuhën e nënës, por e kemi fituar edhe admirimin e shoqatave, grupeve të ndryshme të mërgimtarëve si dhe përkrahjen e shtëpive botuese në Tiranë, Prishtinë dhe më gjerë. Javën që kaloi “Shkolla Shqipe” në Zvicër mori dhuratë disa libra nga biblioteka e QBD-së për tiu dhuruar nxënësve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë në Konkursin e Diturisë të shkollave shqipe “Zvicër 2022”, i cili do të organizohet në Fehraltorf të Kantonit të Zyrihut. Prandaj ne si shkollë shqipe jemi falënderues ndaj kësaj përkrahje dhe falënderojmë QBD-në, e cila në vazhdimësi ka ndihmuar aktivitetet e shkollave shqipe jo vetëm në Zvicër, por edhe në shumë shtete të tjera në botë, ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Falënderojmë QBD-në, stafin e saj të përkushtuar në përhapjen e librit në Diasporë, në krye me drejtoreshën Mimoza Hysa.

Burimi/Facebook/Shkolla Shqipe Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *