Home

Lajme

Gresilda Rrugeja – Dy heronjve të revoltës Qafë Barit ,Tom Ndoja ,Sokol Sokoli.

No Comments Argëtim Letersi

Përshëndetje të gjithëve
Quhem Gresilda Rrugeja vij
nga qyteti i Kavajës .Studioj për drejtësi, kam botuar 6 libra me poezi .Së shpejti do nxjerr librin tim me poezi kushtuar të përndjekurve politik. Jam vajza e Rexhep Rrugejës i cili është zëri i parë në Shqipëri ku më 25 mars 1990 në stadiumin Besa të Kavajës thërriti i pari Liri – Demokraci,Enver- Hitler ,Poshtë diktatura komuniste etj. Në demonstratën e zhvilluar në stadiumin Besa të Kavajës me 25 mars 1990 me ndeshjen Besa – Partizani, babai im Rexhepi bashkë me xhaxhain tim Ilirin dhe disa të rinj të qytetit tim të Kavajës u përleshën dhëmbë për dhëmbë me sambistët.Dy vëllezërit Rrugeja u arrestuan dhe u torturuan në mënyrën më çnjerëzore nga xhelatët e kuq.Sot ndjehem e lumtur sepse jam përkrah liridashësve që vuajtën dënimin në burgjet e errëta të diktaturës së egër komuniste.Por njëkohësisht ndjehem e dëshpëruar dhe e vrarë në shpirt pasi gjaku që derdhën heronjtë tanë Tom Ndoja ,Sokol Sokoli ,heronjtë e Spaçit si dhe shumë heronj të tjerë që dhanë jetën e tyre në lulen e rinisë për liri dhe demokraci në burgjet e errëta te komunizmit nuk erdhi në Shqipëri, sepse në pushtet u vendosën po të njejtët njerëz.Vuajtjet e të përndjekurve politik në burgjet i diktaturës komuniste u futën thellë në shpirtin tim ku ngjarjet tronditëse më sollën lot pa mbarim dhe shpirti im vajtonte e pena ime drithëronte në çdo varg .Unë nëpërmjet poezive të mija kam goditur politikën diktatoriale Shqiptare atë të së kaluarës por dhe diktaturën e re të,të gjitha ngjyrave.Unë jam e bindur se liria vjen vetëm me anën e bashkimit të një populli duke u ngritur për liritë dhe të drejtat e njeriut pa parti kundër çdo diktature apo ngjyre që ka ajo.
Sot në këtë ditë të shënuar do recitoj nje poezi kushtuar dy heronjve të demokracisë, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli .

Dy heronjve të revoltës Qafë Barit ,Tom Ndoja ,Sokol Sokoli.
1
Dikur xhelatët e mallkuar
Godisnin popullin pa pushim
45 vite diktatura kishte qendruar
Komunizmi kishte mbirë në vendin tim
2
Në Shqipëri nuk kishte liri
Kishte vuajtje edhe lot
Tomën e arrestuan xhelatët shpirtzinj
Dhe nëna pikëllimin se mbajti dot
3
Lëngonte nëna e shtrirë në shtrat
Fytyra e Tomës përballë i rri
Përse o xhelatë në shpirtë më vratë?
Përse ia morët të shtrenjtën liri?
4
Syri i nënës lot lëshoi
Shpirti i saj u pikëllua
Zemra e nënës atë çast pushoi
Në mendje e në shpirtë kishte birin e çmuar
5
Atje në burgun e Qafë Barit
Në nëntokë në minierë
Punonin me turne të detyruar
Nxirrnin mineral me vlerë
6
Në ato burgje të përgjakura
Me kulla të lartësuara
Policët e tërbuar
Shpesh ia shtërngonin të shkretat duar
7
Toma dhe Sokoli në revoltë u ngritën
Për lirinë e vërtetë
Ja të rrojmë të gjithë të lirë thane
Ja vdekje të gjithë për jetë
8
Bashkë me vëllezërit e tyre më 22 maj demonstruan
Për lirinë që aq shumë e çmuan
Tomën dhe Sokolin i pushkatuan
Zemrat e liridashësve u coptuan
9
U drodhën malet dhe u nxinë
Për trimat që ranë liridashësit mbajtën zi
Qan motër zeza e pa gjumë rrinë
Dhe shpirti i saj spo gjente qetësi
10
Babait shpirti iu përvëlua
Dhe në zemër ishte vrarë
Vuajtjet për të s’kishin t’mbaruar
Mallkonte me shpirtë të egrin barbarë
11
Qanin me shpirtë të gjashtë vëllezërit
Nga shpirti i motrës del rënkimi
Dhe babait i rrjellin lotët
U nda nga familja Tom trimi
12
Në mesin e errësirës së kësaj jete
Lëngonte Sokoli në burgun e zi
Sa shumë hadhe,sa shumë derte
Kishte kaluar ky djalosh i ri
13
Diktatura nuk don tia dijë
Dhe jetimin e godet fort
E pushkatuan Sokolin fat zi
Xhaxhai dhimbjen se mbajti dot
14
Qanë xhaxhai e ulërinë
Bashkë me bashkëshorten derdhin lot si lumë
Miq e të afërm të pezmatuar rrinë
Dhe shpirti i tyre vuan shumë
15
Në atë fushë mes antenave të Radio Shkodrës
Një kalë ulërinte mbi atë varr pa shenjë
Çështë ky hingëllim o vëllezërit e motrës
Mos vallë kali diçka po ndjenë?!
16
27 vite kaluan
Duke kërkuar në fusha e male
Familjarët asnjëherë nuk u dorzuan
Me shumë mundime i gjetën varret
17
Të dy heronjtë nuk u nënshtruan
Përpara pushkatimit kërkuan drejtësi
Prapa krahëve plumbat nuk i pranuan
Dhe ranë si trima dy djelmosha të rinj
18
O vëllezër shqipëtarë
Është shumë e rëndë kjo tragjedi
Në lulen e rinisë të dy janë vrarë
Dhe familjarët sot s’po gjejnë drjetësi.
Ju faleminderit.
Autori Gresilda Rrugeja.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *