Home

Lajme

E KONFIRMON VETË KAMBERI, NUK ZGJIDHET SI DEPUTET NË PARLAMENTIN SERB

No Comments Aktualitet Lajme

Si duket Shaip Kamberi nuk do të jetë pjesë e parlamentit të Serbisë edhe për një mandate tjetër.

Shqiptari I vetëm për ta marrë këtë post sipas rezultateve preliminare nuk I ka marrë votat e mjaftueshme.

Për Portali D, ai ka thënë se për 13 vota sipas rezultateve preliminare nuk ka arritur të bëhet deputet.

“Rezultatet preliminare janë: Koalicioni i Shqiptareve te Lugines 598 Sps 6 Nada 1 Te pavlfshme 10. Për 13 vota nuk arrihet sipas rezultateve preliminare”, ka thënë shkurt ai.

Për ta fituar postin e deputetit Kamberi është dashur të ketë minimumi 610 vota.

Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” votuan 618 nga 1050 votuesit e regjistruar. Shaip kamberi i cili ishte kandidati i vetëm shqiptar e që kishte shanset të bëhej edhe për një mandat deputet në parlamentin e Serbisë, rivotimin në këtë vendvotim e kishte quajtur tendencë të autoriteteve serbe për ta ndërruar rezultatin.

Në këtë vendvotim ishte hera e tretë që po votohej këtë vit. Edhe Kamberi ka garuar tri herë këtë vit për postin e deputetit, herën e parë nuk ishte zgjedhur deputet, pastaj kur u përsëritën zgjedhjet ai mori votat e mjaftueshme. Prapë u përsëritën zgjedhjet në vendvotimin e shkollës “Muharrem Kadri”, ku jo zyrtarisht është bërë e ditur se Shaip Kamberi nuk do të jetë deputet në legjislacionin e Serbisë.

Gjatë ditës së premte Kamberi ishte i ftuar në emisionin Five të Rtv Dukagjinit, aty kishte thënë se shteti serb me qëllim i ka pasivizuar listat e votuesve shqiptarë për t’i dëmtuar partitë dhe kandidatët shqiptarë në gara elektorale.

“Në këtë listë kemi persona të pasivizuar, dhe kemi nga ata në diasporë disa nga ta kanë ardhur por një numër i madh nuk kanë ardhur”, ishte shprehur Kamberi.

Burimi/gazetapopulli.net/

Doli nga shtypi libri i titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) i autorit Adnan Jetullahi.

No Comments Argëtim Letersi

Botues: Shoqat e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Nga redaktori i librit, Hysen Ibrahimi

Hysen Ibrahimi - Gyaanipedia

Mitrovicë, 29.06.2022

POETI ADNAN JETULLAHI, NËPËRMJET POEZISË, SHFAQ FIGURËN E DR. IBRAHIM RUGOVËS SI NJËRA NDËR FIGURAT MË TË NDRITURA TË KOMBIT SHQIPTAR

Në librin e titulluar “FLAKË”, (Përmbledhje me poezi) e autorit Adnan Jetullahi (libri i parë i tij), shihet realiteti specifik që është shkruar në një shkallë të lartë ndikimi. Sigurisht se autori, duke e ditur se poezia është arti më identifikues për jetën e njeriut si bazë e poetikës e shumë poetëve botërorë, ai merr guximin për të shkruar dhe shprehur ndjenjën e tij. Shumë poetë, në këtë rast edhe poetit Jetullahi, së pari është dashur t’i ndodhë diç në jetë, që pastaj ai të merret me poezinë më seriozisht, si mënyrë për ta larguar dëshpërimin. Një gjë e tillë i ndodhi edhe poetit Adnan Jetullahi.

Ka mundësi që lëvizjet e jetës së tij të jenë ndikuese për të shpërthyer me poezi. Po ashtu, këtu shohim se autori Jetullahi poezinë e tij e shkruan sikur bën krahasime2 parimore përkitazi me mendime nga njerëzit që e rrethojnë, sipas të cilit koncept3, poezia e tij mendon se duhet të jetë gjithmonë e lidhur ngushtë me jetën dhe në shërbim për njeriun.

Që në fillim të librit, pas realizimit të planit poetik, autori fillon me poezi që shfaqin dëshira me mundësi për t’u bërë pjesë e pandarë e jetës së tij si një mërgimtar.

Duke e pasur parasysh jetën e një njeriu, të jetuarit jashtë vendit, sikurse autori në këtë rast, lexuesi do të hasë në poezinë e tij vargun poetik me tendenca mishërimi, që lidhen me jetën, për jetën dhe funksionimin e saj.

Kur poezia pushton shpirtin e lexuesit, atëherë ia vlen që të lexohet e studiohet dhe të kërkohet edhe më shumë nga autori, si në rastin e poetit Adnan Jetullahi, për të krijuar poezi me vlera të duhura edhe më tutje, sikur në këtë libër për të cilin po flasim e që kemi

krijuar bindje të thellë, se ai duhet të vazhdojë të krijojë edhe më tutje e që shkon në interes të poezisë dhe historiografisë letrare poetike shqiptare.

Që në strofën e parë, me shumë të drejtë, poeti Adnan Jetullahi shfaq figurën e Dr. Ibrahim Rugovës si njëra ndër figurat më të ndritura të kombit SHQIPTAR. Ai këtë poezi e ka titulluar:

“I PAVDEKSHMI IBRAHIM RUGOVA”:

Në bjeshkë të Rugovës ai u rrit

Që t’i sjellë Kosovës dritë

Koka e tij ishte plot mend

Arma e tij ishte një pendë

Çfarë premtoi e realizoi

Me gjithë botën na miqësoi

Me Evropë e Amerikë

Ai i solli Kosovës dritë

Lavdi i qoftë Ibrahim Rugovës

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës

Me ty krenohemi i vogël e i madh

Gjersa të ketë mbi tokë shqiptarë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Poeti në këtë rast nxjerr vargun artistik real, kur përshkruan figurën e madhe të Dr. Ibrahim Rugovës, duke e plotësuar me të drejtë kuptimin e fatit të jetës së Rugovës, e lidhur ngushtë me fatet e Kosovës, gjatë jetës së tij të mundishmshme e që ka qenë i detyruar ta mbrojë atdheun e tij.

Ndërkaq, poeti Adnan Jetullahi, më në fund ka vendosur të shkruajë poezi duke i botuar ato në një përmbledhje poetike, duke përdorur shprehje shpjeguese e plotësuese për vargun dhe në shumicën e rasteve nuk “blindohet” për ta kuptuar idenë e tij, që do ta shprehë nëpërmjet vargut poetik. Në vazhdim shohim poezinë e titulluar “PËR TY”:

Edhe pse s’të shoh Edhe pse të njoh Edhe pse këtu s’je Dy fjalë të t’i them

Ndoshta në këtë botë Gjithçka mund të ndryshojë.

Evokon pamundësinë e të takuarit, gjithsesi njohjen e padiskutueshme, por edhe mundësinë e ndryshimit, që zgjon shpirtin e poetit, duke e mobilizuar nëpërmjet vargut në poezi, megjithëse me shpresë të humbur.

Në raste të tilla, poeti Adnan Jetullahi, gjatë formimit të vargut artistik në formën më të mirë përshrkuese, vetëm sa e ngre lart poezinë e tij.

Me rëndësi janë edhe vargjet e poetit, që evokojnë jetën me përballje të papritura, të cilat më pas krijojnë vuajtje dhe brenga në vendin ku ai jeton. Ja si shkruan poeti në poezinë e tij të titulluar “KUSH NA NDAU”:

Shumë vështirë që s’të kam pranë Shumë vështirë që me ty s’jam Shumë vëshitirë që përgjigje s’kam Po pikë në zemër më ke lënë.

Përveç këtyre vargjeve, në këtë poezi hasim edhe vargje të tjera, saqë në strofën e fundit poeti shkon deri te mallkimi i të gjithë atyre që pengojnë, që i ndau, që nuk i lanë të bashkuar.

Një paraqitje e tillë e poetit me poezi vërtet mbresëlënëse, poeti mallëngjehet shumë lehtë edhe nga valët e detit, me një pasion të ndjenjës, duke u zhytur në meditime të skajshme. Ja si shkruan në poezinë e tij “BUZË DETIT”:

Duke shikuar qiellin e hapur Më duket se figurat e reve në qiell Sjellin fytyrën tënde E dallgët e detit Ma sjellin aromën që dikur e kam ndier.

Kërkon mishërim në shpirtin e tij, që e përcjell kudo që ai shkon. Mirëpo, në pikëpamje me estetikën4 e figurës së imagjinuar, poeti Jetullahi, për mrekulli paraqet shikimin në qiell dhe sjelljen e aromës së saj nga deti, me elemente të vargjeve funskionale. Këto poezi të dashurisë, që ngërthejnë në vete kujtimin e një ndjenje shpirtërore, me vete bartin metaforë5 që implikon figurën dhe aromën nga qielli dhe deti. Në këtë rast shtohet efekti i të krijuarit poezi dhe po ashtu lindin ide të reja metaforike të kësaj vjershe dhe vjershave të tjera në këtë libër.


4 Shkenca që studion të bukurën në natyrë e në jetën shoqërore, ligjet e përgjithshme të krijimtarisë artistike e të përvetësimit estetik të realitetit dhe përmbajtjen, rrugët e format e edukimit estetik; 5 Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë;

Këto ndodhin vetëm në shtetin e regjimit politik të hajdutëve

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kombi, shoqëria dhe shteti modern zhvillohen dhe prosperojnë kur konkurojnë në liri dhe në demokraci vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore për emancipimin e shtetit moral.

Korrupsioni, papunësia, varfëria, paraja e pisët, padrejtësia, droga dhe tradhtia kur kapin dhe paralizojnë shtetin , institucionet , drejtësinë dhe shoqërinë, të gjitha këto ndodhin në një shtet në të cilin është instaluar regjimi politik i korrupsionit, hajdutëve dhe hajdutërisë.

Hajdutët e shtetit e të shoqërisë kanë për moral dhe virtyt vetëm vjedhjen dhe pasurimin duke vjedhur e grabitur pasurinë, paranë e qytetarëve dhe atë publike; hajdutët shtetërorë nuk e kanë për asgjë që të hyjnë e të bëjnë pazare kundër interesave kombëtare për paranë ; nuk e kanë për asgjë që të kultivojnë e të lejojnë kultivimin e trafikimin e drogës sepse prej saj ata fitojnë para; hajdutët shtetërorë shantazhojnë e gjobisin me ligj e pa ligj qytetarët; hajdutët institucionalë shkojnë në punë në administratën qeveritare e administrative vetëm për të vjedhur duke përdorur , manipuluar e shfrytëzuar korruptivisht postin dhe detyrën shtetërore.

Ata kërkojnë ryshfet për cdo lloj shërbimi shtetëror, gjë që është vjedhje dhe grabitje për qytetarët.

Kur hajdutëria instalohet në shtet, atëhere shteti merr tiparet e një antishteti sa kundërhuman aq edhe antimoral duke ua bërë qytetarëve jetën të padurueshme, madje edhe më të padurueshme se sa edhe pushtuesi i huaj.

Sistemi hajdutokrat prish shoqërinë, kombin dhe ligjin e moralin.

Hajdutokracisë politike e shtetërore nuk i intereson as zhvillimi, as mirëqënia dhe as lumturia e qytetarëve të atij shteti.

Hajdutët institucionalë janë vetë tradhtia e tradhtarët më të mëdhej të cilët kanë si tipar dhe synim vetëm hajninë dhe paranë e vjedhur e të grabitur.

Dhe pyesim , se a është instaluar një regjim i tillë hajdutokratësh, dhe a është një realitet i tillë sot në Shqipëri, kur për ditë shpërthejnë superskandale vjedhjeje e

korrupsioni nëpër ministri , qeveri e nëpër bashki, në administratë , polici e drejtësi; ku hajdutëria oligarko-politike bëjnë kërdinë në tendera e në investime publike deri dhe me paratë e vjedhura e grabitura nga hajnija e korrupsioni institucional bëhet edhe blerja e votës dhe e demokracisë sic bëri pushteti socialist edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Aq thellë ka depërtuar dhe aq gjërësisht është përhapur vjedhja dhe korrupsioni në Shqipëri sa që kjo e ka shqetësuar jashtë mase edhe aleatin e madh e jetik të shqiptarëve, SHBA-të, të cilat këmbëngulën dhe ia imponuan politikës së Tiranës miratimin e Veting-ut, si dhe ndërmorën edhe vendosje sanksionesh e shpallje persona “non grata” ndaj disa ishfunksionarëve, shtetarëve dhe politikanëve të lartë të Shqipërisë, dhe megjithë këto përsëri ka pengesa e vështirësi të mëdha politike, juridike, publike e mediatike në luftën kundër krimit të hajdutërisë dhe të krimit të korrupsionit institucional.

Dhe përballë këtij realiteti, për ndryshimin e tij për nga më e mira e përmirësimi ishte dhe është alternativa e Lulzim Bashës; e vërteta dhe e drejta e të cilit në shërbim të të mirës së përgjithshme u sulmua nga të gjitha anët nga e vjetra politike e vjedhjes, papërgjegjshmërisë, mashtrimit, padrejtësisë dhe e korrupsionit.

Është koha për ndërgjegjsim të cilin vetë koha po e kryen; është koha sidomos për reflektim e reagim, nëse shoqëria e dëshiron ndryshimin për pastrimin dhe Veting-un politik , shoqëror dhe juridik, atë të cilin e kishte dhe e ofroi si mision historik Basha me mbështetjen e SHBA-ve për cmontimin e këtij sistemi hajduto-korruptiv.

Prandaj shqiptarët duhet t’u jenë respektues e mirënjohës SHBA-ve për gjithcka cfarë ato ndihmojnë e përkrahin Shqipërinë, dhe shqiptarët duhet të zgjedhin e mbështesin në politikë e pushtet atë politikë dhe ata individë të cilët SHBA i konsideron si partner besnik e të sinqetë, sic është Partia Demokratike zyrtare dhe Basha.

Kujtim Gjuzi – Pesë 7 Bingo apo Robi Plaket kur don Vetë!

No Comments Lajme Opinion

Protesta e 77 vjeçarit Sali Berisha me datë 07.07 ne oren 07 pasdite….
A do të jetë për rrëzimin e Edvin Dramës apo për një Opozitë Une dhe tash vetëm Une, Meta me Ndokat e dorëhequr në Shtëpinë e Lirisë….
777 + 77 vjetët e Sali Berishës mund të jenë fat i tij jetik por në asnjë rast nuk janë shumatore për rrezimin e Edi Rames. Opozita derdhet e gjitha në sheshe për largimin e antikombtarizmit Rilindje e vllazërise Sllave Rama – Vuçiç vetëm me strategji filluese dhe perfunduese.
Precedenti egziston.
Çadra e Lirisë.
Lulzim Basha përditshëm në 90 ditënetë përpara kryeministrisë mori hak.
20 vjet nga Revolucioni komunar 1997 pra me 17 Maj 2017 detyroj Edi Ramen te ulej për te bashkeqeverisur në pragzgjedhje.
A gaboi Lulzim Basha që perjashtoj aleatet nga tryeza e bisedimeve. Po po gaboj rende dhe ra në mashtrimin Rama ora 02:00 date 18 Maj.
Sali Berisha i favorizuar nga afeksioni popullor jo vetem administrativ pushtetmbajtes ne PD dhe qeverisje po bie ne te njejtin gabim organizativ opozitar qe ra L.Basha me 2017 naten e ylberistit Ed Rama.
Sali Berisha kesaj here realizoj foltore me te gjithe aktore e faktore protestues po me kryetaret e partive opozitare parlamentare si Legaliteti i mbretit, Medihoxha, Shehi, Dule, Duka, Idrizi dhe Kryemadhi pse nuk po realizon tryeze per strategjine e protestes te pa kthim deri ne rrezimin e Edi Rames?
Kemi thene qe Edi Rama kopjon Sali Berishen deri sa edhe institucionin BACA kerkon ta zevendesoj me katnarllikun “Babloku me brekushe”
Kemi thënë që Edi Rama ka frikë Sali Berishën kjo eshte e verteta e madhe por e verteta duhet rivertëtuar.
Nëse Sali Betisha nuk vijon me motivin që filloj foltoren:
Më të Hapur!
Më të bashkuar!
Më të fortë drejt doktrinës KONSERVATORE !
Rrudhja dhe fraksionimi opozitar nga qëndra e majtë LEVIZJA SOCIALSTE PER INTEGRIM deri te e Djathta KONSERVATORE mundet të kemi trilatiralitet duke dështuar 5 shtatat bingo që Robi Plaket kur don Vetë.
Vijojmë konfiguracionin si më poshtë!

  • Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe KONSERVATORET
  • Shtepia e Lirsë & L. Socialiste + Demokristianet.
  • Partia Demokratike E. Alibej & Bashizmi liberal.
    Europa po shkon drejt frymës Konservatore & Demokristiane.
    Fronti Demokratik Basha – Kryemadhi Dështoj.
    Front sërish?!
    Aleanca drejt Kulturës Konservatore – Demokrstiane ka fituar në Poloni – Hungari pse jo edhe në Shqipëri nëse hiqet dorë nga mëndësia Uneeee!
    Me ne fitojnë të gjithë pati deklaruar E. SELAMI
    Bashkë Rëzojmë Rilindjen e krimit deklarova me 17 Maj 2017
    Një Komb një qëndrim deklaronte Berisha 1999
    Me duar të Pastra Deklaronte Bacë Dardani në krye të koalicionit fitues më 2005 ne ishim aty.
    Po tani me 07. 07 ora 7 + 77 Korrik si do të jetë?
    Shqiptarët thonë:
    KUSH VJEN PA FTUAR E GJEN PA SHTRUAR

Burimi/Facebook

Baba ne ikëm – Petrit Ruka

No Comments Argëtim Letersi

Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm…
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
(E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)

U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…

Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbole,…në një botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri..

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video koferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…

Burimi/Facebook

Rudi Berisha – TË PASUR, POR MOHUES TË VETVETËS

No Comments Argëtim Letersi

(Pasuri të madhe, shpirtin e zvogëluar)
> Njeriu mund të bëjë pasuri, mund dhe të shëtitë kudo nëpër gjithë botën, s’ këtë ja mundëson pasuria e tij, mund të rrisë investimet dhe të zgjeroj pasurin e tij, por për fat të keq ka të tillë të pasur (disa-kjo nuk vlenë për të gjithë) që zvogëlojnë shpirtin e tyre që në momentin kur pasurohen.


> Me mirë i varfër dhe me shpirt të madh, sesa i pasur dhe me shpirt të ngushtuar. Pasuria i bënë dobi vetëm atij qe ja dinë vlerën pasurisë, dhuron nga pasuria për të varfër (skamnor), jetim dhe të sëmurë.


> Disa të pasur dhe të quajtur ‘’ biznesmen’’, nuk ju interesojnë hallet e popullit, thyejnë parimet kombëtare, duan me armiqtë dhe me vet djallin me bërë tregti, vetëm e vetëm që të pasurohen ata për veti dhe familja e tyre.


> Kohën e fundit kam dëgjuar zëra të tillë mjaftë, ku ata deklarohen ‘’ Harroni të kaluarën, harroni ato na vratë, na therët, tani jemi në vitin 2022 ‘’, këta tipa se kanë përjetuar dhimbje, luftën, vrasjet, masakrën që ju kanë bërë shqiptarëve, ose shumë familjeve që ju kanë vrarë e masakruar familjarët e tyre.


> Këta lloj njerëzish (biznesmen) janë shumë të paditur, kokëkrisur dhe të etur me fituar shumë, duke shkelur në të kaluarën, duke bashkëpunuar më armiqtë tanë shekullor. Këta nuk dhurojnë për popullin, kombin, atdheun, për dritën e vërtetë të tokës qe i mban mbi te.

Është koha për ndryshim, por është koha për të mirën për popullin shqiptarë, kombin dhe për Shqipëri Natyrale-
rudi @ berisha

Burimi/Facebook

ALBANA FICO POROSIT DYSHEK PËR ZYRËN: E DUA ME TRASHËSI 2.5 CM, VESHJE KUNDËR GËRVISHTJEVE E NJOLLAVE

No Comments Aktualitet Lajme

Albana Fico, drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ka mobiluar zyrën e saj dhe të drejtorëve të tjerë në QSUT. Në një kohë që kryeministri Edi Rama flet për shkurtime shpenzimesh, për një dimër të vështirë e krizë që do të përfshijë të gjithë vendin, QSUT mendon se mobilimi i zyrave është prioritet.

Në një tender të fundit të zhvilluar nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, QSUT shihet se ka kërkuar orendi dhe sende nga më modernet, duke vendosur fond limit 1.47 miliardë lekësh të reja. Në listë, si sende që u duhen me shumë emergjencë, sigurisht që për dhomat e drejtorëve (se pacientët të presin akoma) janë përfshirë kasafortat, televizorët apo shtretërit tek dhe dysh.

Për çfarë i duhet krevati dopio në zyrë Ficos, po kasaforta? Ç’do mbajnë në to? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet vetëm vetë drejtoresha! Tenderi në fjalë i është dhënë RO-AL, kompanisë që rezulton të emër të biznesmenit Robert Kaso me vlerën mbi 75 milionë lekë të vjetra.

Të dhënat për materialet e porositura:

Materiali i perdorur do jetë melamine me trashësi 2.5 cm.

Veshje laminati me rezistence te lartë kundër gërvishtjeve dhe njollave.

Bordet anësore të elementëve përbërës të jenë të rrethuara (veshura) me material plastik PVC. Krevati do te jete i pajisur me zgarë e cila mbèshtetet mbi 5 kèmbè druri me seksion 60x 40 mm. Materiali i perdorur për ndërtimin e zgarës do të jetë dru i stazhonuar. Montimi dhe çmontimi të jetë sa më i thjeshtë. Te paketohen që te mos dëmtohen gjatë transportit.

Ngjyrat janë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës. Të plotësoje kerkesat e standardit DS CEN/TS 16209:201 lose ekuivalentit të tij.

Të paktën na paskan kursyer, se mund të kishin kushtuar edhe më shumë.

Burimi/skaproblem.al/

Abdi Përgjegja – Hatër mbetje!

No Comments Argëtim Letersi

Fëmijët e mi prej letre,
sapo lindin flasin me vargje.
Më vret që kanë një hatër mbetje,
pse vetëm njërin mbaj në çantë.

Të çuditshëm fëmijët prej letre,
edhe në shtëpi flasin me vargje.
Nuk ngjajnë fort me njëri tjetrin,
po kanë të njëjtën adn në përmbajtje.

Dobësi kam djalin prej letre,
ndoshta pse është fëmija i parë !
Ai që në lindje ju vërshëllente yjeve,
nuk më ka sjell asnjë zarar.

Sigurisht dhe vajzat i dua,
ato janë poezia e vërtetë.
Ndoshta ndodh kjo me mua,
sepse vajzat i kam në realitet.

   Miku Artit 

Golem.30.06.2022

Burimi/Facebook/Autori

Cikel poetik: Atdheu gjithmonë ka një strehëz…

No Comments Argëtim Letersi

Nga Keze Kozeta Zylo

NË ACARIN E SHKURTIT

Ma grise qiellin e shpirtit i rëndi trishtim,
Me natën e ikjes zemrën ma plogështon,
Është ecje e fundit bulevardit tim,
Në acarin e shkurtit pishat i kundroj.
Eh, ndarje e hidhur, e rënda ndarje,
Ç’më gjete ca qoshëza në dhomëzat e shpirtit,
Seç rrinë të strukura, të rreshkura pa frymëmarrje,
Si ca dru të djegur, mbetur në ngjyrë hiri.
Edhe kur avionit shkarazi do t’i hipi,
Me këmbët zvarrë, rrugëve të përbaltura,
Me vete do të marr krahët e hallakatura,
Që s’dinë ku do të përplasen tutje në Perëndim!

Tiranë, 27 Shkurt, 1997
Ps: Diten qe u larguam nga Tirana, te detyruar nga lufta civile…

PËR HISE VUAJTJEN

Tash e sa mot me sëmbon,
Se e paskemi për hise vuajtjen,
Nëpër këmbët që na merren,
Kur ecim sokakeve të botës,
Me pelerinën e bërë copë nga plumbat,
Ku duken njollat e murrme,
Si harta e Shqipërisë,
Kafshuar e përtypur,
Sa s’ka një thërrime për bè!
Veç një ditë nga uria e madhe,
Në se nuk më ngop buka e sofrës sime,
Për ju dhe për mua do të jetë vonë,
Tepër vonë,
Ku unë të lyp, mos e dhëntë Zoti!
Tek ata që na e lanë për hise vuajtjen…!

SA ÇUDI

Sa çudi!
Pak njerëz kanë fatin e popujve në dorë,
Duke vendosur për ta, që s’dinë ku janë.
Dhe turmat heshtin duke pranuar,
Çdo lloj vendimi të marr prej tyre!
Ata ulin kokat dhe butësisht,
U rrahin shpatullat nga mbrapa,
Good job, good job!
Për vendim-marrjet e tyre…
E pa kuptuar shijojnë,
Humbjen e vetes përjetësisht!

Atdheu gjithmonë ka një strehëz…

Shpesh hidhërohemi sokakeve të botës,
si zogj të pikëlluar me pendë të ngrira,
Korbi i zi i nxjerrë sytë kohës,
dhe verbon turmat me tru të mpira.

Eci mes tyre pa anë e pafund,
si i eturi për ujë në shkretëtirë,
kërkoj një pikë ujë, por se gjej askund,
në Diellin që djeg pa Lindje dhe Perëndim…

Brenda syve të mi mund të ringjallen ëndrra,
ëndrra të “çmendura” që s’realizohen kurrë,
sepse Kali i Trojës ka fshehur gjithçka brenda
sa del në mejdan me puthje mbyt çdo burrë…

Atdheu im me zëra të mekur dhe vullkanikë,
jam loti tënd në dhimbjen e pafund,
Dante Aligeri mund të ngelej pa mend,
dhe s’do të shkruante kurrë Komedinë Hyjnore
me aq mund.

Atdheu im jam plagë e kuqe në trupin tënd,
hemorragji e trurit që derdhet kuturu,
peizazh që skuqet dhe mplaket në atë vend,
Sirenat venë kujet në Jonin blu.

Atdheu im më huton me ndërrimin e orëve,
Kur natë ëshë këtu, dritë hapet tek ty,
Mes reve të egërsuara moteve,
Shkruaj librat e pakëndueme që s’lindën aty.

Atdheu im me indiferencën e “Zotave” më çmend
të ikurit i harron si plaçka të hedhura në germadhë,
por harpa e zemres sime bie vetëm për atë vend,
se Atdheu gjithmonë ka një strehëz që të mban gjallë.

Fund qershori, 2017
Staten Island, New York

Shtëpia ime prej guri

(My house is made of stone)

Shtëpia ime është prej guri,
Plot kalldrëme me plagë malli,
Midis malesh ndrit si nuri,
Si xixëllonjat në ngjyrë zjarri.

Vij në ëndërr ndalem pragut,
E hap portën me ngadalë,
Prush digjem pranë oxhakut,
Dhe bëhem hi pa thënë një fjalë.

Eci, eci rreth shtëpisë,
Bar dhe kulpra kanë marrë kot,
Ca kotka loti pranë qershisë,
Bien si breshër, s’i ndaloj dot.

Dy sofatet zhdukur fare,
Muret zhvoshkur harta, harta,
Veç një lule, një lule alle,
Më ledhaton, më bën me flatra.

Ngjitem shkallëve, por nuk mundem,
T’i mbaroj gjer në fund,
Hapat e mia fort lëkunden,
Nga vetmia që më mund.

Kjo shtëpi sofër bujare,
Kush i erdhi dhe s’e priti,
Por ja sot që ti më pate,
Heshtur rri si prej meiti…

Prek me radhë muret e mbetur,
Sidomos atë të avllisë.
Dridhem, zbardhem si e vdekur,
Nga vetmia, prej mërzisë.

Shoh për bletët mos më njohin,
Që fëmijë më prisnin mirë,
Dhe pse shpesh më pickonin,
Por sillnin mjaltin plot dëshirë…

Mjegull e Trebeshinës si shall nusërie,
Më mbështjell gushën nga era e ftohtë,
Është flladi i Vjosës prej Shëndëllie,
Që puth Mezhgoranin, oh më të bukurin në botë.

Pranë dëgjoj oshëtimën e përroit,
Sollokushen nën gur e shkëmb,
Vë një gjethe në buzë të kroit,
Dhe shuaj etjen që më çmend.

S’ka si shtëpia thonë të moçmit,
Të rinon të mban të gjallë,
Ju betohem që prej sodit,
S’do të shkoj më kurrë kaq rrallë.

Nga varret dëgjohen zëra,
Drithërohem nga një zë burri,
Zëri i gjyshit i thotë të tëra,
Shtëpia do jetojë sa guri…

Ps: Shtëpia ime dykatëshe është e ndërtuar para një shekulli nga ustallarët gollobordas paguar nga gjyshi im vatran në Amerikë Hamit Veis Mexhgorani. Ndrinte për atë kohë dhe do të vazhdojë të ndrijë…
Sollokushe është emër i burimit që vjen nga mali i fshehur nën tokë. Aty mëhalla ime mbushte ujin për të pirë dhe gjithë kalorësit e Mezhgoranit freskoheshin nga udhët e gjata…

Burimi/Facebook/Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare

Teuta Shaqiraj – Melankonia

No Comments Argëtim Letersi

Ç’melankoli, kjo prag vere më sjell..
Bregut detit dua që ta djeg,
t’ja ç’vesh lëkurës sime, pa mëshirë
ujit të kripur t’i falet, si rrëshirë.

Poret, si oaze të freskëta
si liqene fryhen kur shkrin bora .
Vertitem pa faj në shtjellen e mendimeve
Që lidhën e zgjidhen ndër nyjet e magjive

Kembet e lagura cikin pragun e ëndrrave
Padashur trazoj botën e fjetur të sirenave
Në këtë det tallaz, tallaz pritjeje
varkez me fat jam, n’këtë trekëndësh Bermude.
E di po pi me fund, detin e dashurisë sime.
,
Teuta-shaqiraj

Burimi/Facebook/Autorja