Home

Lajme

Lumir Abdixhiku – Kongresi dyditor i familjes më të madhe politike Evropiane EPP

No Comments Aktualitet Lajme

Kongresi dyditor i familjes më të madhe politike Evropiane EPP, përfundoi punimet sot. Dje zgjodhëm kryetarin e ri, z. Manfred Weber i cili mori besimin e mbi 447 delegataëve nga gjithsej 502 delegatë të EPP-së.
Në një epokë të re të zhvillimeve të kontinentit të vjetër, zgjedhja e Weber në krye të partive evropiane të qendrës së djathtë, është garancë e mirë për ecjen përpara të Evropës e vet Parlamentit Evropian. Manfred Weber është një mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i parezervë i rrugëtimit tonë evropian. Atij i dhurova sot ‘helmetën dardane’ në shenjë rikujtimi për të mbajtur Kosovën gjithnjë në agjendën evropiane.
Gjatë dy ditëve të punimeve, pata rastin të takojë liderët evropianë. Përtej bisedave të përbashkëta në darkën e kryetarëve të partive, kryeministrave e Presidentëve të shteteve nën udhëheqjen e EPP, të shtruar nga nikoqiri holandez, z. Wopke Hoekstra, bashkëbisedova në veçanti edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, znj. Roberta Metsola; kryeministrin kroat – një mik i madh i Kosovës – z. Andrej Plenković; Ministren Federale të Austrisë për Evropë znj. Karoline Edtstadler; liderin e ri të CDU-së në Gjermani, z. Friedrich Merz. Një bisedë më të veçantë pata dhe me Bakir Izetbegović, ish anëtar i Presidencës Boshnjake e kryetar aktual i SDA.
Nga këta e liderët e tjerë, kërkova mbështetje për Kosovën – në liberalizim, në anëtarësim drejt Këshillit të Evropës e në ngritjen e vëmendjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *