Home

Lajme

Enkelejd Alibeaj përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës për ndëshkimin e genocidit serb

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Askush nuk i ka penguar dhe nuk dihet arësyeja e vërtetë se përse Sali Berisha kur ishte 8 vite kryeministër nuk miratoi një rezolutë për dënimin e genocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës, si dhe tjetra se përse Edi Rama që po qeveris prej 9 vitesh , as ky nuk e ka bërë një gjë të tillë por ky i fundit madje hapur, më shumë i ka interesuar miqësia e bashkëpunimi me Beogradin se sa me Prishtinen.

Tani në Parlament janë dorëzuar dy rezoluta, njëra nga foltorja dhe tjetra nga Partia Demokratike zyrtare nënshkruar nga kryetari në detyrë z. Alibeaj. Për rezolutën e Berishës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të marrin në konsideratë nëse ajo mban firmën e Berishës , siç ndodhi me Rezolutën për Bosnjën, por kësaj radhe socialistët dhe Edi Rama kanë përballë edhe firmën e Alibeajt dhe mbështetësve të tij, të cilët kërkojnë dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

Herën e parë, socialistët u justifikuan dhe e patën të lehtë për të hedhur poshtë Rezolutën për Bosnjen, pasi sipas tyre vinte me firmë të Berishën, ndërsa në këtë rast Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk mund të justifikohen me alibira sepse propozimi ka ardhur edhe nga Partia Demokratike institucionale dhe ajo nuk eshte firmosur nga ndonjë person i shpallur “non grata”. Kjo është një provë për të vertetuar atë se: Edi Rama a është me Kosovën apo me Beogradin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *