Home

Lajme

“Foltorja”, si një parti “e re” e politikës së vjetër

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët nuk e meritojnë që të kenë kryemistër Edi Ramën, një individ i cili vetëm patriotizëm , kombëtarizëm dhe ndjesi humane e njerëzore nuk ka.

Por më të këqij janë ata prej të cilëve ai qëndron akoma në pushtet; janë ata që i japin oksigjen pushtetit të tij; është e gjithë elita e vjetër politike në Shqipëri të cilët janë si ai; është Trekëndëeshi i Bermudës, Rama-Berisha-Meta dhe sahanlëpirësit intelektrualë e mediatikë.

Fraksioni “konservator”, pra elita e vjetër politike , “elita” e asaj politike antidemokratike, korruptive dhe anti-SHBA, si një fraksion regresiv që i përkasin të së shkuarës së PD-së uzurpuan Selinë e Partisë Demokratike duke shfrytëzuar dorëheqjen e kryetarit të PD-së z. Basha, i cili u dorëhoq vetëm që të mundësohej bashkimi i demokratëve dhe për të shuar cdo alibi e akuzë të foltoristëve që akuzonin Bashën për gjëndjen e PD-së, si dhe të faktit tjetër joligjor: atij të përdorimit të një vendimi Gjykate të Shkallës së Parë, dhe pa pritur vendimin e formës së prerë.

Realisht, tinëzisht e djallëzisht dhe maskuar me vellon e ndershmërisë dhe të opozitarit foltoret sulmuan Bashën dhe jo vetëm atë, të cilët u akuzua nga politika e vjetër e cila nuk ia fal Bashës për atë se ai hapi rrugën emancipimit dhe lirisë së mendimit të lirë në PD dhe ndryshe nga autokracia , korrupsioni, servilizmi dhe injoranca.

Berishës nuk i intereson faktikisht pushteti sepse ai dhe vetëm ai i ka pasur të gjitha pushtet në PD dhe ato të qeverisjes kur PD ka qeverisur,

por ai nuk mundet që të pajtohet pa rolin e tij dhe të pronarit të Partisë Demokratike.

Ai nuk dëshiron që në Partinë Demokratike të vinte një lider potent dhe i aftë, pasi këtë e shikon si hijëzim dhe kërcënim politik për veten e tij. Prandaj ai si gjithmonë që ka bërë lloj-lloj akuzash dhe epitetesh deri edhe në dëbim nga Partia Demokratike të individëve të aftë e që potenconin e guxonin që të kishin e të shprehnin mendim ndryshe nga Berisha.

Këtë gjë unë e kam kundërshtruar gjithmonë si antar dhe si drejtues seksioni e grupseksioni të PD-së, por që fryma vigjilente dhe servile bënin mirë punën e servilit dhe të spiunimit që mundësonte moskarrierë politike për antikomunistët, as për demoktatët e vërtetë , as per ata patriotë dhe fisnik.

Kështu dhe pikerisht për këtë arsye ai mobilizoi tërë politikën e vjetër , ata me rekorde korrupsioni dhe ata që kanë përfituar prej pushtetit të tij, organizoi foltoren kundër Bashës dhe madje edhe në aleancë të pashpallur me Presidentin Meta dhe me Kryeministrin Rama,madje duke dalur edhe kundër SHBA-ve.

Foltoristët dhe Berisha pasi dështuan që ta merrnin Partinë Demokratike me 8 Janar 2022 me revolucion politik përmbarimor si revolucionarët kinez, tani “moderuan” rrugë dhe gjetën metodën e pseudo dhe të përrallës demokratike të telenoveles se foltores sikur po organizojnë mbledhje, zgjedhje e votime demokratike e transparente kur dihen shumë mirë se kush do votohen e do zgjidhen Kryetar, kryekuvendar dhe antarë të kryesisë së PD-së, ku janë grupi foltoristo-rithemelues.

Pra, foltoristët, në nguti e sipër dhe në përpjekje për ta bërë fakt të kryer uzurpimin e PD-së, këta që njihen si foltoristë organizuan një farsë tjetër zgjedhjeje, atë të zgjedhjes gjoja për kryetarin e Partisë Demokratike,

që në fakt është një zgjedhje të kryetarit të foltores, e foltores e cila intrigon , shpif e akuzon me lloj-lloj epitesh të gjithë ata të cilët nuk mendojne si kryetari i foltorers; foltorja e cila akuzon e përgojon madje edhe ambasadoren e SHBA dhe ata të cilët njohin dhe respektojnë sanksionet e SHBA për personat që ato shpallin “non grata”.

Ky ishte edhe veprimi më i fundit që ndërmorën foltoristët të cilët mashtrohen se triumfuan por në fakt vetëm sa u izoluan akoma më shumë nga demokratët e po ashtu edhe nga ndërkombëtarët, dhe në fakt vetëm sa e thelluan përcarjen e Partisë Demokratike.

Por nuk është vështirë që të konstatohet se ka filluar një ndërgjegjsim te demokratët të cilët e mbështetën foltoren , ndergjegjsim që ka të bëjë me faktin se organizatorët e foltoreve kanë si qëllim vetëm mbrojtjen e vetes dhe të privilegjeve e interesave të tyre personale dhe as të PD-së, e as të shqiptarëve.

Foltorja e foltoristëve dhe korrupsioni “zgjodhen” kryetar kryefoltoristin “non grata”

Zallamahija dhe zhurma e foltorexhinjve rimethelues të asaj se cfarë prej tyre ka mbetur e ka ardhur kjo gjëndje e opozitës; këto zhurma sa vijnë dhe po veniten e shuhen, dhe rrallë kujt do t’i interesojë se cfarë foltoristët përfaqësojnë. Edhe mediat të cilat kanë mbështetur foltoret e Berishës , daulleve e tupanave mediatik të tyre u është grisur e shqyer lëkura e vetëm sa po bëjnë zhurma mbytëse e shurdhëruese deshpëruese.Kjo u duk në mosinteresimin publik e mediatik në ditën kur foltoristët po bëjnë sikur po zgjedhin kryetarin e tyre.

Me 22 Maj 2022 u mbajtën zgjedhjet për kryetar të foltores, dhe që kryefoltoristi kryetar me siguri do ta quajë edhe si ngjarjen më të rëndësishme në Shqipëri, apo si e quajti këtë farsë fanatizmi autokracie

të tij dhe delirante kur rezultatin e zgjedhjeve të vetëvetes së tij e quajti:“si mrekullia e shekullit 21”, pasi kështu i ka quajtur edhe më parë ngjarje madhore të gjitha ato pseudokuvëndet e pseudoreferendumet e foltores si ato të frontit demokratik të regjimit enverist.

Kjo mund të jetë mrekulli personale, sepse të shpallesh “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe për pengim të demokracisë e të drejtësisë dhe të jesh në krye të një shoqate asish foltorexhinjsh qe derivoi e rrodhi ky derivat politiko-korruptiv dhe antiamerikan.

Pra Partia Demokratike detyrimisht dhe pashnangshmërisht do të distancohet dhe realisht është ndarë nga kjo rrymë konservatorësh ishkomunistë dhe të korrupsionit.

Edhe Enver Hoxha regjimin e tij delirant e quante mrekullia socialiste, fanar ndricues në botë, kala e shkemb graniti buzë Adriatikut, se Partia e Punës komuniste e con Shqipërinë nga “fitorja në fitorje” nëpër tribuna e foltore. Ku sekretari i parë i Partisë së Punës i fitonte zgjedhjet ai dhe pushteti i tij 99.99% ,si sot në demokraci Berishën e votojnë foltoristët po kaq e po kështu si ishdiktatorin.

Kështu e votonin diktatorin dhe antiamerikanin shqiptarët në diktaturë dhe po kështu e votuan foltoristët autokratin e shpallur “non grata”.

Ai patjetër do të zgjidhej kryetar, sepse kryetar ishte pasi në të gjitha foltoret ai ka folur dhe vetëm ai është dëgjuar e duartrokitur nga foltorexhijtë që endeshin poshtë e lart nëpër salla nga njëra foltore në tjetrën.

Kjo do mbetet e do funksionojë edhe disa kohë si foltore derisa të lodhen , të harxhohen e të konsumohen gënjeshtrat, manipulimet e mashtrimet, akuzat e trillimet.

Kjo foltore politike e fantazmës së korrupsionit do të largohet nga Partia Demokratike dhe do mbetet në kujtesë si hije e së shkuarës e cila e mbajti peng PD-në, demokracinë, ligjin , drejtësinë dhe shtetin shqiptar.

Kjo është një foltore pikërisht ashtu sic edhe është deklarata e SHBA që e shpalli kryefoltoristin person “non grata”. Kaq besoj se është mjaft, pasi nuk ka se cfarë të thuhet më tepër për një gjë cila është vetëm një zhurmë e shumëpak gjë për të tërhequr vëmëndje dhe interesim. Kjo “mrekullia e shekullit 21 ” , që quhet kështu nga Berisha zgjedhja e tij si Kryetar , dhe i cili pretendon se fitoi, kjo ëshrë një fitore e tij që shënon humbjen politike përfundimtare të tij, humbjen e pronësisë mbi Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *