Home

Lajme

Bari Dervishllari – Jam burrë për shtëpi.-Humor.

No Comments Argëtim Letersi

Hajde grua bashkë të rrimë,
Sonte e fshij vet shtëpin.
Nuk do lë një punë pa bërë,
do të ndrijë shtëpia e tërë.

Do laj e do hekuros,
ti rri,ha përshesh me kos.
Ke një burrë s’e ka njeri,
Të ndriti dielli në shtëpi.

Paske lindur me këmish,
po ta them që ta dish.
E di,të kam lodhur shumë,
tani do bëj vet ca punë.

Do të gatuaj gjellë me shije,
do më ndihmoj një komshie.
Dhe ti të rrish si princesh,
një shërbëtorkë do kesh.

Je lodhur kur fle me mua,
të ndihmon një tjetër grua.
Betohem ta kam pa hile,
do ta bëj qejfin me kile.

S’do të vish në diskotek,
Si të duash xhane,shkoj vet.
Ti rri çlodhu në shtëpi,
atje më pret goxha selvi.

S’ jam, katil për bes të dua,
rob zoti është çdo grua.
Ti të rrish si zonjë në shtëpi,
të tjerat s’kanë rëndësi.

Të dëgjova o rezil burrë,
qënke pa qejf,pak i sëmurë!
Uroj kjo të jetë një ëndërr,
kështu vete jeta shtrëmbër.

B.Xh.D.Dushar Korçë.
Marë nga libri Mozaik nga Dushari.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *