Home

Lajme

Dr.Bernard PROGNI – Bashkarisht në këtë mision fisnik.

No Comments Shendetesi

Sot u pritëm ngrohtë nga Presidenti Kombëtar i Caritas Albania, dhe njëkohësisht Arqipeshkvi Shkodër-Pult, Imzot Angelo MASSAFRA, në Shkodër.
Nga kureshtja e Imzot Angelos pasi kishte lexuar artikullin e publikuar për qendrën Dyert e Jetës nga Gazeta Prestigjoze “L’OSSERVATORE ROMANO”, Vatikan, ITALI 🇮🇹, shprehu dëshirën e mirë për të na pritur në një takim pranë Arqipeshkvisë Shkodër-Pult, duke na falenderuar për punën e palodhur fisnike e humane të qendrës, si dhe mundësitë e krijimit të sinergjive për bashkëpunime potenciale të përbashkëta për komunitetet në nevojë nga zonat rurale të Shqipërisë.
Në shenjë respekti dhe nderimi, u shkëmbyen në mënyrë simbolike , “Darka e Fundit e 12 Apostujve” dhe Libri “Përmbledhje e Doktrinës Shoqërore të Kishës”.
Për popullsinë e margjinalizuar, e ardhmja e punës së përbashkët, ofron mundësi për fuqizimin social, ekonomik dhe atë të drejtësisë, të cilat janë pjesë e rëndësishme integrale për ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe reduktimin e dallimeve në të ardhmen.
U diskutuan nevojat e mundshme të grupeve të margjinalizuara, duke përfshirë: faktorët mbrojtës, çështjet e shëndetit fizik, mendor dhe emocional, nevojat imediate për kujdes dhe gjithëpërfshirje.
Këto përfshijnë çështje strukturore të tilla si hendeku socio-ekonomik.
Për t’u dhënë mundësi të barabarta shtresave të grupeve të margjinalizuara, për të drejtë të barabartë përfshirjeje në arsim, shëndetësi dhe në punë.
Margjinalizimi prek shoqërinë duke e bërë atë një vend më pak të barabartë, të qëndrueshëm dhe të dëshirueshëm për të jetuar. Duke përjashtuar efektivisht disa njerëz nga shoqëria, ne të gjithë jemi të privuar nga puna, talenti, mendimet dhe kultura që ata mund të ndajnë me ne.
Faleminderit.
Bashkarisht në këtë mision fisnik.
Përzemërsisht,
Dr. Bernard PROGNI
Drejtor Ekzekutiv
Qendra “Dyert e Jetës”, Shqipëri

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, mjekër, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook/Qendra “Dyert e Jetës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *