Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Kronikë mbrëmjeje

No Comments Argëtim Letersi

Sonte,
një shuplakë krisi, si gotë që thyhet
e ajri u drodh nga pafajësia.
Kanatet e shpirtit shqyer me renkime
syri mbeti zbrazur,
pa diell
qerpikët kyçen, si qepenë në ditë zie.

Në ç’hone zbrazëtie u polle, u mekove
me genin vrastar në ije u rrite !?
Ti krijesë pa duar, me shuplaka dhune
po ti fal të miat,
duart dashurie të pafundme.

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *